Provoi t’i vidhte telefonin, hajduti e pëson keq nga gruaja

http://kosova-info.com/

Një dëshmitare, nga Buenos Aires së Argjentinës, incizoi momentin, në të cilin viktima mbizotëron hajdutin dhe ia përplasë pajisjen për fytyre.

Autori i krimit dëgjohet duke qarë dhe kërkuar mëshirë, por gruaja nuk ndalon. Ai bën thirrje të vazhdueshme ndaj shoferit që ta hapë derën e pasme, por shoferi refuzon ta bëjë këtë.

Ndërkaq, hajduti pohon se kishte tentuar ta vjedhë smartfonin me pretekstin se vajza e tij ishte e uritur, ndërsa ky nuk kishte para për t’i blerë ushqim.

Marre nga Kosova-Info

Mësuesja bëri marrëdhënie me nxënësin e saj një muaj pasi nisi punën

http://kosova-info.com/

Ajo po akuzohet për keqpërdorim seksual, pasi bëri seks me një nxënës 16 vjeç në një dhomë të shkollës. Leroy ishte përgjegjëse për prodhimet në teatrin e vogël të shkollës.

Nëse del fajtore, mësuesja mund të dënohet deri në 22 vjet burg. Ajo ishte e punësuar për vetëm 59 ditë – dhe po akuzohet se bëri seks me nxënësin vetëm një muaj pasi filloi punën.

Viktima i tha policisë se ata filluan marrëdhënien pas disa mesazheve që i shkëmbyen në shtator. Policia thonë se nxënësi dhe mësuesja u puthën vetëm një javë pas mesazhit të parë, shkruan Daily Star, transmeton Express.

Ata më pas bënë seks në një dhomë të shkollës, thonë dokumentet nga gjykata. Gjithashtu thuhet se ata bënë seks për herë të dytë në të njëjtin vend një javë më vonë. Mësuesja pritet të paraqitet para Gjykatës Amerikane më 20 shkurt.

Marre nga Kosova-Info