Presidenti i KE, pjesë e takimit mes krerëve të Ballkanit Perëndimor –

Kreu i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker ka vendosur që të jetë pjesë e takimit të 29 Prillit mes krerëve të Ballkanit Perëndimor me nismën e Gjermanisë dhe Francës. Krerët e Shqipërisë, Serbisë, Maqedonisë Veriore, Kroacisë, Sllovenisë dhe Malit të Zi, si dhe Kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës janë ftuar në këtë takim.

“Ky takim është mundësi për të diskutuar sfidat dhe duke theksuar rëndësinë e pajtimit, bashkëpunimit të ngushtë rajonal”, ka deklaruar zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Koçijançiç. Kryeministrja serbe Bërnabiç nuk ka asnjë shpresë nga takimi i Berlinit, por këmbëngul se Serbia do të tregojë se është një partner i sigurt, i qëndrueshëm dhe i parashikueshëm. Sipas Kryeministrit kosovar Haradinaj, ky është një moment për të ecur përpara me liberalizimin e vizave.

Takimi i krerëve të Ballkanit Perëndimor i planifikuar për datën 29 Prill është edhe një përpjekje për rivendosjen e dialogut Beograd-Prishtinë qe ka disa muaj që është i ndërprerë. Ky do të jetë takimi i parë zyrtar në praninë e Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, pasi Kosova imponoi taksat për mallrat serbe në Nëntor të vitit të kaluar. Ndërkaq, ditën e nesërme Presidenti Thaçi do të zhvillojë takime paraprake me liderët e institucioneve evropiane në Bruksel ku do të këmbëngulë në liberalizimin e vizave.

Klan Plus

Marre nga TvKlan

Jemi në krah të njerëzve që janë ngritur kundër qeverisë-bandë –

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha  ka reaguar sërish ndaj arrestimeve të kryera nga Policia e Shtetit. Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Basha, shprehet se opozita do të jetë në krah të njerëzve që janë ngritur kundër qeverisë.
Reagimi:

Ne jemi deri në fund në krah të njerëzve që janë ngritur kundër qeverisë-bandë që, bashkë me krimin dhe oligarkët, ka vjedhur dhe dhunuar shqiptarët, ka shkatërruar demokracinë dhe shtetin ligjor dhe po kërcënon të ardhmen europiane te Shqipërisë! Fati i qeverisë-bandë është rrëzimi i saj! Krerët e kësaj bande i pret burgu që sot e kanë mbushur me protestues të pafajshëm!/tvklan.al

 

Marre nga TvKlan

Pushteti i Ramës, banda e vetme –

Me fotot e protestës të 13 Prillit Lulzim Basha, në rrjetet sociale ka shpallur fundin e qeverisë Rama që ai e cilëson si  qeveria-bande e kapur duke vjedhur zgjedhjet me kriminelët.

“Ky është fundi i qeverisë-bandë të kapur duke vjedhur zgjedhjet me kriminelët, kërcënimi nr.1 për demokracinë, sigurinë, mirëqenien. Nuk ka kompromis me ëndrrën tonë “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, me standardet europiane për zgjedhje të lira, drejtësi dhe ekonomi të lirë!”

Ndërsa sekretari i përgjithshëm i demokrateve në përgjigje të deklaratave të 2 ministrave të kabinetit Rama e cilëson qeverinë si të vetmin grupim antikushtetues.

“Në Shqipëri ka vetëm një grupim antikushtetues dhe me pushtet të paligjshëm politik. Ky grupim është banda e Edi Ramës, i cili e ka blerë pushtetin me paratë e pista të krimit të organizuar. Dalja nga vrimat e miut ku ishin fshehur dje e dordolecëve të vjetruar, injorantë dhe komunistë si Sandër Lleshaj apo kukullave të fituara në bixhoz si Etilda Gjonaj, tregon frikën që i ka hyrë në palcë kryehajdutit nga bashkimi më i madh popullor kundër tiranisë së krimit dhe korrupsionit”.

Partia Demokratike publikoi edhe një video që sipas saj tregon dhunën e ushtruar nga policia ndaj një 26- vjeçari protestues. Sipas selisë blu, nga dhuna nga e policisë në protestën e djeshme mbeten të lënduar 15 protestues dhe një gazetare nga përdorimi i gazit lotsjellës.

Tv Klan

 

Marre nga TvKlan

Rama nuk ka forcë të burgosë popullin e bashkuar kundër qeverisë –

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në një dalje për mediat, tha se kryeministri Edi Rama nuk ka forcë të burgosë popullin e bashkuar kundër qeverisë.

Deklarata e plotë:

Në Shqipëri ka vetëm një grupim antikushtetues dhe me pushtet të paligjshëm politik. Ky grupim është banda e Edi Ramës, i cili e ka blerë pushtetin me paratë e pista të krimit të organizuar.  

Dalja nga vrimat e miut ku ishin fshehur dje e dordolecëve të vjetruar, injorantë dhe komunistë si Sandër Lleshaj apo kukullave të fituara në bixhoz si Etilda Gjonaj, tregon frikën që i ka hyrë në palcë kryehajdutit nga bashkimi më i madh popullor kundër tiranisë së krimit dhe korrupsionit.

Shqiptarët e kanë ndarë mendjen! Nuk ka më kthim prapa!

Shqipëria e shumicës morale dhe politike nuk pranon më dhunën e korrupsionit, nuk pranon më të vidhet nga banda e Edi Ramës.

Shqipëria e shumicës kërkon t’i jepet fund një Qeverie antikushtetuese, e cila ka marrë peng integrimin europian të vendit prej 6 vjetësh, ka dëbuar 500 mijë shqiptarë nga atdheu, ka destabilizuar jetën e shumicës së familjeve shqiptare, duke u rritur taksat, duke i vjedhur, duke i lënë pa pune, duke i trajtuar si qytetarë të dorës së dytë.

Edi Rama është një kufomë politike. Ai nuk ka as forcë, as moral të akuzojë apo të burgosë popullin e bashkuar kundër qeverisë së tij kriminale dhe ilegjitime! Beteja jonë është për Shqipërinë si gjithë Europa! Askush nuk mund të na ndalë më!

Marre nga TvKlan

Protesta e opozitës, 4 orë përplasje dhe gaz lotsjellës (Video+Foto) –

Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar protestoi për 4 orë kundër Qeverisë, duke kërkuar largimin e Kryeministrit Edi Rama dhe formimin e një qeverie tranzitore që do të organizojë zgjedhje të parakohshme. Protesta nisi fillimisht përpara Kryeministrisë me fjalimin e kryetarit të Partisë Demokratike dhe më pas u zhvendos tek Parlamenti, aty ku pati përleshje mes policisë dhe protestuesve, u hodh gaz lotsjellës dhe një automjet i parkuar u shkrumbua nga flakët e zjarrit. Në përfundim, protesta u mbyll në selinë e Partisë Demokratike, sikurse është bërë traditë, ku Lulzim Basha mbajti fjalimin e fundit.

Ora 22:20 – Përfundon pas 4 orësh protesta e Partisë Demokratike dhe partive të tjera opozitare.

Ora 22:10 – Lulzim Basha në selinë e PD: “Ju morët me vete dhe bashkuat në këtë protestë dritën e shpirtit tuaj dhe ndriçuat rrugën, shtegun e shpresës, i cili do të kalojë vetëm përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme që do t’i rikthejnë vendit Parlamentin legjitim. Sot ju keni vulosur largimin e Edi Ramës si kusht i panegociushëm për qeveri tranzitore që do të përgatisë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ata u munduan ta shpërndanin këtë protestë akoma pa filluar, me lajme të rreme, me terror, me makinerinë e poshtër të propagandës. Nuk ia doli dot. Qeveria kriminale e Edi Ramës, e cila mbahet me forcën dhe paratë e krimit dhe të oligarkëve, sot u soll edhe njëherë si pushtues ndaj nënave dhe motrave, fëmijëve e të rinjve. Asnjë veprim i kundërligjshëm, as hedhja e gazit, as arrestimet nuk kanë për të pasur sukses. Fundi i Edi Ramës është firmosur dhe vulosur nga populli sovran”.

Ora 22:00 – Protestuesit i drejtohen selisë së Partisë Demokratike, ku Lulzim Basha do të mbajë fjalën përmbyllëse.

Ora 21:55 – Thirrja e Policisë së Shtetit me megafon:
“Të nderuar qytetarë ruani qetësinë, ruani gjakftohtësinë. Mos hidhni lëndë piroteknike, fishekzjarre, kapsolla dhe tymuese në drejtim të punonjësve të Policisë. Hedhja e kapsollave dhe lëndëve piroteknike rrezikon jetën e punonjësve të Policisë.
Të nderuar organizatorë të tubimit merrni masa të menjëhershme që protestuesit që kanë mbuluar fytyrën me shall dhe maska, të zbulojnë menjëherë fytyrën ose të largohen nga protesta.
Si organizatorë të protestës, jeni përgjegjës përballë ligjit për mbarëvajtjen paqësore të tubimit, ndaj menjëherë merrni masa që protestuesit të ndalojnë hedhjen e kapsollave dhe lëndëve piroteknike në drejtim të Policisë”.

Ora 21:51 – Hidhet gaz lotsjellës në drejtimin ku ndodhet Lulzim Basha me protestuesit.

Ora 21:45 – Protestuesit hedhin flakadanë, policia kundërpërgjigjet me gaz.

Ora 21:41 – Partia Demokratike deklaron: “Nuk janë protestuesit ata që i kanë vënë flakën makinës tek Parlamenti. Ajo ishte e vetmja makinë e lënë në zonën e zbrazur nga çdo automjet tjetër përveç atyre të Policisë dhe të medias. Kjo do të thotë se makina është lënë nga vetë policia, që ta digjnin vetë dhe të akuzonin protestuesit për zjarrvënie”.

Ora 21:36 – Policia hedh disa herë gaz lotsjellës. Zjarrfikësja shuan flakët e makinës së djegur.

Ora 21:23 –  Policia hedh përsëri gaz lotsjellës.

Ora 21: 16 – Digjet një makinë tip Fiat pranë Parlamentit. Dyshohet se i përket një efektiveje të policisë.

Ora 21:13 – Elisa Spiropali në Twitter: “Janë aq të verbuar nga dëshpërimi prej humbësish, sa edhe po ta mësyjnë non-stop, nga 10 herë në ditë 10 vjet rrjesht Kryeministrinë dhe Parlamentin, e vetmja gjë që do marrin në këmbim është mesazhi ngushëllues i Berishës për protestën më të madhe në botë!”

Ora 20:57 – Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj deklaron se 5 efektivë policie janë plagosur si pasojë e akteve të dhunës para Parlamentit.

Ora 20:52 – Sali Berisha: “Pushteti është i qytetarëve. Qeveria po vazhdon zakonin e vet, po vjedh, por shumë shpejt do t’i vjellë ato që ka vjedhë. Protesta e sotme i tregoi botës se shumica e shqiptarëve është në kryengritje. Është kryengritje kjo, nuk është protestë. Revolucion demokratik me elementë të mosbindjes civile”.

Ora 20:50 – Protestuesit djegin goma para Parlamentit.

Ora 20:44 – Policia hedh përsëri gaz lotsjellës dhe ujë me presion.

Ora 20:36 – Sërish hidhet gaz lotsjellës para Parlamentit.

Ora 20:25 – Kryeministri Edi Rama në Twitter: “Solidaritet me çdo punonjës policie që në ditë si kjo, duhet të përballet me ekseset fizike të një politike të dëshpëruar, pa kokë, pa drejtim, pa të nesërme! Keqardhje për policët e plagosur nga goditjet qorre të dy partive të verbuara, që marshojnë në rrugën e vetëshkatërrimit”.

Ora 20:24 – Policia hedh sërish gaz lotsjellës ndaj protestuesve.

Ora 20:14 – Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, në një postim në rrjetet sociale teksa ka postuar foto të një efektivi të lënduar, dënon dhunën në protestën e opozitës dhe thotë se autorët do të mbajnë përgjegjësi.

Edhe sot dhuna e verbër po godet institucione kushtetuese dhe Policinë e Shtetit shqiptar. Plagosja e policëve është një turp dhe shkelje e madhe e ligjit dhe autorët do të mbajnë përgjegjësi”, shkruan Lleshaj në një postim në Twitter.

Ora 20:00 – Protestuesit shpërndahen nga gazi lotsjellës i hedhur në masë. Policia thirrje protestuesve të mos bëjnë akte dhune.

Ora 19:58 – Përplasje mes policisë dhe protestuesve, hidhet gaz lotsjellës.

Foto tvklan: Lulzim Basha dhe Sali Berisha pas hedhjes së gazit lotësjellës para Parlamentit

Foto tvklan: Lulzim Basha dhe Sali Berisha pas hedhjes së gazit lotësjellës para Parlamentit

Ora 19:45 – Protestuesit mbërrijnë përpara Parlamentit.

Ora 19:30 – Lulzim Basha udhëheq turmën e protestuesve drejt Parlamentit. Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka u bëri thirrje qytetarëve protestues që të ndjekin kryedemokratin Lulzim Basha në marshimin drejt Kuvendit.

Ora 19:14 – Çahet kordoni rrethues i policisë tek Kryeministria. Protestuesit qëndrojnë tek shkallët e godinës së Qeverisë.

Ora 18:45 – Lulzim Basha: “Kjo është Shqipëria e burrave dhe grave, e të djathtës dhe e të majtës që i thonë ndal Edi Ramës dhe bandës së tij. Ne, unë, PD e dimë fare mirë se ky mandat besimi që vjen nga Shqipëria e shumicës së grabitur shkon përtej nevojës akute për një rotacion të menjëhershëm politik. Ne e dimë se ajo që na ka bashkuar është rizgjimi kombëtar i një aspirate, për të cilën kemi sakrifikuar shumë, për të cilën kemi patur dhimbje, përparime, por edhe prapsje e zhgënjime. Por që sot është dita të mos bëjmë më kompromis. Kurrë më asgjë më pak se standardet europiane të konkurrencës, lirisë, ekonomisë që hap vende pune për shqiptarët. Me fjalë të tjera le të ushtojë nga ky muzg i Tiranës, ta dëgjojnë miliona shqiptarë, ta dëgjojë bota se nuk do të ketë kompromis me ëndrrën tonë. E duam Shqipërinë si gjithë Europa. Pengesa për Shqipërinë si gjithë Europa është kjo qeveri, është asgjësimi i Gjykatës Kushtetuese, është mungesa e Gjykatës së Lartë garantes së të drejtave dhe lirive të qytetarëve shqiptarë. Kjo është qeveria që u kap duke vjedhur zgjedhjet e 2017. Kjo qeveri është pengesa dhe kërcënimi numër një për demokracinë. Ju që keni ardhur në këtë shesh e dini fare mirë se me Edi Ramën nuk ka shtet, nuk ka punësim, nuk ka shëndetësi, por vetëm krim, korrupsion, dhunim të të drejtave dhe lirive tuaja, shkatërrim të perspektivës. Ndaj le t’u them sot nga ky shesh, që sot e tutje ju nuk jeni më shteti, jeni antishteti. Ju nuk jeni ligji, jeni antiligji. Që sot e tutje, shteti është sovrani i derdhur në këtë shesh, qytete, shtëpi e fshatra tona. Banda e Edi Ramës, oligarkët dhe mediat e blera nga pushteti duan t’ju bëjnë të besoni se kjo nuk është një betejë e vërtetë, por thjesht dhe vetëm një përplasje politike e radhës, që do zgjidhet me pazarin e radhës. Kjo është një gënjeshtër, por sot dua ta deklaroj unë me zërin tim në emër të gjithë partive në koalicionin tonë “Rama ik”. Ne jemi në këtë betejë jo thjesht për kalkulime politike, jemi në këtë betejë për ju pavarësisht bindjeve politike. Ne jemi bashkë për të varrosur fenomenin Rama. Kushti i panegociueshëm është qeveria tranzitore pa Edi Ramën. Asgjë më pak se standardet europiane. Një popull i tërë i bashkuar për të drejtat dhe liritë themelore, për mirëqenie nuk mund të mbahet peng as nga Edi Rama, as nga banditët e tij, as nga horrat me uniformë. Ju bëj thirrje vëllezër dhe motra të Policisë së Shtetit, hidhni kapelet e bashkohuni me ne. Dëgjojeni mesazhin e popullit, liri a vdekje, demokraci a vdekje”.

Ora 18:30 – Lulzim Basha del nga selia e Partisë Demokratike.

Ora 18:00 – Opozita e bashkuar ka nisur protestën përpara Kryeministrisë. Qytetarë të shumtë nga i gjithë vendi kanë mbërritur në Tiranë për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga Partia Demokratike dhe partitë e tjera opozitare.

Rreth 1 mijë forca policore janë angazhuar për mbarëvajtjen e protestës. Në perimetrin përreth Kryeministrisë janë vendosur gardhe metalike. Protestuesit mbajnë çadra me sloganin “Rama ik”.

Janë mbi 1 mijë çadra të printuara me këtë thirrje. Para Kryeministrisë ndodhen edhe protestues me portretin e Kryeministrit Edi Rama. Kjo është protesta e 3–të kombëtare në 2 muaj dhe e 9-ta, bashkë me protestat tek Parlamenti. /tvklan.al

Marre nga TvKlan

Fundi i Ramës është vulosur, qeveria tranzitore e panegociueshme –

Pas 4 orësh, Lulzim Basha ka përmbyllur protestën e opozitës që u shoqërua me përplasje dhe gaz lotsjellës. Gjatë fjalës së tij në selinë e Partisë Demokratike, aty ku rreth orës 22:00 u grumbulluan protestuesit, Basha tha se fundi i Kryeministrit Edi Rama është vulosur.

Kreu i demokratëve theksoi se qeveria tranzitore është kusht i panegociueshëm, për të organizuar zgjedhjet e parakohshme.

Ju morët me vete dhe bashkuat në këtë protestë dritën e shpirtit tuaj dhe ndriçuat rrugën, shtegun e shpresës, i cili do të kalojë vetëm përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme që do t’i rikthejnë vendit Parlamentin legjitim. Sot ju keni vulosur largimin e Edi Ramës si kusht i panegociueshëm për qeveri tranzitore që do të përgatisë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ata u munduan ta shpërndanin këtë protestë akoma pa filluar, me lajme të rreme, me terror, me makinerinë e poshtër të propagandës. Nuk ia doli dot.

Qeveria kriminale e Edi Ramës, e cila mbahet me forcën dhe paratë e krimit dhe të oligarkëve, sot u soll edhe njëherë si pushtues ndaj nënave dhe motrave, fëmijëve e të rinjve. Asnjë veprim i kundërligjshëm, as hedhja e gazit, as arrestimet nuk kanë për të pasur sukses. Fundi i Edi Ramës është firmosur dhe vulosur nga populli sovran. Le të bëhemi gati për çlirimin e Shqipërisë. Sovrani do të jetë nesër Shqipëria e shumicës së njerëzve me krenari. Shqipëria e vogël e kriminelëve do të varroset”, tha Lulzim Basha.

Sikurse është bërë tashmë traditë, protesta u mbyll me Himnin Kombëtar. /tvklan.al

Marre nga TvKlan

E turpshme –

Të turpshme e konsideron Kryeministri Edi Rama protestën e kësaj të shtune të opozitës. Në një reagim në Twitter, gjatë kohës që kreu i PD po mbante fjalimin përmbyllës të protestës, Kryeministri tha se me veprimet e saj, opozita po rrit çdo ditë faturën që do t’i presë populli në zgjedhjet e 30 Qershorit.

Nëse kjo ishte protestë e madhe atëherë filxhani është shkencë, Saliu është astronom dhe pakica është shumicë! Në fakt kjo s’ishte as e madhe, as e denjë po thjesht e turpshme për pdLSI! Këta humbës të pashërueshëm po rrisin çdo ditë faturën që do u presë Sovran në 30 qershor“, shkruan Kryeministri në Twitter.

Për 4 orë, opozita protestoi sërish këtë të shtunë, fillimisht para Kryeministrisë e më pas tek Parlamenti. Edhe në këtë protestë nuk munguan aktet e dhunës dhe përplasjet me policinë.

Protestuesit hodhën tymuese, flakadanë e kapsolla në drejtim të policisë, ndërsa kjo e fundit u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës e ujë me presion.

Të plagosur mbetën si efektivë policie ashtu dhe protestues. 5 punonjës policie u dërguan në Spitalin e Traumës me dëmtime kryesisht nga lëndët piroteknike dhe sendet e forta. Ndërsa Partia Demokratike deklaroi se 15 protestues mbetën të plagosur./tvklan.al

Marre nga TvKlan

Dhuna në protestë, reagon Kryeministri –

Kryeministri Edi Rama shpreh solidaritet për punonjësit e policisë, të cilët ndodhen në terren, ndërkohë që opozita proteston para parlamentit. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shpreh keqardhje për efektivët e lënduar, ndërsa opozitën e quan të dëshpëruar.

“Solidaritet me çdo punonjës policie që në ditë si kjo, duhet të përballet me ekseset fizike të një politike të dëshpëruar, pa kokë, pa drejtim, pa të nesërme! Keqardhje për policët e plagosur nga goditjet qorre të dy partive të verbuara, që marshojnë në rrugën e vetëshkatërrimit”, thotë Rama në një postim në Twitter.

Pas zhvendosjes së protestës para parlamentit, protestuesit u përplasën me policinë. Ata hodhën tymuese, flakadanë e kapsolla në drejtim të efektivëve, ndërsa këta të fundit iu përgjigjën me gaz lotsjellës.

Të paktën 5 efektivë policie mësohet se kanë mbetur të lënduar, një prej të cilëve me dëmtime dhe djegie në fytyrë. Edhe në mesin e protestuesve ka persona të cilët janë ndjerë keq si pasojë e gazit lotsjellës./tvklan.al

Marre nga TvKlan

Protesta, reagon Presidenti –

Teksa opozita proteston para Kryeministrisë, ka ardhur reagimi nga Presidenti Ilir Meta. Kreu i shtetit bën thirrje për një protestë paqësore dhe kërkon që të evitohen konfrontimet. “Protesta të vijojë paqësore, të evitohen konfrontimet”, thotë Meta.

Protesta e kësaj të shtune nisi rreth orës 18:00. Pas fjalës së mbajtur nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, disa protestues çanë kordonin rrethues të policisë para godinës së Kryeministrisë, ndërsa nuk kanë munguar tymueset, flakadanët, apo edhe boja e zezë, po në drejtim të Kryeministrisë./tvklan.al

Marre nga TvKlan

“Bashkë për të varrosur fenomenin Rama” –

Mes protestuesve të mbledhur këtë të shtunë në bulevardin Dëshmorët e Kombit, përpara godinës së Kryeministrisë, Lulzim Basha tha se “asgjë nuk e ndal më këtë bashkim, as frika, as gazi lotsjellës, as propaganda nuk na ndan dot, nuk na përçan dot”. 

“Po bie muzgu i zi për bandën kriminale në pushtet. Lumi i sovranit e ka rrethuar ishullin e padrejtësisë si kurrë më parë sonte. Ja ku jeni! Ja ku jemi, më shumë se kurrë më parë, më të bashkuar se kurrë më parë. Më të vendosur se kurrë më parë, më të fortë se kurrë më parë, kundër padrejtësisë, kundër korrupsionit. Bashkë me këtë vërshim të paparë e të padëgjuar për Tiranën dhe bulevardin Dëshmorët e Kombit, me këtë bashkim zemrash dhe vullnetesh, burrash dhe grash fisnike të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, po bie muzgu i zi për bandën kriminale në pushtet. Po bie muzgu i zi për bandën e korrupsionit më të paparë, të padrejtësive dhe krimeve më të përbindshme ndaj shqiptarëve që nga koha e pushtuesve më mizorë, nuk kanë parë shqiptarët një pakicë dhe një kryekriminel kaq barbar dhe urryes ndaj popullit të tij. Një njeri që hyn në histori, si njeriu që hodhi gaz në shtëpitë e qytetarëve, në shtëpitë e fëmijëve të tyre, që nisi rruspat për t’u prishur shtëpitë, për të pasuruar veten e tij dhe krimin e organizuar që e ka ulur në institucionet e republikës sonë. Ky muzg është muzgu i bashkimit më të madh të shqiptarëve, mbi rrënojat e pushtetit kriminal të Edi Ramës. Rama ik!”

“Vetëm 8 javë më parë ju iu përgjigjët opozitës së bashkuar, në u përgjigjëm me atë që ishte verdikti juaj, djegia e mandateve. Që nga ai moment, radhët e bashkimit tonë kanë tejkaluar konturet e çdo partie, të opozitës së bashkuar”.

Për kreun e PD, kjo është dita për të mos bërë më kompromise.

“Ne e dimë fare mirë se ky mandat besimi shkon përtej një rotacioni politik, është rizgjimi kombëtar i një aspirate për të cilën kemi sakrifikuar shumë, kemi patur përparime, dhimbje e zhgënjime. Sot është dita që të mos bëjmë kompromise. Nuk duam asgjë më shumë se standardet europiane. Ta dëgjojë bota se nuk ka dhe nuk do të ketë kompromis me ëndrrën tonë: E duam Shqipërinë si gjithë Europa. Pengesa e vetme për Shqipërinë si gjithë Europa, është Shqipëria e bërë njësh me krimi që i ka mbyllur dyert e Integrimit Europian”.

Basha tha më tej se nga sot shteti, ligji dhe drejtësia është populli.

“Me Edi Ramën nuk ka shtet, por vetëm krim, korrupsion, dhunim të të drejtave dhe lirive tuaja. Ndaj ne i themi sot nga ky shesh, që sot e tutje ju nuk jeni më shteti, jeni antishteti. Ju nuk jeni ligji, jeni antiligji, jeni padrejtësia. Që sot e tutje, ligji, drejtësia, shteti është sovrani i derdhur në këtë shesh”.

Ne jemi në këtë betejë për ju, tha Basha, për të varrosur sipas tij fenomenin Rama.

Ne jemi në këtë betejë jo thjesht për kalkulime politike, jemi në këtë betejë për ju, pavarësisht bindjeve politike. Ne jemi bashkë për të varrosur fenomenin Rama. Kushti i panegociueshëm është qeveria tranzitore pa Edi Ramën. Asgjë më pak se standardet europiane. Një popull i tërë i bashkuar për të drejtat dhe liritë themelore, për mirëqenie nuk mund të mbahet peng as nga Edi Rama, as nga banditët e tij, as nga horrat me uniformë. Ju bëj thirrje vëllezër dhe motra të Policisë së Shtetit, hidhni kapalet e bashkohuni me ne. Dëgjojeni mesazhin e popullit, liri a vdekje, demokraci a vdekje.”/tvklan.al

Marre nga TvKlan