ZYRTARE: Hazard në Real Madrid

Pas shumë negociatave, Real Madrid ka arritur që të mbyllë marrëveshjen për yllin e Chelsea, Eden Hazard.

Ylli belg ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2024, që do të thotë se do të jetë më skuadrën për së paku pesë vite.

Prezentimi i lojtarit do të bëhet më 13 qershor, në stadiumin ‘Santiago Bernabeu’, pas përfundimit të testeve mjekësore.


Ditëve të ardhshme pritet të mësohet edhe kontrata e plotë si dhe çmimi që pagoi klubi spanjoll për t’i siguruar shërbimet e fantazistit.

Burimi

Mbyllet pjesa e parë në “Pod Goricom”, Kosova në epërsi

Ka përfunduar para pak çastesh pjesa e parë e duelit Mali i Zi – Kosova.

Djelmoshat tanë po udhëheqin me meritë 0-1, me golin e Milot Rashicës në minutën e 25-të, shkruan GazetaBlic.

Gjërat po shkonin mirë për kombëtaren tonë deri në minutën e 39-të, kur u lëndua Arbër Zeneli.


Gjithsesi, Challandes bëri një zëvendësim të detyruar, teksa në vend të futbollistit të Reims, u inkuadra Edon Zhegrova.

“Verdhë e kaltërit” në këto 45 minuta e thanë fjalën kryesore, ku edhe thurrën disa aksione të bukura.

Mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në fraskionin e dytë, ndërsa ne do t’iu raportojmë për çdo ndryshim eventual sa i përket kësaj ndeshjeje dhe jo vetëm.

/GazetaBlic/

Burimi

Kalojnë 20-të minuta në “Pod Goricom”, mësoni rezultatin në duelin Mali i Zi – Kosova

Kanë kaluar tashmë 20-të minuta në stadiumin e kryeqytetit Podgoricë.

Rezultati është ende ai i fillimit, pra 0-0, me djelmoshat tanë diçka më kërkues, shkruan GazetaBlic.

Kuptohet, asnjëra palë nuk po rrezikon, kurse pritet ndeshja më interesante me kalimin e minutave.


Kujtojmë se Kosova pati një gjysmë rast para pak minutash, kur pas goditjes së Zenelit, portieri vendas reagoi me vështirësi, por mjaftoi sa për ta larguar rrezikun.

Shpresojmë në një ndeshje më të mirë në vazhdim, derisa ne do t’iu raportojmë për çdo ndryshim eventual.

/GazetaBlic/

Burimi

Ja kush do ta udhëheq kombëtaren e Malit të Zi në ndeshjen kundër Kosovës

Selektori i Malit të Zi dhe dy lojtarët tashmë e kanë përfunduar karrierën e tyre me kombëtaren malazeze.

Ljubisa Tambakovic dhe ndihmësi i tij kanë marrë urdhëra nga Beogradi, që mos të paraqiten kundër Kosovës, shkruan Blic.

Njëjtë edhe futbollistët Filip Stojkovic dhe Mirko Ivanic kanë ndjekur urdhërat e politikës serbe, duke refuzuar të paraqiten.


Kësisoj, tani priten edhe vendimet e UEFA-s, që do të konfirmojnë se këta lojtarë dhe trajnerë nuk do të mund të paraqiten më nën garat që i organizon shtëpia numër një e futbollit evropian.

Ndërkaq, bëhet e ditur se kombëtaren malazeze do ta udhëheq, Miodrag Dzudovic.

Kanë mbetur diçka më pak se gjysmë ore deri te fillimi i takimit, derisa kujtojmë se ne do t’iu raportojmë në kohë reale nga vendi i ngjarjes për çdo ndryshim eventual.

/GazetaBlic/

Burimi

Surprizojnë vajzat e Barcelonës –

Të vogla në moshë, por të mëdha në fushë. Këto janë vajzat e skuadrës së 12-vjeçareve të Barcelona, të cilat fituan 30 ndeshje nga 30 të luajtura, duke e mbyllur me 14 pikë më shumë se ndjekësi më i afërt.

Deri këtu gjithçka në rregull, por çudia vjen se e arritën në një kampionat ku kishte ekipe me djem. Një eksperiment i arritur që në sezonin e parë, pasi edhe golat e shënuar janë 329 në total, ndërsa 121 i realizoi Celia Segura Rodriguez, një vajzë e lindur në vitin 2007.

Barcelona synon të forcojë futbollin e femrave dhe kjo mënyrë duket efikase. Këtë orientim ka marrë edhe Atletico Madrid e Athletic Bilbao. Përzierja e skuadrave të vajzave dhe të djemve lejohet deri në moshën 16-vjeçare në Spanjë.

Tv Klan

Marre nga TvKlan

Formacionet zyrtare: Mali i Zi – Kosova

Numërimi për së prapëthi ka filluar.

Vetëm 45 minuta deri atëherë kur do të fillojë njëra nga ndeshjet kryesore të këtij rrugëtimi, pasi një rezultat i favorshëm këtu, do të jepte shpresa pozitive për kualifikim, shkruan GazetaBlic.

Kosova do të jetë mysafire e Malit të Zi, kombëtare që do të paraqitet pa dy lojtarë serb dhe selektorin. Kjo për shkak të presionit të politikës nga Beogradi.


Para pak çastesh kanë dalë edhe formacionet zyrtare të të dyja skuadrave.

Më poshtë emrat e futbollistëve që do ta nisin ndeshjen nga minuta e parë.

Kujtojmë se ne do t’iu raportojmë për çdo ndryshim eventual sa i përket kësaj ndeshjeje.

/GazetaBlic/

Burimi

Nuk ndalen largimet nga Llapi, Lum Namani konfirmon ndarjen pas gjashtë vitesh

Nuk ndalen largimet nga Llapi.

Radha është edhe për Lum Namanin, i cili pas gjashtë vitesh pritet të largohet nga “Zahir Pajaziti”, shkruan GazetaBlic.

Kështu ka konfirmuar vetë ai në një postim në profilin zyrtar të rrjetit social “Facebook”.


Sipas Namanit, kryesia nuk ka arritur t’i përmbushë pritshmëritë e tij, andaj edhe largimin e ka parë si opsion të vetëm.

Më poshtë edhe postimi i plotë i Namanit.

Përshëndetje,

Përmes këtij postimi dua të ju njoftoj që pasi nuk arritëm marrëveshje me kryesinë e klubit, morra një vendim jo të lehtë për mua dhe vendosa të largohem nga skuadra e qytetit tim, KF “Llapi”.

Dua të falenderoj përzemërsisht tifogrupin “Legjendat”, gjithë publikun llapjan dhe bashkëlojtarët për përkrahjen e vazhdueshme gjatë këtyre 6 viteve sa isha pjesë e klubit të Llapit, gjithashtu falemnderit kryesisë, zyrtarëve të klubit dhe gjithë shtabit teknik për bashkëpunimin!

Skuadrës së KF “Llapi” i dëshiroj suksese të mëtutjeshme!

Me respekt,
Lumi

/GazetaBlic/

Burimi

Zyrtare/ Kukësi largon Kordeiron, Partizani e pret krahëhapur –

Ulliam Kordeiro nuk është më lojtar i Kukësit! Anësori brazilian, i cili shkëlqeu në sezonin e fundit në radhët e skuadrës verilindore, nuk ka pranuar të rinovojë kontratën e tij me nënkampionët për të nisur një aventurë të re, kësaj radhe me Partizanin, kampionët e rinj të superligës.

Kukësi ka njoftuar pak çaste më parë “divorcin” me anësorin të aftë të mbulojë të dyja fashat e lojës, ndërsa një ditë më parë është përfolur se braziliani ka nënshkruar me Partizanin një kontratë dy-vjeçare me 4 mijë euro në muaj, kontratë e cila do të zyrtarizohet në ditët në vijim.

Kordeiro
Kordeiro

“F.K. Kukësi njofton përfundimin e bashkëpunimit me Ëilliam Cordeiro. Mbrojtësi, i ardhur te skuadra jonë gjatë merkatos së verës, arriti të shënonte 5 gola në 41 ndeshje zyrtare në të gjitha kompeticionet. Klubi falenderon brazilianin për kontributin e dhënë në skuadrën tonë dhe i urojmë suksese në karrierë!” shkruan klubi verilindor në komunikatë.

(Balkanweb)

Marre nga Balkanweb

Juventus, gati të sakrifikojë sulmuesin për yllin e Serisë A

Juventus është vënë në lëvizje për mesfushorin e Roma-s, Nicolo Zaniolo.

I transferuar te verdhekuqtë si pjesë e marrëveshjes për shitjen e Nainggolan tek Inter-i, 19-vjeçari ka bërë një sezon të jashtëzakonshëm, duke befasuar të gjithë dhe duke tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha italiane dhe europiane.

Verdhekuqtë po kërkojnë ta bindin mesfushorin e ri që të zgjasë kontratën deri në 2024-ën, por, siç ka shpjeguar “Tuttosport”, kërkesat ekonomike të menaxherit të tij janë të larta dhe nuk përputhen me shifrat e propozuara nga klubi.


Në këtë situatë pasigurie, Juventus ka gati lëvizjen fituese për të bindur Zaniolo-n që të transferohet në Torino.

Fabio Paratici, në fakt, është gati të ofrojë 40-50 milionë euro, por bardhezinjtë duket se kanë një plan për të ulur koston e këtij operacioni: të shfrytëzojnë shitjen e ardhshme të Edin Dzeko-s nga ana e Roma-s dhe t’i ofrojnë klubit verdhekuq një sulmues.

Sulmues që mban emrin e Gonzalo Higuain. Argjentinasi do të kthehet në Torino pas huazimit te Chelsea, por nuk bën pjesë në planet e kampionëve të Italisë.

Për këtë arsye, ish-lojtari i Napoli-t dhe Milan-it mund të bëhet shumë i çmuar për strategjitë e Juventus-it në merkato.

Burimi

Presion nga Serbia, Mali i Zi tronditet përpara Kosovës! –

Trajneri Ljubisha Tumbakoviç dhe dy lojtarët Mirko Ivaniç dhe Filip Stojkoviç, që aktivizohen me Crvena Zvezdën në Serbi, kanë vendosur të braktisin Kombëtaren e Malit të Zi pak orë përpara sfidës kundër Kosovës, sfidë e cila do të luhet sot në Podgoricë në orën 20:45.

“Trajneri dhe dy lojtarët, të lindur në Serbi, kanë pasur presione të egra gjatë ditëve të fundit nga Beogradi”, raporton e përditshmja malazese “Vijesti”. “Politia ka fituar ndaj futbollit dhe pas kësaj Tumbakoviç nuk do të jetë më trajneri i Malit të Zi”, shkruan gazeta.

Vijesti
Vijesti

“Edhe dy lojtarët, Stojkoviç dhe Ivaniç, nuk do të jenë në fushë për arsye që nuk kanë lidhje me futbollin dhe kjo është lehtësisht e kuprueshme. Gjithashtu nuk do të jetë ndihmësi i parë i Tumbakoviç, Sasha Jankoviç, ndaj Kombëtaren do ta drejtojnë Miodrag Xhudoviç dhe Dragoje Lekoviç”.

(Balkanweb)

Marre nga Balkanweb