Limaj: Thaçi e Bukoshi më lanë me dy plumba në mal, paslufte u bënë bashkë në qeveri

Ish-komandanti dhe anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Fatmir Limaj, ka thënë se problemet e faktorit politik shqiptar të Kosovës gjatë luftës kanë dëmtuar UÇK-në në terren.

Limaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se është fat i madh që sot Kosova është ku është, por të gjithë kanë mundur të bëjnë më shumë, raporton Telegrafi.

“Po të flisnin Hashimi [Thaçi] me Bujar Bukoshin unë s’kisha mbetur me dy fishekë në pushkë. Për shkak të mosmarrëveshjeve të tyre pse vëlla unë mbeta me dy fishekë në mal? Me miliona kanë dhënë diaspora jonë”.


“… Paratë kanë qenë atje. Ata [Thaçi e Bukoshi] duke mos mundur të merren vesh kush të jetë i pari. Jo po ma merr qeverinë e jo po ma merr ushtrinë! Në fund pas dhjetë vitesh ata u bënë bashkë, njëri kryeministër e tjetri zëvendëskryeministër. Pesë vite qëndruan bashkë [në qeveri]. Kanë mundur të bëhen bashkë në atë kohë dhe të bëhen njëri kryeministër e tjetri zëvendës…”.

Zëvendëskryeministri Limaj thotë se me gjithë këto probleme është mirë që projekti i shqiptarëve ka pasur sukses dhe sot e gëzojmë lirinë.

Marre nga GazetaBlic

Haradinaj: Kali i vogël që kam do ta arrijë vlerën 40 mijë euro

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, ka folur për pasurinë e tij.

Haradinaj ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se mëzi (kalë i vogël), që ai e ka deklaruar si pasuri, do të jetë edhe më i vlefshëm vitin e ardhshëm.

“Ai mëz, në mot ka me qenë 30 mijë euro”, është shprehur Haradinaj.


“Ndoshta edhe 40 mijë”, ka shtuar më vonë ai.

Marre nga GazetaBlic

Përplasen tre makina në autostradën Lezhë-Laç, ka të plagosur

Një aksident ka ndodhur në autostradën Lezhë-Laç në vendin e quajtur ‘Mbikalimi i Patokut’.

Në aksident janë përlasur tre automjete, ku kontretisht mjeti tip Renault me drejtues shtetasin A.L 43 vjeç,banues në Durrës me mjetin tip Benz me drejtues shtetasin N.T 29 vjeç ,banues në Berat dhe mjetin tip Audi me drejtues shtetasin A.M.,19 vjeç, banues në Kurbin.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit Audi, shtetasi me iniciale A.M i cili u transportua në spitalin e Traumës në Tiranë ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Top Channel

Marre nga Top Channel

Kush ishte shqiptari që hyri si paqeruajtës në Kosovë?

Një kosovar tjetër kishte hy në Kosovë bashkë me trupat gjermane më 12 qershor.

Ai ishte i veshur me uniformën e ushtrisë së Gjermanisë

Ferik Alihajdaraj me nënshtetësi gjermane ishte me ata që e sollën lirinë për bashkëvendasit e tij.


Marre nga GazetaBlic

“Pasuria do të më shtohet për 1.5 milion euro”

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, ka folur për pasurinë e tij.

Haradinaj ka paralajmëruar në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se vitin e ardhshëm do të jetë dukshëm më i pasur.

Madje, ai ka treguar edhe se sa pret të pasurohet më 2020.


“Pasuria do të shtohet për 1 milionë euro e gjysmë”, ka paralajmëruar Haradinaj.

“Do t’i shes reliktet e luftës”, ka bërë të ditur ai.

Më herët, Haradinaj ka thënë se mëzi (kali i vogël) që ka deklaruar si pasuri do të jetë edhe më i vlefshëm vitin e ardhshëm.

“Ai mëz, në mot ka me qenë 30 mijë euro”, është shprehur Haradinaj.

“Ndoshta edhe 40 mijë”, ka shtuar më vonë ai.

Marre nga GazetaBlic

Të shtëna me armë zjarri në Laç, mbetet i vrarë një person

Një vrasje ka ndodhur para pak minutave në qytetin e Laçit.

Policia ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur rrethanat. Deri tani akoma nuk është identifikuar personi që mbeti i vdekur.

Ngjarja e rëndë ndodhi pranë stadiumit të Laçit.


Top Channel

Marre nga Top Channel

“Harta” e fuqisë politike në LDK: Nga sa delegatë kanë Isa Mustafa, Lutfi Haziri e Agim Veliu!

Burime të dokumentarit “Expose” brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, bëjnë të ditur se këta janë tre njerëzit më të fuqishëm në LDK, sa i përket votave të delegatëve.

Sipas këtyre burimeve, në krye të listës është kryetari aktual i LDK-së, Isa Mustafa, i cili nëse arrin që në Ferizaj, Prizren e Mitrovicë të zgjedh njerëzit e tij, do t’I marrë hiq më pak se 120 delegatë.


Pas tij, vjen lideri i LDK-së në “Anamoravë”, Lutfi Haziri, që sipas burimeve të Gazetës Blic, mund t’i ketë deri në 80 delegatë, nga 355 sa ka Kuvendi.

I tretë, që ka më së shumti strukturë, sipas burimeve të “Expose”, është Agim Veliu. Ai konsiderohet se ka rreth 70 delegatë.

Plani i Isa Mustafës për t’i fituar zgjedhjet në LDK (Grafika)

Marre nga GazetaBlic

Ndërhyrja e NATO-s, tragjike për serbët –

Në Beograd e cilësojnë ndërhyrjen e NATO-s si agresionin më të madh që i është bërë Serbisë.

Kështu ka qenë në sheshin e Prishtinës. Dita e hyrjes së forcave të NATO-s dhe njëkohësisht tërheqjes së forcave serbe, në Serbi e kanë quajtur krim. Shumica e mediave i kanë dhënë rëndësi ditës së 12 Qershorit duke vlerësuar se ish-udhëheqësit amerikanë u kthyen në vendin e krimit si gjithmonë. Bombardimet e NATO-s konsiderohen agresioni më i madh ndaj Serbisë.

Një konferencë krahason shtypin serb kur shkruan për lindjen dhe perëndimin. Kur flitet për BE-në, NATO-në dhe Perëndimin është negative. Rusia favorizohet në shtyp, por qytetarët rrallë shkojnë drejt Moskës.

“Plotësisht qëndrime negative kur bëhet fjalë Perëndimi në shtyp dhe tregojnë qëndrim pozitiv ndaj Rusisë, por nëse pyesni qytetarët janë shumë të paktë ata që duan të jetojnë dhe kërkojnë punë  apo shkollohen në Rusi. Shumica e njerëzve këtu duan të shkojnë në shtetet perëndimore dhe kjo nuk paraqet realitetin”.

Në qendrën e medias është mbajtur një debat ku është thënë se për serbët kjo ditë ka qenë fillimi i eksodit. Këtu shefi i zyrës për Kosovën, Marko Gjuriç, ka ardhur për t’u takuar me anëtarët e organizatës së familjeve të viktimave. Gjuriç u tha se për serbët kjo periudhë ka qenë tragjike.

Të gjithë këtu së bashku çojmë mesazhin për të gjithë ata që kanë mjaftueshëm zemër dhe shpirt dhe duan të dëgjojnë. Populli serb në Kosovë është popull që ka rënë dhe është viktimë, Serbia si shtet është viktimë e agresionit të cilës ende po i merret një pjesë e territorit”.

Presidenti serb këtë vit e ka quajtur agresion intervenimin e NATO-së. Serbia kultivon thellë idenë kundër anëtarësimit në NATO dhe pro neutralitetit ushtarak pikërisht për shkak të fushatës 78 ditëshe. Kohëve të fundit i është kushtuar rëndësi forcimit të ushtrisë. Serbia është në partneritet me NATO-në dhe forcat amerikane të Ohajos. Kjo ditë nuk është komentuar shumë përveç ngjarjeve të Kosovës.

Presidenti serb, Alleksandar Vuçiç, këtë ditë e ka zgjedhur të hap një fabrikë. Në fjalimin e tij nuk e ka përmendur Kosovën.

Tv Klan

Marre nga TvKlan

BMW bashkohet me prodhuesin më të madh të makinave në Britaninë e Madhe

Prodhuesi më i madh i makinave në Britaninë e Madhe, Jaguar Land Rover (JLR) dhe BMW gjermane po bashkohen, shkruan “Guardian”.

Gjigandi britanik vendosi të ndërmarrë këtë hap për të ulur kostot dhe për të përparuar në garën për prodhimin e makinave elektrike për tregun masiv.

Kompanitë thonë se do të punojnë së bashku për të zhvilluar motorë elektrikë, kutitë e marsheve në aleancën e fundit të dizajnuar për të përballuar sfidat e paraqitura nga makinat elektrike dhe makinat pa shoferë.

Ata do të investojnë së bashku në kërkime dhe zhvillim, inxhinieri dhe prokurim për të mbështetur prodhimin e gjerë të makinave elektrike, duke u mundësuar konsumatorëve të heqin dorë nga makinat e tyre me benzinë dhe naftë.

Drejtori teknik i JLR-së, Nick Rodgers tha se koha po ndryshon dhe se konsumatorët janë gjithnjë e më shumë të interesuar për automjetet elektrike, andaj është e rëndësishme të punohet në teknologji të përparuar.

Anëtari i Bordit Menaxhues të BMW, Klaus Frohlich tha se të dy kompanitë së bashku do të kenë mundësinë për të përmbushur më efikas nevojat e konsumatorëve duke shkurtuar kohën e zhvillimit dhe vendosjen më të shpejtë të automjeteve dhe teknologjitë më të fundit në treg.

BMV është një nga prodhuesit më të mëdhenj të automobilave që ka lansuar një makinë plotësisht elektrike dhe JLR gjithashtu ka një makinë elektrike, ndërsa të dy kompanitë kanë një sërë modelesh hibride.

 

Marre nga Next TV

Plani i Isa Mustafës për t’i fituar zgjedhjet në LDK (Grafika)

“Expose” nga burime të saja Brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës ka marrë vesh, se kreu aktual i kësaj partie, Isa Mustafa po mendon edhe për një mandate të tretë.

Sipas këtyre burimeve, Isa Mustafa është duke u munduar që përmes tri degëve të mëdha, Ferizajt që ka mbi 20 delegatë, Mitrovicës që ka 14 delegatë dhe Prizrenit, duke llogaritur këto edhe votat e Rahovecit dhe të disa degëve që kontrollon, ta rimarrë mandatin e tretë.

Gjithnjë sipas këtyre burimeve, të dokumentarit “Expose”, që u transmetua sonte, Isa Mustafa po pretendon që t’i marrë më shumë se 120 delegatë, duke e bërë kandidatin më serioz për kryetar të LDK-së.


Deri më tani, në dy nga këto tri degë të mëdha, atë të Mitrovicës dhe të Ferizajt ka probleme të mëdha.

Edhe në Ferizaj, edhe në Mitrovicë, ka pasur rrahje në disa nga kuvendet zgjedhore në nëndegëve, raporton gazeta Blic.

Ismet Beqiri për rrahjet në LDK: Kemi dëshmi që janë përfshirë njerëz të partive tjera

Marre nga GazetaBlic