“Cunami po afrohet”, Berisha mesazh para protestës (Foto) – Balkanweb.com

TIRANE

Ish-kryeministri Sali Berisha komenton protestën e paralajmëruar nga opozita sot, në orën 18:00 para Kryeministrisë. Përmes një postimi në faqen e tij të “Facebook”, ish-kryeministri me nota optimizmi shkruan se e gjithë Shqipëria po marshon drejt Tiranës.

Ndër të tjera, duke iu referuar Qeverisë së pasardhësit të tij Edi Rama, ish-kryeministri shton në postim se pas kësaj ‘regjimi do dridhet’, .

57226462 1250514245109480 5439885854900224000 N
57226462 1250514245109480 5439885854900224000 N

“Shqiperia marshon drejt Tiranes. Cunami po afrohet, regjimi po dridhet!”-shkruan Berisha.

(BalkanWeb)

Burimi

Godet mjekun e urgjencës, arrestohet agresori në Lezhë – Balkanweb.com

Një 65-vjeçar është vënë sot në pranga pasi ka goditur  një mjek në urgjencën e Spitalit të Lezhës.

“Shërbimet e Komisariatit Lezhë, pas njoftimit të marrë nga urgjenca e Spitalit se një shtetas ka goditur një mjek kanë shkuar menjëherë në urgjencën e spitalit ku kanë bërë shoqërimin dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit P.P. 65 vjeç. Ky shtetas rreth orës 09:35, tek urgjenca e Spitalit Rajonal Lezhë, për shkak të detyrës ka goditur mjekun e urgjencës.

Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, njofton policia.

Burimi

Veliaj: Mirëpres vendimin e UBT, triumf i arsyes

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka përshëndetur marrëveshjen e arritur për ndërtimin e shkollës së re në Kodër Kamzë midis Bashkisë Tiranë, Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj e cilëson arritjen e kësaj marrëveshje si triumf të arsyes, ndërsa thekson se përfshirja e politikës në punë komunale dhe jetë akademike është ende një kërcënim për shoqërinë tonë.

“Përshëndes vendimin e UBT për të mos penguar më shkollën “Nënë Tereza” në Kodër-Kamëz, një triumf i arsyes mbi histerinë politike! Por përfshirja e politikës në punë komunale & jetë akademike është ende një kërcënim për shoqërinë tonë! Beteja me dhëndurë e kunetër vazhdon”, shkruan Veliaj në twitter.

Sipas kësaj marrëveshje, Universiteti Bujqësor i Tiranës pranon dhe bie dakord që shkolla e integruar “Nënë Tereza” në Kodër-Kamëz, të ndërtohet në të njëjtin vend të përcaktuar nga Bashkia e Tiranës dhe sipas projektit të hartuar prej saj.

Universiteti Bujqësor i Tiranës angazhohet dhe mbështet Bashkinë e Tiranës për ndërtimin e shkollës së re, sipas gjurmës së ndërtimit të përcaktuar në studimin e Bashkisë për përmirësimin e infrastrukturës arsimore në qytetin e Tiranës.


Top Channel

Burimi

“Shqipëria nën grusht shteti”, ish deputeti demokrat rendit arsyet pse Shqipëria ndodhet në krizë

Tritan Shehu, ish deputeti i PD, ka shkruar sot se Shqipëria ndodhet nën grushtin e shtetit dhe thotë se në një vend ku mungon gjykata Kushtetuese dhe Presidentit nuk i jepen shpjegime për dislokimin e forcave të ushtrisë në Rinas, qytetarët duhet të mbrojnë demokracinë.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Shehu ka renditur zhvillimet që sipas tij sollën në një realitet të tillë në Shqipëri.

Reagimi i plotë i Tritan Shehut:

“Shqiperia eshte nen nje “Grusht Shteti”!

-Sot kemi nje Parlament te mbushur me deputete pupace “te peshkuar” ne menyre anti kushtetuese nga ”thellesite” e listave, per te plotesuar vendet bosh e “ndertuar” nje opozite ne 3D.

-Kemi nje zv. Minister te Jashtem, qe po ne menyre anti kushtetuese “perfaqeson” vendin si Minister.

-Ndodh nje dislokim forcash te ushtrise e marje nen kontroll prej tyre te aeroportit civil te vendit duke refuzuar publikisht t’i ipen qofte dhe shpjegime Presidentit, detyrim kushtetues ky.

-Vendi nuk ka Gjykate Kushtetuese prej pothuajse dy vitesh, institucioni ky garant i kushtetushmerise, bazuar kjo ne Kushtetuten tone.

-Mungon Gjykata e Larte.

-Besoj se kaq mjafton, per te mos vazhduar me tej me shkelje te drejtash themeltare te njeriut, te prones, lirive, strukturimit institucional etj, etj. Ne keto kushte mbrojtja e demokracise kthehet ne domosdoshmeri popullore.

 

The post “Shqipëria nën grusht shteti”, ish deputeti demokrat rendit arsyet pse Shqipëria ndodhet në krizë appeared first on Zonë E Lirë.

Burimi

“Rikthimi i vizave”, Tabaku: Shqetësim, krimi nga Shqipëria – Balkanweb.com

TIRANE

Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku komenton diskutimet në parlamentin holandez për rikthimin e vizave ne vendin tonë. Përmes një postimi në “Facebook”, Tabaku shkruan se trafiku i drogës, veçanërisht ai i heroinës është një nga arsyet kryesore që fshihen pas kësaj kërkese. Ndër të tjera, ish-deputetja shkruan se nëse nuk merren masa kjo situatë do penalizojë edhe Kosovën.

“Rrezikojmë rikthimin e vizave dhe fatkeqësisht po penalizojmë Kosovën.
Dje ka pasur diskutime shumë të gjata në parlamentin holandez. Krimi që vjen nga Shqipëria, trafiku i drogës dhe në mënyrë të veçantë trafiku i heroinës janë kthyer në problem në Holandë prandaj institucionet dhe shërbimet holandeze kanë ngritur shqetësim.
Jo më larg se dy javë më parë, dy Ministra holandezë ishin këtu, ai i Drejtësisë dhe ai për Cështjet e Migracionit, për të paralajëmruar qeverinë shqiptare që krimi dhe droga po bëhen pengesë për procesin e integrimit dhe kthimin e vizave.
Ministri dje ka raportuar për vizitën e tij në Shqipëri dhe tre partitë kryesore që bëjnë dhe mazhorancën atje në parlament kanë thënë që nuk është më e mjaftueshme paralajmërimi i qeverisë se qeveria shqiptare e ka marrë paralajmërimin. Ne duhet të marrim masa më të forta sepse siç thonë ata, korrupsioni në qeveri e pengon të luftohet krimi, trafiku i drogës. Qeveria është palë me krimin, sot krimin e kemi në pushtet. Deputetët holandezë përgatitur pesë rezoluta, dy prej të cilave për Shqipërinë.
Rezoluta e parë për vendosjen e vizave për Shqipërinë, rendit faktorë të bazuar nga të dhënat e shërbimeve secrete holandeze, policisë dhe insttiucioneve të tjera, ata flasin për për pastrim parash, mafien shqiptare, trafikun e heroinës, krimin, çdo gjë tjetër që lidhet me detyrat që duhet të bënte qeveria shqiptare.
Dhe rezoluta e dytë që flet për Kosovën dhe ngre shqetësimin se këto probleme që ekzistojnë sot në Shqipëri, nesër mund të ekzistojnë në Kosovë. Shqipëria për herë të parë bëhet pengesë për Kosovën. Shqipëria që duhet të ishte ndihmë, shpresë dhe mbrojtje për Kosovën, sot bëhet problem për avancimin e Kosovës dhe kjo është akoma më e rëndë.
Ju e kujtoni se çka ndodhur dhjetë vjet më parë. Shqipëria arriti të siguronte liberalizimin e vizave me vendet e shengen në BE. Shqiptarët nuk do të mbanin më radhë të gjata në ambasada, sot pas 10 vitesh kjo ëndërr po thyhet nga një qeveri e papërgjegjshme shqiptare. Një qeveri që ngopet me lugën bosh po I çon shqiptarët edhe një herë në radhët e gjata përpara ambasadave për të marrë një vizë.
Ndërsa nga kuvendi shqiptarët gënjehen sistematikisht për integrimin e vendit. Ju e mbani mend një vit më parë, kryeministri na tha që negociatat janë hapur, ndërsa sot sulmon opozitën se përse këto negociata nuk do të happen. Nga shtatori e deri më sot nuk është marrë asnjë masë konkrete në plotësim të rekomandimeve. Shqipërisë i janë vendosur 5+2 kushte, 2 kushte njëri prej të cilëve lidhet me zgjedhjet dhe reformën zgjedhore. Ka pasur mungesë totale të vullnetit politik për të arritur në një draft dhe kishte kohë mjaftueshëm.Vullnetin politik nuk e jep opozita por e jep qeveria. Por mos harrojmë 5 kriteret tradicionale, krimi dhe korrupsioni, administrata publike, çështja e pronave. Në të gjitha ka hapa pas dhe kjo jo e thënë nga opozita por nga vendet anëtare.
Nuk ka asnjë lidhje opozita në këtë proces. Çfarë mund të bënte opozita në këtë proces ishte votimi i atyre ligjeve që ishin me shumicë të cilësuar që pengonin procesin e integrimit, në shtator të 2016 miratuam ndryshimet kushtetuese për reformën në drejtësi. Kaq ishte puna e opozitës. Çdo gjë tjetër është në dorën e qeverisë. Pse nuk ngrihet SPAK, Byroja Kombëtare e Hetimit, pse nuk plotësohen vendet bosh në Gjykatën Kushtetuese?
Shqiptaë, sot jemi përpara një momenti të vështirë. Qeveria Rama po na kthen pas në vitin 2005, ku shqiptarët rreshtoheshin që me mëngjes për njëvizë në vendet e BE. Senati holandez vazhdon të mos besojë në qeverinë Rama dhe me gjasë do të marrë vendimin për kthimin e vizave. Po kthejmë rrotën e historisë dhjetë vjet më pas duke zhbërë edhe atë që kemi arritur me shumë mund.
Të ngrihemi sot në oren 18 përpara kryeministrisë për të rrëzuar këtë qeveri. ajo e cila do ta rikthejë edhe një herë Shqipërinë dhe shqiptarët në radhët e gjata të vizave dhe ambasadave.”-shkruan Tabaku.

(BalkanWeb)

Burimi

Korçë, sekuestrohen armë dhe 343 fishekë, arrestohet 20-vjeçari – Balkanweb.com

KORCE

Një 20 vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Maliq të Korçës për posedim armësh dhe municionesh pa leje. Sipas policisë, në pranga ka rënë 20-vjeçari me iniciale R.L, banues në Korçë ndërsa  është proceduar penalisht në gjendje të lirë një 17-vjeçar.

Mësohet ndër të tjera se në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një armë zjarri tip automatik, një krehër me 3 fishkë dhe 343 copë fishekë të tjerë të vendosur brenda një çante, të cilat i posedonin pa lej.

“Falë këtij bashkëpunimi, arrestohet në flagrancë një shtetas dhe procedohet penalisht në gjendje të lirë një tjetër, të cilët posedonin armë zjarri dhe municion pa leje. Sekuestrohen një armë tip automatik dhe muncione luftarake. Pas marrjes së një informacioni nga komuniteti, se në fshatin Pirg, dy shtetas qarkullojnë me armë zjarri, menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, kanë organizuar punën dhe falë reagimit të shpejtë në kohë, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit R.L, 20 vjeç, banues në Korçë.  Si edhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë për një 17 vjeçar, banues në Pirg. Dy shtetasve të mësipërm iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip automatik, një krehër me 3 fishkë dhe 343 copë fishekë të tjerë të vendosur brenda një çante, të cilat i posedonin pa leje. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.”-njofton policia.

 (BalkanWeb)

Burimi

Shpërndante heroinë me biçikletë, zbardhet harta e veprimit të tij

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla në Tiranë. Në kuadër të operacionit të koduar “Fundjava”,  ka rënë në pranga 35-vjeçari që shpërndante lëndën narkotike.

Shtetasi M. H., banues në Tiranë, me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve, ishte në vëzhgim nga shërbimet e policisë. Ndaj tij disponohej  informacion nga policia se ai merrej me shpërndarje të lëndës narkotike të llojit heroinë,  në formë dozash në zonën e “Selitës”, “Kombinatit”, “Astirit” dhe “Yzberishtit”.

Ky shtetas është konstatuar duke qarkulluar me biçikletë në rreth-rrotullimin e bulevardit të “Kasharit” dhe është ndaluar për kontroll nga shërbimet e policisë.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar i janë gjetur 5 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit heroinë.

Në vijim shërbimet e policisë kanë ushtruar kontroll dhe në banesën e këtij shtetasi, ku kanë gjetur dhe 20 doza të tjera, me lëndë të dyshuar narkotike të llojit heroinë.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 25 doza heroinë, 2 aparate celular dhe një biçikletë.

Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit M. H., për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndës narkotike”.


Top Channel

Burimi

Ndërtimi i shkollës tek fidanishtja e UBT, reagon senati i Universitetit: “Proçesi të bëhet në transparencë të plotë”

Pas konfliktit mes bashkisë së Tiranës dhe Universitetit Bujqësor për ndërtimin e shkollës në Kodër-Kamëz, në fidanishten ku kryheshin praktikat mësimore të studentëve, ka ardhur një reagim zyrtar i Senatit Akademik.

Nëpërmjet një deklarate për mediat, senati i UBT është shprehur se ata nuk janë shprehur kundra ndërtimit të kësaj shkolle, por duan që proçesi të bëhet në transparencë të plotë.

“Ashtu siç kemi theksuar në deklaratën e parë  me 3 prill, dëshirojmë të sjellim në vëmendje se UBT nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kundër në ndërtimin e çdo shkolle. Ne jemi të bindur se ndërrimi i shkollës është domosdoshmëri për komunitetin. Ne mbështesim takimet dhe konsultimet intensive ndërmjet titullarëve të UBT-së, bashkisë Tiranë, edhe ministrisë qartësuan, të cilët qartësuan pjesët juridike.  Sikundër deri më sot, UBT-ja do të jetë krah nevojave të arsimit duke kërkuar transparencë dhe komunikim”,  thuhet në deklaratë.

The post Ndërtimi i shkollës tek fidanishtja e UBT, reagon senati i Universitetit: “Proçesi të bëhet në transparencë të plotë” appeared first on Zonë E Lirë.

Burimi

Shpërndante lëndë narkotike në Tiranë, në pranga 35-vjeçari – Balkanweb.com

TIRANE

Një  35-vjeçar me iniciale M.H  është arrestuar nga policia e Tiranës sot për shpërndarje të lëndëve narkotike. Sipas policisë, shtetasi në fjalë shpërndante lëndë narkotike të llojit heroinë në formë dozash në zonën e “Selitës”, “Kombinatit”, “Astirit” dhe “Yzberishtit”. Në cilësinë  e provës mësohet të jenë sekuestruar 25 doza heroinë, 2 aparate celular dhe një biçikletë.

“Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla. Në pranga 35-vjeçari që shpërndate lëndën narkotike Sekuestrohen 25 doza heroinë, 2 aparate celular dhe një biçikletë.

Seksioni për hetimin e narkotikëve në bashkëpunim me prokurorinë e rrethit gjyqësor Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fundjava”, arrestoi në flagrancë shtetasin:

  1. H., 35 vjeç, banues në Tiranë , me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve.

Shtetasi i mësipërm ishte në vëshgim nga shërbimet e policisë, pasi për të disponohej informacion se merrej me shpërndarje të lëndës narkotike të llojit heroinë në formë dozash në zonën e “Selitës”, “Kombinatit”, “Astirit” dhe “Yzberishtit”.

Ky shtetas është konstatuar duke qarkulluar me biçikletë në rrethrotullimin e bulevardit të “Kasharit” dhe është ndaluar për kontroll nga shërbimet e policisë. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar i janë gjetur 5 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit heroinë.  Në vijim shërbimet e policisë kanë ushtruar kontroll dhe në banesën e këtij shtetasi, ku kanë gjetur dhe 20 doza të tjera me lëndë të dyshuar narkotike të llojit heroinë.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 25 doza heroinë, 2 aparate celular dhe një biçikletë. Materialet proceduriale i kaluan për veprime të mëtejshme prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit M. H., për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndës narkotike”, parashikuar nga neni 283 i kodit penal.”-njofton policia.

(BalkanWeb)

Burimi

Po përpiqej të kalonte kufirin duke u shtirur si grek, si autoritetet e kapën shqiptarin

Një burrë 35 vjeç nga Shqipëria, është arrestuar në aeroportin “Lanzarote” në Spanjë, pasi po përpiqej të shkonte në Irlandë duke u shtirur si shtetas grek.

Ndonëse nuk e kanë bërë të ditur identitetin e tij, mediat spanjolle raportojnë se pas kryerjes së kontrollove, u zbulua se shqiptari po përdorte emrin e një shtetasi grek dhe është shoqëruar në rajonin e policisë për t’u marrë në pyetje.

Ajo që cilësohet si lehtësuese për shqiptarin e ndaluar është fakti se nuk rezulton me precedent penal, ndërsa ai do të hetohet për veprën “falsifikim dokumentesh”.

The post Po përpiqej të kalonte kufirin duke u shtirur si grek, si autoritetet e kapën shqiptarin appeared first on Zonë E Lirë.

Burimi