FOTO/ Ndjekësit e akuzojnë Dua Lipën për ‘photoshop’, mami i Ledri Vulës i del në mbrojtje: Ke qenë e bukur që kur ishe 1-vjeç

Dua Lipa poston shpesh foto nga fëmijëria e saj dhe u tregon gjithë ndjekësve detaje nga jeta e saj para se ajo të bëhej e famshme.

Dua ka qenë një vajzë e brishtë, e ëmbël dhe tepër bukuroshe, ashtu si të gjithë vajzat e tjera edhe ajo ka pasur shumë dëshirë të luaj me tualete, kryesisht buzëkuqat e mamit.

Por, ndjekësit e saj e kanë mërzitur shumë me komentet negative që i kanë lënë në foton që këngëtarja ka postuar kur ka qenë e vogël.

“Njerëzve që thonë se përdor ‘photoshop’ në fotot e fëmijërisë që buzët të më duken më të trasha, dua t’ju them se jeni të çmendur. Nuk më besohet që po detyrohem të mbroj veten. Ju njerëz jeni jashtë kontrolli”,– shkruajti e mërzitur Dua në foton e postuar në profilin e saj në Instagram.

“Ke qenë e bukur që kur ishe 1 vjeç”, – i ka komentuar menjëherë Xheraldina, nëna  reperit të njohur, Ledri Vula, e cila nuk e ka lënë me kaq, por ka shkruar sërish:

“Dua-n e kam parë që kur ka qenë në barkun e nënës dhe kur lindi dhe ishte fëmijë. Ka qenë shumë e bukur, pra mund ta urreni sa të doni. Unë nuk kam ndërmend të zihem për dikë që është i bukur brenda dhe jashtë,  “-ka shkruar mami i Ledrit.

Komenti i Xheraldinës, nënës së Ledri Vulës.

L.K/Dosja.al

The post FOTO/ Ndjekësit e akuzojnë Dua Lipën për ‘photoshop’, mami i Ledri Vulës i del në mbrojtje: Ke qenë e bukur që kur ishe 1-vjeç appeared first on .

Marre nga

Me Zërin dhe Gjikon bashkë, Elita Rudi bën dedikimin më të ëmbël për meshkujt e jetës

Elita Rudi dhe Gjiko u bënë prindër disa muaj më parë të një vogëlushi, emri i të cilit është Zëri dhe ata i janë përkushtuar rritjes së tij çdo moment.

Elita publikon shumë foto e video me të birin e saj, ku së fundmi ka postuar një foto të Gjikos dhe Zërit teksa qëndrojnë shtrirë.

 “Tek bashkëshorti im shoh dashurinë e vërtetë, tek djali im dashurinë e pastër”, shkruan Elita përbri kësaj fotoje të ëmbël, ku shfaqen reperi dhe djali i tyre së bashku.

The post Me Zërin dhe Gjikon bashkë, Elita Rudi bën dedikimin më të ëmbël për meshkujt e jetës appeared first on Zonë E Lirë.

Burimi

FOTO/ ‘Sillni doktorin’, Flaka Krelani ‘kryqëzohet’ nga fansat për ndërhyrjet estetike: Kritikat hyjnë në një vesh e dalin nga tjetri

Këngëtarja kosovare, Flaka Krelani, së fundmi ka publikuar këngën e saj të re “Slay” e në klip u shfaq më seksi se asnjëherë.

Paraqitja e saj në klip ra në sy dhe komentet ishin pafund drejtuar saj. Mbi të gjitha për ndryshimet që ajo ka bërë në pamjen e jashtme, për shkak të ndërhyrjeve estetike.

Ndaj gjtihë komenteve negative, Flaka iu është përgjigjur në intervistën e dhënë për Prive.al ku shprehet:

“Faleminderit, por nuk janë ndërhyrje si i keni menduar ju dhe si janë hiperbolizuar. Nëse flasim për përmasa trupore, brisk në trupin tim kurrë nuk ka hyrë. Me punë gjithçka realizohet. Këto përmasa i kam patur që fëmijë falë familjes dhe trashëgimisë së nënës time. Çuditem me faktin se si njerëzit çuditen me faktin se “mrekullia për veten ekziston”. Të gjitha i hedh poshtë, nëse keni dyshime, sillni doktorin”,- shprehet Flaka.

Madje ajo shtoi se këto regaime plot negativitet nuk e shqetësojnë aspak:

“I falënderoj ata që nalen e analizojnë, dhe komentojmë. Të gjitha kritikat për ne janë plus i madh. Mirëpo ofendimet e degradimet, hyjnë në një vesh e dalin nga tjetri”.

L.K/Dosja.al

The post FOTO/ ‘Sillni doktorin’, Flaka Krelani ‘kryqëzohet’ nga fansat për ndërhyrjet estetike: Kritikat hyjnë në një vesh e dalin nga tjetri appeared first on .

Marre nga

Një qytet brenda qytetit/ Njihuni me fermën e themeluesit të “Discovery Channel”

Brenda fermës të miliarderit dhe themeluesit të Discovery Channel, i cili ka në pronësi një muzeum të makinave klasike si dhe eshtrat e një dinozauri.

Rezidenca e John Hendricks e cila ndodhet në Colorado, ka dalë në shitje me një vlerë prej 247 milionë euro përfshin një pishinë, një teatër si dhe një pistë për uljen e avionit.

Gjithashtu do të ketë një observator privat me një teleskop, një shtëpizë me 72 dhoma pranë shtëpisë kryesore.

Të dy pronat e kombinuara përfshijnë një duzinë prej 8,700 hektarë në të gjithë shtetin Rocky Mountain.

Por fatkeqësisht për blerësin, vetëm dy prej 50 makinave të paraqitura në Muzeun e Automobileve Gateway, një Duesenberg 1929 dhe një Cadillac 1906, do të qëndrojnë në shtëpi pasi të jetë shitur.