Pas humbjes së Shqipërisë me Turqinë, FSHF njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Panucci

Ditën e sotme, Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se ka ndërprerë zyrtarisht bashkëpunimin me trajnerin Christian Panucci.

“E falenderojmë trajnerin Panucci për punën e zhvilluar deri më tani dhe i urojmë suksese në vazhdimin e karrierës. Ekipi kombëtar në ndeshjen e dytë zyrtare eliminatore kundër Andorrës në transfertë do të drejtohet nga Ervin Bulku dhe Sulejman Mema, si edhe pjesa tjetër e stafit aktual”, thuhet në këtë njoftim zyrtar.

Sipas disa burimeve, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, menjëherë pas ndeshjes është ulur në tavolinë me Edi Rejan, ish-trajnerin e Napolit dhe Atalantës. Italiani nuk drejton një skuadër futbolli që prej vitit 2016, ndërsa mund të jetë zëvendësuesi më i mundshëm i bashkëkombasit të tij, Panuçit, që duket se i ka orët e numëruara.

The post Pas humbjes së Shqipërisë me Turqinë, FSHF njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Panucci appeared first on Zonë E Lirë.

Burimi

Zvicra përballet me vështirësi, Xherdan Shaqiri largohet nga Kombëtarja

Futbollisti i njohur me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri, është larguar nga Kombëtarja e Zvicrës dhe do të mungojë në dy ndeshjet kualifikuese të Europianit ndaj Gjeorgjisë e Danimarkës.

Shkak për këtë largim është bërë një problem shëndetësor që ka pësuar futbollisti, i cili ka ndjerë dhimbje në pjesën e gjoksit dhe është detyruar të braktisë këtë ekip për ndeshjet e ardhshme.

Futbollisti 27 vjeçar nuk ka qenë i aktivizuar javët e fundit me skuadrën e Liverpool, por vazhdon të jetë pjesë e klubit anglez dhe gjendja e tij shëndetësore ka alarmuar këtë ekip.

The post Zvicra përballet me vështirësi, Xherdan Shaqiri largohet nga Kombëtarja appeared first on Zonë E Lirë.

Burimi

Disiplina vendosi përjashtimin e Kamzës nga stadiumet, Gjykata merr vendimin për stafin drejtues të këtij klubi

 

Komisioni i Disiplinës vendosi që klubit të Kamzës t’i hiqet e drejta për të shkelur në stadiumet e Shqipërisë për një periudhë kohore prej 36 muajsh.

Nga ana tjetër, Gjykata e Rrethit Tiranë shqyrtoi dhunën mbi arbitrin Hamiti duke marrë një vendim për stafin drejtues të klubit të Kamzës.

Presidenti Naim Qarri është lënë në arrest shtëpie ndërsa dy zyrtarët e tjerë të klubit, Andi Matraxhiu, drejtor Sportiv dhe Albert Bana, drejtor teknik, janë të detyruar të paraqiten në gjykatë. Ky vendim vjen pasi dhunës së shkaktuar ndaj arbitrit të ndeshjes Kamza-Laçi, Eldorjan Hamiti.

The post Disiplina vendosi përjashtimin e Kamzës nga stadiumet, Gjykata merr vendimin për stafin drejtues të këtij klubi appeared first on Zonë E Lirë.

Burimi

Rra.hja e arbitrit, FSHF akuzon policinë: “Nëse nuk veprohet, do ndërpresim kampionatin”

Ditën e sotme, sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku, ka dalë në një konferencë për mediat pas dhunës që u ushtrua ndaj arbitrit Eldorian Hamiti në ndeshjen e ditës së dielë ndërmjet Kamza-Laçi.

Për mediat, Shulku ka akuzuar policinë e Shtetit, duke thënë se i bën një trajtim të veçantë klubeve gjatë ndeshjeve të futbollit.

“Pavarësisht takimeve dhe shqetësimeve të shumta që i kemi ngritur policisë, asgjë nuk është bërë. Pas çdo rasti kemi kërkuar marrjen e masave, por sërish asgjë”, ka thënë mes të tjerash numri 2 i qeverisë shqiptare të futbollit. Shulku ka përsëritur edhe një herë ultimatumin e FSHF. “Nëse nuk veprohet menjëherë, atëherë do të shohim mundësinë e ndërprerjes së kampionatit”.

The post Rra.hja e arbitrit, FSHF akuzon policinë: “Nëse nuk veprohet, do ndërpresim kampionatin” appeared first on Zonë E Lirë.

Burimi

Tragjike/ Sportisti i njohur i merr jetën vetes në sy të gruas së tij

Novak Boskovic, hendbollisti i njohur serb, ka kryer vetëvrasje në sy të gruas së tij. Sipas televizionit “Pink”, Boskovic ka qëlluar veten me një plumb në kokë nga arma me leje që dispononte.

Mirëpo, shkaqet që e kanë çuar sportistin drejt këtij akti final ende nuk janë zbardhur. Boskovic ka luajtur në Izrael, ndërsa ka qenë anëtar i Përfaqësueses së Serbisë në Kampionatin Evropian të vitit 2016, ku shënoi 3 gola në ndeshjen kundër Francës.

Në Serbi ka luajtur për skuadrat si Crvenka, Vrbas dhe Priboj, ndërsa në arenën ndërkombëtare është paraqitur me skuadrat Maccabi, Hapoel, Tatabanya, Kopera, Dinamo e Bukureshtit.

Burimi: Syri.net

The post Tragjike/ Sportisti i njohur i merr jetën vetes në sy të gruas së tij appeared first on Zonë E Lirë.

Burimi

Futbollisti i Kastriotit mbi dhunën ndaj lojtarëve të Skënderbeut: “Nuk ishin tifozët tanë, por të Partizanit…”

Lidhur me dhunën që u ushtrua mbi 3 lojtarët e “Skënderbeut” në Fushë-Krujë, Sokol Neziri, futbollisti i Kastriotit, ka folur për “Supersport” duke thënë se nuk ishin tifozët e tyre që ushtruan dhunë, por ka hedhur dyshimet tek tifozët e Partizanit.

“Ishim në analizë në dhomat e zhveshjes dhe nuk e kuptuam çfarë ndodhi. Kur erdhën lojtarët e Skënderbeut biseduam me ta, janë kolegët tanë. Na vjen keq për atë që ndodhi. Ata nuk janë tifozët tanë. Ka edhe shumë tifoza të Partizanit. Në shumë ndeshje na kanë nxjerrë probleme. Si në ndeshjen ndaj Teutës me Osmanin dhe tani.

Ai është sulmuar gjatë 90 minuta. Jemi dënuar në atë ndeshjen. Fushë-Kruja është një bastion i kuq. Edhe në ndeshjen ndaj Tiranës na kanë nxjerrë probleme. Ishalla i japin zgjidhje drejtuesit. Ishalla do t’i jepet zgjidhje çështjes së stadiumit”, u shpreh Neziri.

The post Futbollisti i Kastriotit mbi dhunën ndaj lojtarëve të Skënderbeut: “Nuk ishin tifozët tanë, por të Partizanit…” appeared first on Zonë E Lirë.

Burimi

Skandali/ Rrihen keq tre futbollistët e “Skënderbeu” në Fushë-Krujë, detajet nga ngjarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Fushë-Krujës, ku disa lojtarë të skuadrës “Skënderbeu” kanë rënë pre e dhunës.

Kampionët e Shqipërisë udhëtonin në Fushë-Krujë për të zhvilluar takimin e radhës të vlefshëm për javën e 20-të të Kategortisë Superiore kundër Kastriotit, që siç dihet, ndeshjet si pritës nuk i zhvillon në stadiumin e tij në Krujë, por në fushën sportive “Redi Maloku” të Fushë-Krujës.

Në denoncimin e klubit të “Skënderbeu”, rreth 25 persona që kanë qenë të pranishëm në mënyrë të paautorizuar brenda stadiumit, kanë goditur dhe dhunuar tre nga futbollistët e këtij klubi, konkretisht Oto Xhon, Kristi Vangjeli dhe Idriz Toskiç.

Sipas denoncimit, në momentin e incidentit në stadium nuk kishte asnjë forcë policie që të garantonte mbarëvajtjen e ndeshjes.

Reagimi i ekipit të Skenderbeut:

Skandal përpara fillimit të takimit të javës së 20-të, Kastrioti – Skënderbeu. Reth 25 persona të paautorizuar brënda stadiumit ‘Redi Maloku’ kanë goditur dhe dhunuar lojtarët bardhekuq , Oto John, Kristi Vangjeli dhe Idriz Toskiç

Asnjë forcë policie e pranishme në stadium për të ruajtur rendin dhe mbarëvajtjen e ndeshjes.

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://connect.facebook.net/de_DE/sdk.js#xfbml=1&version=v3.2’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs);}(document, ‘script’, ‘facebook-jssdk’));

– REAGIM – Skandal përpara fillimit të takimit të javës së 20-të, Kastrioti – Skënderbeu. Reth 25 persona të…

Gepostet von KF Skënderbeu am Samstag, 2. Februar 2019

The post Skandali/ Rrihen keq tre futbollistët e “Skënderbeu” në Fushë-Krujë, detajet nga ngjarja appeared first on Zonë E Lirë.

Burimi

Zyrtare/ Skënder Gega nënshkruan kontratën e re me Partizanin

Skënder Gega ka firmosur zyrtarisht rinovimin e kontratës me klubin e Partizanit deri në vitin 2020, një lajm ky që është bërë i ditur nga vet klubi i Partizanit nëpërmjet një postimi në faqen e tyre zyrtare.

“De jure”, Partizani ishte pa një trajner në një kohë kur Skënder Gegës i kishte skaduar kontrata, por asnjëherë, asnjë nga palët, nuk e kishte vendosur në dyshim të ardhmen. Ashtu siç pritej, Skënder Gega firmos zyrtarisht rinovimin e kontratës me klubin e Partizanit deri në vitin 2020.

Ishte thjesht një procedurë formale por tashmë bëhet zyrtare pak orë përpara rifillimit të sezonit.

Në dy fazat e para, Gega arriti të mbajë Partizanin në krye të klasifikimit duke u shpallur dhe “Kampion Dimri”. Ky konfirmim i Gegës vjen pikërisht në një moment ku dukej se mes trajnerit dhe drejtuesve të klubit të kuq ishte krijuar një pakënaqësi, ku shkaku ishte mos plotësimi i kërkesa të trajnerit në këtë merkato dimri.

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://connect.facebook.net/de_DE/sdk.js#xfbml=1&version=v3.2’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs);}(document, ‘script’, ‘facebook-jssdk’));

ZYRTARE SKËNDER GEGA RINOVON DERI 2020 Klubi njofton zgjatjen e bashkëpunimit me trajnerin Skënder Gega. Tekniku 55…

Gepostet von FK Partizani Albania am Dienstag, 22. Januar 2019

The post Zyrtare/ Skënder Gega nënshkruan kontratën e re me Partizanin appeared first on Zonë E Lirë.

Burimi