Pas ndarjes Bradley-Irina, Lady Gaga ‘sulmohet’ nga fansat në koncert: Zhdukuni!

Teksa fansat e Lady Gaga-s bërtisnin në kor emrin e Bradley Cooper gjatë një koncerti në Las Vegas, këngëtarja ka vendosur të reagojë për herë të parë pas ndarjes së çiftit të famshëm.

Fansat në koncert e pyesnin “Ku e ke Bradley-n”, ndërkohë Gaga ka dhënë këtë përgjigje për ta:

“Jini të sjellshëm ose zhdukuni”.

Bradly Cooper dhe Lady Gaga.

Irina Shayk dhe Bradley Cooper i dhanë fund marrëdhënies së tyre pas 4 vitesh lidhje dhe shpesh është aluduar se Lady ka qenë shkaku i ndarjes së tyre.

Roli i Bradley në filmin “A star is born”,ku protagoniste ishte Lady Gaga solli një telenovelë të vërtetë reale në jetën e tyre, ata e mohuan, por nuk zgjati shumë dhe ata e pranuan që gjithçka ka marrë fund mes tyre.

L.K/Dosja.al

The post Pas ndarjes Bradley-Irina, Lady Gaga ‘sulmohet’ nga fansat në koncert: Zhdukuni! appeared first on .

Marre nga

Miss-i shqiptar bën deklaratën e fortë: “E dua burrin korçar”

Ndonëse nuk arriti të shpallej fituese e “Miss Universe Albania”, Amela Kalari tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me bukurinë e saj.

Së fundmi, Amela ka qenë e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku ka folur mbi eksperiencën e saj në konkursin e bukurisë dhe mbi jetën personale.

Ndonëse ka lindur në Durrës, Amela prej vitesh jeton në Angli me familjen e saj dhe ka thënë se dashuria mund ta rikthente të jetonte gjithmonë në Shqipëri.

“Djemtë shqiptar janë më shumë familjarë, janë njerëzit tanë e kuptohemi më shumë, edhe traditat janë njësoj”, ka thënë Amela dhe kur moderatorja e pyeti nëse do preferonte që partnerin ta kishte nga Tropoja si e ëma apo korçar si i ati, ajo tha:

“Babi na i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe të gjithë thonë që korçarët janë shumë familjarë. Është e vërtetë mesa shoh unë me babin”, u shpreh 22-vjeçarja, duke bërë të ditur se kërkon një djalë korçar.

The post Miss-i shqiptar bën deklaratën e fortë: “E dua burrin korçar” appeared first on Zonë E Lirë.

Burimi

Festojnë 1 vjetorin e martesës, Jona Spahiu bën dedikimin romantik për bashkëshortin

Një vit më parë, Jona Spahiu kurorëzoi në martesë dashurinë e saj me partnerin Frenkli dhe disa muaj më vonë, ata u bënë prindër të një vogëlushi që quhet Raiden.

Sot, Jona dhe Frenkli festojnë 1 vjetorin e martesës së tyre dhe moderatorja i ka bërë një urim shumë të ëmbël partnerit.

Ajo ka publikuar në Instagram një video nga momentet e para të lidhjes së tyre e deri tani që janë një familje, duke i dedikuar fjalë zemre.

“Nga video e parë, në videon e fundit, nuk është shtuar vetëm Raiden por edhe dashuria që kam për ty. Gëzuar përvjetorin, shpirti im binjak!”, ka shkruar Jona.

The post Festojnë 1 vjetorin e martesës, Jona Spahiu bën dedikimin romantik për bashkëshortin appeared first on Zonë E Lirë.

Burimi

Culpo, femra më seksi e vitit –

Ish-Miss Universe Olivia Culpo është cilësuar nga revista “Maxim” si femra më seksi e vitit. Revista ndërkombëtare e showbiz-it ka hartuar një listë me 100 femrat më tërheqëse në botë, në krye të së cilës qëndron 27-vjeçarja.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram, ajo shkruan se “gjithmonë e kam parë “Maxim Hot 100” me admirim, ku shumë gra të mençura dhe të suksesshme e kanë frymëzuar gjatë karrierës së saj”.

Për atë që ajo e ka cilësuar si një kopertinë shumë të rëndësishme, Olivia Culpo ka realizuar edhe një set fotosh që nxjerrin në pah format e saj.

Vitin e kaluar, revista Maxim titullin si femra më seksi e vitit ia dha modeles Kate Upton.

Tv Klan

Marre nga TvKlan

‘Jam e dobët si gjilpërë’, Britney Spears ‘nxehet’ keq me paparacët: Më bën të dukem 18 kile më shumë

Britney Spears dhe i dashuri i saj, Sam Asghari shkuan në një udhëtim relaksues në Miami, por nuk mundën të fshiheshin nga sytë e botës. Foto e tyre bën xhiron e rrjetit. (Lexo këtu)

Por veprimet e paparacëve e kanë mërzitur keq Britney-n, që sipas saj në këto foto ka diçka që nuk shkon. Ajo mendon se paparacët po fotoshopojnë fotot e saj për ta bërë të duket më e shëndoshë.

Ajo ka shtuar se është e dobët si një gjilpërë dhe duket 18 kg më shumë nga sa është në të vërtetë. Spears ka ndarë foto dhe video për t`ua konfirmuar të gjithëve se nuk është aspak ashtu siç shfaqet në fotot e publikuara nga paparacët, raporton Fox News.

“Shumë fansa në kohët e sotme kritikojnë vazhdimisht njerëzit se videot dhe fotot që ata postojnë nuk janë reale. Por askush nuk pyet kurrë nëse janë fotot e paparacëve jo reale apo nëse i fotoshopojnë paparacët fotot që postojnë dhe a janë këto lajme reale! Është një teori konspirative për të cilën jam shumë e interesuar”, -ka thënë Britney.

L.K/Dosja.al

The post ‘Jam e dobët si gjilpërë’, Britney Spears ‘nxehet’ keq me paparacët: Më bën të dukem 18 kile më shumë appeared first on .

Marre nga

Në pritje të fëmijës së dytë, Floriana Garo fotografohet me barkun e rrumbullakosur

Moderatorja e njohur shqiptare, Floriana Garo, zbuloi disa ditë më parë se ishte shtatzanë për herë të dytë në emisionin “Rudina”.

Floriana u shpreh se ishte 3 muajshe shtatzanë dhe do donte shumë që vajza e saj 1 vjeçe të bëhej me një vëlla.

“Ja kam marrë dorën mëmësisë dhe më mirë tani shpejt dhe nuk i harroj ato që kam mësuar”, u shpreh Floriana.

Së fundmi, ajo ka publikuar një foto nga një event në Instagram, ku bie në sy barku i rrumbullakosur teksa ka veshur një fustan të gjatë ngjyrë rozë.

The post Në pritje të fëmijës së dytë, Floriana Garo fotografohet me barkun e rrumbullakosur appeared first on Zonë E Lirë.

Burimi

Selena Gomez njoftoi martesën me aktorin e moshuar, habit 68-vjeçari: Do ja prezantoja mamit…

SHBA– Selena Gomez pasi i dha fund romancës me Justin Bieber, duket se ka gjetur mbështetje diku tjetër. Ajo u fotografua krah aktorit 68-vjeçar, Bill Murray dhe deklaroi se do të martohej me të, por askush s’e mori seriozisht.

Aktorja 26-vjeçare u shfaq në Festivalin e Kanës për premierën e filmit “The Dead don’t Die” (Të vdekurit nuk vdesin), ku luan krah aktorit 68-vjeçar, Bill Murray (Lexo këtu).

Por, në një intervistë tjetër, aktori Bill Murray është shprehur se në të vërtetë, i pëlqente shumë Selena Gomez. Madje nëse ai do e kishte njohur vite më parë, do t’ja kishte prezantuar këngëtaren nënës së tij të ndjerë.

Madje aktori pranoi se dikur e kishte paragjykuar Selena Gomez-in, por pasi bashkëpunoi me të gjithçka duket ndryshe.

Burimi: People

(R.L/dosja.al)

 

The post Selena Gomez njoftoi martesën me aktorin e moshuar, habit 68-vjeçari: Do ja prezantoja mamit… appeared first on .

Marre nga

‘Shpirti im binjak’, Jona Saphiu publikon videon me momentet romantike pranë bashkëshortit(Video)

Jona Spahiu dhe partneri i saj, Frenkli Ymeri kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë vitin e kaluar. Vetëm pak muaj më vonë erdhi në jetë djali i tyre, Raiden dhe prej atëherë Jona i është përkushtuar atij dhe projektit të ri, kanalit të saj në Youtube duke ndarë me ndjekësit çdo gjë.

Ndërsa në 1-vjetorin e martesës, Jona ka vendosur ta urojë partnerin me një video me momentet e tyre romantike dhe një urim special.

“Nga videoja e parë, në videon e fundit nuk është shtuar vetëm Raiden, por edhe dashuria që kam për ty. Gëzuar përvjetorin shpirti im binjak”, -ka shkruar Jona përkrah videos, ku shfaqet ajo dhe Frenkli në fillimet e lidhjes.

L.K/Dosja.al

The post ‘Shpirti im binjak’, Jona Saphiu publikon videon me momentet romantike pranë bashkëshortit(Video) appeared first on .

Marre nga

Bëri namin duke kënduar shqip, kush është afro-amerikani që habiti të gjithë shqiptarët?

Me shpejtësi qarkulloi ditën e djeshme në rrjet një video në të cilën shfaqej një afro-amerikan duke kënduar këngën e Sinan Hoxhës në paradën e shqiptarëve në New York.

Këtë video e publikoi dhe kryeministri Edi Rama, ndërsa të gjithëve u bëri përshtypje se si ky i ri dinte shqip kaq mirë.

Së fundmi, është raportuar se identiteti i tij është Clayvion Winn, i cili është i apasionuar pas Shqipërisë dhe kulturës tonë.

Emri i tij në Instagram është Klej Zezakaj, duke na treguar se e di dhe domethënien e emrit ‘zezak’ në shqip. Jo vetëm që Klej e di shumë mirë shqipen dhe këndon në gjuhën tonë, por ai ka takuar dhe shumë artistë shqiptarë, si Encën dhe Baby G, duke treguar se përkrah kulturën shqiptare.

View this post on Instagram

Zemer! ❤😭@Enca

A post shared by Clayvion Winn (@klej_zezakaj) on May 20, 2018 at 10:53am PDT

The post Bëri namin duke kënduar shqip, kush është afro-amerikani që habiti të gjithë shqiptarët? appeared first on Zonë E Lirë.

Burimi

Përlotet ‘drejtoresha e tatimeve’! Aktorja e Portokallisë preket nga fjalët e bashkëshortit

TIRANË– Aktorja e njohur në Portokalli, për rolin e famshëm si ‘drejtoresha e tatimeve’ vite më parë, Delinda Disha ka shpërthyer në lot në studion e Rudina Magjistarit, pas videomesazhit të bashkëshortit. E ftuar në emision, ajo ka marrë dhe djalin e saj të vogël, Dasantinin.

Një ditë plot surpriza për Delindën, por më emocionuesja ishte pjesa në të cilën bashkëshorti i saj, Eldoni ka rrëfyer me fjalë zemre dashurinë për aktoren e humorit.

“Doja të thoja disa fjalë për Delin dhe Dasantinin. Dasantini është produkt i dashurisë sonë. Jam shumë i lumtur që kemi këtë familje, e kemi të gjallë me shumë dashuri me shumë lumturi brenda… Deli është një mami e devotshme, eshtë një mami e mrekullueshme, jemi me fat që kemi gjetur njëri-tjetrin… Ju dua shumë!”- është shprehur bashkëshorti i aktores, Eldoni.

Delinda është emocionuar shumë nga fjalët e gjysmës së saj dhe gjatë gjithë videos, lotët i kanë rrjedhur natyrshëm.

(R.L/Dosja.al)

The post Përlotet ‘drejtoresha e tatimeve’! Aktorja e Portokallisë preket nga fjalët e bashkëshortit appeared first on .

Marre nga