Arrestohet në Maqedoninë e Veriut zyrtari i lartë i BDI-së


Arrestohet në Maqedoninë Veriore funksionari i lartë i BDI-së. Arrestimi i sekretarit shtetëror në Ministrinë për Shoqëri Informatike, Jahi Jahiu është bërë mëngjesin e sotëm me urdhër të prokurores për krim të organizuar Vilma Ruskovska

Jahiu dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare në marrjen e provizionit nga një tenderi i fituar. Policia ka kryer dhe kontrolle në banesën e tij. Sipas informatave të portalit SDK, bëhet fjalë për një mitmarrje prej 10 mijë eurove, të cilat Jahiu i ka marrë në mënyrë të paligjshme gjatë viti 2014-2015.

Jahiu është një nga katër sekretarët shtetërorë nga radhët e BDI-së që u emëruan në qeveri.

Marre nga TPZ.al

Dhëmbi i 13 vjeçarit po rritej në testikulin e tij (FOTO) –

11:03, 10 Qershor 2019

Një djalë adoleshent ka pasur një operacion të rrallë, pasi mjekët gjetën një dhëmb që po rritej brenda testikujve të tij.

Mjekët u tronditën kur gjetën dhëmbin që ishte rritur në testikulin e djalit 13 vjeçar në vend të gojës së tij.

Mjekët rusë fillimisht kishin frikë se ishte një tumor por u habitën kur skaneri tregoi tjetër gjë. Dhëmbi u hoq në spitalin e fëmijëve ne Moskë dhe mjekët thanë se operacioni i nxënësit ishte i suksesshëm.

Operacioni u krye nga kirurgu Dmitry Tarusin, një urolog i fëmijëve.

Marre nga KlanKosova

Florim Xhabiri, njeriu që mposhti kancerin tre herë me vullnet dhe sport  (VIDEO) –

9:03, 10 Qershor 2019

Tejet motivuese.

Florim Xhabiri arriti që për tre herë ta mposhtë sëmundjen e kancerit, njofton .

Ish boksieri arriti që këtë ta bëjë me vullnetin e madh që kishte dhe aktivitetin fizik.

Gazetari Ardian Gaxherri sjell më në detaje rrugëtimin e Xhabirit.

Marre nga KlanKosova

Moti sot, temperatura deri 37°C


Gadishulli i Ballkanit është në ndikimin e periferisë së presionit të ulët atmosferik e cila do të influencojë mot pjesërisht të stabilizuar në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë .

Fillimi i javës datë 10 Qershor 2019: Moti do të jetë me kthjellime dhe prani të vranësirave të cilat në orët e mesditës do të pasohen nga reshje të izoluara në Juglindje dhe Verilindje të vendit. Era do të jetë me drejtim Verilindje (NE) me shpejtësi 10-12 m/sek në bregdet. Valëzimi i forcës 4 me lartësi vale 1,0–1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat min dhe max:

Zonat malore 17/31°C

Zonat e ulëta 19/c

Zonat bregdetare 20/35°C

Marre nga TPZ.al

Deputeti i ri thyen rregullat e qarkullimin, parkon makinën në trotuar si “i fortë” (FOTO)



Në fakt, është një emër jo shumë i njohur, pasi ka pranuar mandatin e lënë nga paraardhësi dhe ka ardhur pak kohë më parë në Parlament.

Ai quhet Halit Valteri, është deputet i PD-së dhe duket që e ka marrë punën e re me aq adrenalinë, saqë makinën e ka parkuar në trotuar, aty ku duhej të kalonin njerëz.

Marre nga TPZ.al

Përplasen ashpër dy vëllezërit live në emision: Laj gojën kur përmend gruan time!



Qemal dhe Afrim Bushi janë paraqitur këtë të diel në “Shihemi në Gjyq” tek “E Diela Shqiptare” për shkak të një konflikti të ashpër që kanë për tokën në një fshat të Durrësit.

Kjo është java e tretë që në këtë rubrikë shfaqet Qemal Bushi, diçka që nuk kishte ndodhur më parë në 7 vite transmetim të këtij emisioni.

Ardit Gjebrea: Kemi bërë dy seanca. Në seancën e parë ishte Qemali bashkë me bashkëshorten Anilën që e kemi këtu. E gjitha ajo që ka ndodhur është se Anila akuzonte Qemalin se ‘ti nuk ke bërë asgjë, ke qenë gjithë këto vite në emigrim dhe gjithë këto probleme të kësaj toke, të cilat ne po i dëgjojmë dhe janë shumë të mëdha, i kam përballuar unë’. Në fund fare, me ndërmjetësim, ne mundësuam që dy bashkëshortët të bëheshin bashkë dhe ta zgjidhnin këtë problem. Një javë më parë erdhi zoti Shefqet, i cili kërkonte me ngulm që t’i kërkohej ndjesë sepse në seancën e parë u tha që ai ka marrë para për këtë kontratë. Ai u fye, sepse ne këtu dëgjuam nga Qemali se ai ka marrë para. Nuk ka marrë para. Por çfarë ka ndodhur për ju që nuk e dini? 6 vite pasi Shefqet Zeka ka marrë vesh se kjo tokë i takon Qemalit, siç edhe e bëri publike, dhe që unë nuk po e dëgjoj nga Afrimi, se njeriu i cili di, është brenda kësaj shitje dhe blerje, me dokumente të rregullta dhe me gjithçka, thotë që toka i takon Qemalit. Për 6 vite nuk ka bërë asnjë lëvizje, që gjërat të shkojnë në vend. E vërtetoi me mirësjellje edhe vëllai i tij nga Amerika, Ferdinandi.  Unë pyes zotin Afrim, për çfarë keni ardhur ju sot këtu, kur Shefqeti dhe Ferdinanti thonë se kjo tokë i takon Qemalit. Ju sot keni ardhur që të vini gjë në vend apo të ziheni me njëri-tjetrin?

Afrim Bushi: Po mirë, si i takon Qemalit sipas tyre?

Ardit Gjebrea: Qemali këtë po na thotë, edhe Shefqeti që ishte këtu.

Afrim Buhi: Sot ta mbajë mend mirë, se unë pronën time e kam 1.80, ajo është prona ime që do e marr tek varri, edhe skam më. Se pse i lëviz të gjithë llafet e dajës, se i lëviz llafet e vëllezërve të mendohet mirë një herë e përgjithmonë. Se i kemi besuar deri në pikën e fundit.

Qemal Bushi: Jo unë jo, unë nuk ju kam besuar, e ndihmona Zot.

Afrim Bushi: S’ka arrit kush me më prek me dorë, ene ajo zonja jote me shkop…

Qemal Bushi: Pastro gojën një herë dhe laje gojën me sapun kur të përmendësh gruan time. More vesh?

Afrimi tha se dokumentet për blerjen e tokës i ka bërë Qemali dhe Sytkiu, por Zonja Eni thotë se firmë ka vetëm Qemali.

Qemali pretendon se paratë i ka paguar vetëm ai.

Qemal Bushi: Unë tokën e kam blerë pa ndihmën e vëllezërve. Por u kam premtuar se do jua jap nga një dynym. Në momentin që të futin thika pas shpine, puna ndryshon.

Afrimi, ndryshe nga Qemali, pretendon se toka është blerë me djersen e të gjithëve, pavarësisht se për të hedhur firmat kanë shkuar vetëm Qemali me Sytkiun.

Afrim Bushi: Nuk është zgjidhur fare. Kur është blerë një tokë e përbashkët dhe i kemi besuar të gjitha të përbashkëta. Dhe toka deri në vitin 2007 ka qenë e përbashkët. Pse nuk i rrinë tokës, ky preson që shkoi e mori dajën? I kemi dhënë 10 milionë lekë, lopën ia kam lënë dhe sot vjen këtu për me më hangër djersën mua? Vetë e ka hap konfliktin dhe vetë ka për ta zgjidhur deri në fund.

Qemal Bushi: Tash kam për ta zgjidh unë.

Afrim Bushi: Të shkojë nga të shkojë.

Zonja Eni: Do ta zgjidhë me ligj ai.

Afrim Bushi: Ligjin ai e ka bërë fshehtas, për fshehtas edhe unë mund t’i ha vëllezërit nesër.

Ardit Gjebrea: Afrim a ka ndonjë shans që ta zgjidhni ju mes vëllezërve këtë gjë?

Afrim Bushi: Ai shansin e ka pasur se i kam shkuar tek shtëpia me daja, me miq dhe me të gjithë. Dhe s’biem dakord. Tani zoti Ardit, të më falni se unë dal.

Ardit Gjebrea: Po mirë dil (thotë Arditi teksa i zgjat dotrën)

Ardit Gjebrea: Do dalësh apo do rrish?

Afrim Bushi: Nuk kam me kë me u marr. Kam djersën time.

Ardit Gjebrea: Po mirë pra, për djersën tate, a mund ta gjeni rrugëzgjidhjen bashkë?

Afrim Bushi: E ka gjet rrugëzgjidhjen, por nuk i do qejfi.

Zonja Eni: Mua më vjen keq që është java e tretë, mendova se pas tre javësh vëllezërit duhej ta kishin gjetur gjuhën, por unë e shikoj akoma jo të qetë Afrimin. Sigurisht, Sytkiun nuk patëm fatin ta njohim kurrë, unë u uroj jetë të gjatë. Sytkiu duhet të më dëgjojë mirë sepse nuk është Afrimi që në fakt ka emrin aty në kontratë. Mua më vjen keq që Afrimi është kaq i acaruar, sepse Afrimin nuk e kemi akuzuar për asgjë, megjithëse preferoi që të vinte. Unë doja Sytki Bushin. Ferdinand Zeka dhe Shefqet Zeka ka thënë se do të vijë Sytki Bushi. Dhe përballë Sytkiut do të dilte Qemal Bushi. Tani u drejtohem Ferdinandit dhe Shefqetit, aktin e tij madhor Qemali e bëri, nuk është e lehtë të vish përballë publikut 3 javë dhe të përflitesh në të gjithë Shqipërinë. Dhe Qemali erdhi, Sytki Bushi nuk erdhi as në besë të Ferdinand Zekës, as të Shefqet Zekës. Megjithatë Afrim, edhe një herë më dëgjo mirë…Unë nuk jam pjesë e familjes suaj. Jam një njeri që kam vendosur që shqiptarëve t’u them vetëm të vërtetën. Dhe ty të konsideroj një shqiptar të mirë, një qytetar të ndershëm, që punon me lopë, me dhi dhe bravo të qoftë. Tani njihja të drejtën vëllait tënd se ia njeh të drejtën gjakut tënd. Ta ka bërë nëna jote. Do t’ia lëmë ligjit apo juve si vëllezër do të gjeni gjuhën e përbashkët?

Afrim Bushi: Unë me këtë nuk ec me ligj. Vetëm për atë që ka bërë në vitin 2007 dhe ka hyrë vetë e ka ndarë tokën.

Ardit Gjebrea: Zonja Eni me sa duket do të shihemi në gjyq.

Zonja Eni: Do të shihemi në gjyq, në Gjykatën e Apelit Durrës. Besoj dhe shpresoj, këtu janë bërë tri seanca të mirëfillta dhe besoj se është shumë e qartë kjo histori, pavarësisht se unë do të doja të mos shkonim në gjyq, që sot të kishim një dashuri mes vëllezërve. Megjithatë, faleminderit të gjithë shqiptarëve për dashurinë që kanë për ndërmjetësimin, por fundet nganjëherë nuk janë të mira./tvklan.al

Marre nga TPZ.al

Konspiracioni që po çmend botën, a ishte Shekspiri grua?

Dyshimet nëse Uilliam Shekspir, i ka shkruar vërtetë veprat që njihen ende sot si të tijat, janë aq të vjetra sa edhe vetë veprat e tij. Kandidatët alternative Frensis Bejkë, Kristofer Marlou; dhe Eduard de Ver, konti i 17-të i Oksfordit, vazhdojnë të kresojnë teoritë e konspiracionit.

Në kundërpërgjigje, studiuesit ortodoksë të Shekspirit janë të fiksuar pas dogmatizmit të tyre. Por, a ka menduar dikush ndonjëherë që të hipotetizojë që krijuesi i atyre personazheve, gra të jashtëzakonshme në veprat e Shekspirit, të mund të ketë qenë në fakt një grua? Dhe kush mund të ishte ajo.

Kritiku letrar Xhon Raskin është shprehur: ”Shekspiri nuk ka heronj, ai ka vetëm heroina”. Dhe një numër i madh i këtyre heroinave, refuzojnë t’u binden rregullave të kohës. Të paktën 10 prej tyre i sfidojnë baballarët e tyre, duke u betuar se do të gjejnë vetë partnerin e jetës. Tetë personazhe femra maskojnë veten si burra, për të shmangur kontrollet patriarkale, pra më shumë shkëmbime gjinore se sa mund të gjenden në veprën e ndonjë dramaturgu të mëparshëm anglez.

Por, pikëpamja mbizotëruese ishte se asnjë grua në Anglinë e periudhës së Rilindjes nuk shkroi për teatrin, sepse kjo ishte kundër rregullave. Megjithatë, studiuesit kanë vërtetuar kohët e fundit se gratë, kanë qenë të përfshira në veprimtarinë e shtëpive të ndryshme botuese. Për më tepër, 80 për qind e dramave të botuara në vitet 1580, u shkruan në mënyrë anonime, dhe ky numër nuk ra nën 50 për qind deri në fillim të viteve 1600.

Të paktën një studiues i njohur i Shekspirit, Filis Rakin i Universitetit të Pensilvanisë, sfidon supozimin e përgjithshëm që drama komerciale e asaj periudhe, nuk kishte asnjë femërore. Një gënjeshtër që demaskohet nga Gabriel Harvi, një kritik i njohur letrar i epokës elizabetiane. Në vitin 1593, ai i referohej fshehurazi një “gruaje fisnike të shkëlqyer’, që kishte shkruar 3 sonete dhe një komedi.

Po kush ishte kjo grua që shkroi një “vepër të pavdekshme”, në të njëjtin vit që u shfaq në shtyp edhe emri i Shekspirit, me poemën “Venusi dhe Adonisi”? Një kandidate është Meri Sidnej, kontesha e Pembrok (dhe motra e dashur e poetit të famshëm Filip Sidnej) – një nga gratë më të arsimuara të kohës së saj, përkthyese dhe poete.

Por, kandidatja që më ka intriguar më shumë, ishte një grua ekzotike dhe shumë më periferike se sa Sidnej, që ishte e mirënjohur. Jo shumë kohë më parë, mësova se “Globe Theater” në Londër, kishte nisur të shqyrtonte të dhënat e kësaj figure. Sezoni veror i vitit 2018 përfundoi me një shfaqje të re, “Emilia”, që fliste mbi një bashkëkohëse të Shekspirit, Emilia Basano.

E lindur në Londër në vitin 1569, në një familje emigrantësh venecianë – muzikantë dhe prodhues instrumentash, me gjasë me origjinë hebreje – ajo ishte një nga gratë e para në Angli që publikoi një vëllim me poezi (fetare, por që mbronte lirinë e grave dhe shprehej kundër shtypjes mashkullore).

Ekzistenca e saj, u zbulua në vitin 1973 nga historiani i Oksfordit Al Rouz, që spekuloi se ishte “zonja e errët” e përshkruar në sonetin e Shekspirit. Tek “Emilia”, dramaturgu Morgan Lloid Malkolm shkon një hap më tej: Shekspiri i tij është një plagjiator që përdor fjalët e Basanon, për mbrojtjen e famshme që Emilia u bën grave tek “Othello”.

A mundet që Basano të ketë kontribuar edhe më gjerësisht, dhe në mënyrë direkte në veprat e Shekspirit. Numri i skeptikëve mbi autorësinë e Shekspirit, është i madh, mes tyre emra të njohur si Ralf Ualdo Emerson, Uollt Uitman, Mark Tuein, Sigmund Frojd apo Çarli Çaplin. Idetë e tyre në lidhje me autorësinë e dramave dhe poemave ndryshojnë, por ata pranojnë se Shekspiri nuk është njeriu që i ka shkruar ato.

Dyshimi i tyre është i rrënjosur në fakte konkrete. Jeta e Shekspirit është dokumentuar mjaft mirë, sipas standardeve të periudhës. Por, asnjë dokument nga jeta e tij nuk e identifikon atë pa mëdyshje si një shkrimtar. Më shumë se 70 dokumente që ekzistojnë, e përshkruajnë atë si një aktor, një aksioner në një kompani teatrore apo si një investitor.

Ata tregojnë se ai shmangu taksat, se si u gjobit për këtë, dhe si iu nënshtrua një urdhri kufizues. Profili, është jashtëzakonisht koherent me atë të një sipërmarrësi të industrisë argëtuese të Rilindjes. Por, ajo që mungon është çdo shenjë që ai shkroi vepra.

Për më tepër, si arriti njeriu i lindur në Stratford, të kishte njohuri të gjera mbi ndodhitë në oborrin mbretëror të Elisabetës, të gjuhëve të shumta, mbi ligjet, astronominë, muzikën, ushtrinë apo territoret e huaja, veçanërisht qytetet veriore të Italisë?

Dhe fakt është, që Shekspiri nuk u arsmimua më pas moshës 13 vjeçare. Ndoshta ai ka udhëtuar shumë, i është bashkuar në një moment ushtrisë, apo ka punuar si mentor, apo që të treja bashkë sikurse kanë supozuar studiuesit. Megjithatë, asnjë prej këtyre përvojave nuk ekziston.

Ndërkohë, jeta e Emilia Basanos, përfshiu të gjithë diapazonin e dijeve të përshkruara në veprat e Shekspirit. Studuesi Xhon Hadson, e ka mbështetur prej vitesh këtë hipotezë. Në vitin 2014, ai botoi librin “Zonja e Errët e Shekspirit: Amelia Bassano Lanier, gruaja prapa dramave të Shekspirit?”.

Hadson, përmend aty shënimet e një mjeku dhe astrologu të kohës, të quajtur Sajmën Forman. Në adoleshencë, ajo u bë mësuese e Henri Karej, mjeshtër i argëtimit në oborrin mbretëror, dhe protekor i kompanisë teatrore të Shekspirit. Dhe, ky ishte vetëm fillimi. Nëse Basano ka qenë e dashura e Shekspirit, kjo nuk mund të thuhet me saktësi.

Hadson thekson, se Basano jetoi “një jetë në kufijtë e shumë botëve të ndryshme shoqërore”, që përfshin edhe diapazonin e botës letrrare të Shekspiri: referencat e saj të imtësishme mbi intrigat e oborrit; burimet e saj italiane, dhe orgjina e supozuar hebraike; muzika dhe feminizmi i saj. Dhe, gjurma e saj në dramat e Shekspirit, shtrihet për një periudhë të gjatë.

Ai, vë në dukje shumë përdorime të emrit të saj, duke cituar disa më të hershme, si për shembull Emilian tek “Komedia e gabimeve”. Më vonë, tek “Tregtari i Venedikut”, heroi romantik është një venezian me emrin Basanio, një tregues që autori ndoshta e dinte mbi lidhjen e Basanos me Venecian. Më tej, tek “Otello”, shfaqet një tjetër Emilia – gruaja e Jagos.

Më vonë, si gruaja e Henry Karej, Basano fitoi gjithnjë e më shumë qasje në botën e teatrit. Karej, kushëriri i mbretëreshës së Anglisë, mbante poste të ndryshme ligjore dhe ushtarake. Basano ishte tejet “e favorizuar nga Madhëria e saj, dhe nga shumë fisnikë”, vuri në dukje doktor Forman.

Pastaj, në fund të vitit 1592, Basano (tashmë 23 vjeçe) u dëbua nga oborri. Ajo ishte shtatzënë. Karej i ktheu paratë dhe xhevahirët e saj, dhe më vonë u martua me Alfonso Lanier, një muzikant i oborrit. Disa muaj më vonë, lindi një djalë. Bassano, u punësua më vonë në një familje fisnike, ndoshta si një mësuese e muzikës, dhe afërsisht një dekadë pas asaj hapi një shkollë.

Nëse ajo i shoqëroi të afërmit e saj, në udhëtimet e tyre përsëri në Italinë e veriut, kjo nuk dihet. Por, lidhja familjare me vendin e origjinës, ofroi mundësinë për njohjen në detaje me rajonin.

“Unë ndjeja gjithmonë diçka italiane, diçka hebreje tek Shekspiri”- do të shprehej Jorge Luis Borges për “The Paris Review” në vitin 1966.

“Ndoshta, anglezët e admirojnë për shkak të kësaj, pasi është kaq ndryshe nga ata”. Borges nuk ka përmendur ndjenjën “diçka femërore” për Bardin, megjithatë kjo përgjigje nuk ka pushuar kurrë të jetë pjesë e joshjes ndaj Shekspirit.

“The Atlantic” – Bota.al

The post Konspiracioni që po çmend botën, a ishte Shekspiri grua? appeared first on .

Marre nga

Kthehet nga puna dhe para shtëpisë gjen një ALIGATOR –

17:56, 9 Qershor 2019

Vetëm imagjinoni të vini nga puna dhe para derës së shtëpisë suaj të gjeni një krokodil.

Kjo gjë i ndodhi dikujt në Florida.

Michael Prestidge sapo kishte dalë nga puna e tij.

I lodhur dhe i gatshëm për t’u çlodhur, ai u nis për në shtëpi por u përshëndet nga një vizitor i papritur – një aligator, transmeton .

Michale menjëherë e thirri vëllanë e tij Rick.

“Mendova se do të ishte më i vogël dhe më i hollë se kaq”, shkroi Rick në Facebook.

 

Marre nga KlanKosova

“Gruaja s’ka frikë prej meje” Kujtim Gjuzi flet hapur për çështjet e zemrës: Ç’më tha në takimin e parë



Kujtim Gjuzi është një nga deputetët i cili u shndërrua brenda pak javësh ndër më të komentuarit për shkak të deklaratave të tij mediatike.

Ai është Kryetar i Partisë Konservatore dhe është bërë pjesë e parlamentit shqiptar pas djegies së mandateve të Partisë Demokratike.

Ditën e sotme, Gjuzi ka qenë i ftuar në ‘E Diell’ në ‘Top Channel’, ku përveç ideve të tij konservatore, ka folur dhe mbi çështjet e zemrës. “Gruaja të ka frikë apo të respekton?”, e ka pyetur Einxhel Shkira.

“Të them të drejtën ajo është drejtoreshë kardiologe dhe kur mendon me zemër nuk ka frikë fare. Kur fillon dhe futet te studimet akademike të kardiologjisë, në volumet 6000 faqe, aty fillon kupton si punon zemra.

Kur e njoha në fillim më tha: ‘Unë do e rregulloj zemrën tate’. Unë jam këtu me ju, jam i buzëqeshur”, është shprehur Kujtimi. Moderatorët e tjerë e kanë pyetur gjithashtu në lidhje me mendimet e tij konservatore dhe Gjuzi nuk ka hezituar t’i ndajë ato me publikun.

Në lidhje me meshkujt që preferojnë veshje në ngjyrë rozë, ai tha: “Nëse meshkujt bëhen liberalë, thotë Churcill, kanë një rrezik të bashkohen me meshkujt e tjerë. Prandaj unë zgjodha të bëhem konservator pas moshës 33 vjeç”.

Për sa i përket femrave që flasin lirshëm për jetën e tyre intime, sipas tij ato “janë larguar nga planeti i errësirës”.

Marre nga TPZ.al