Shoferët e BMW-së marrin më së shumti dënime në trafik- Burrat dënohen me nëntë përqind më shumë se gratë –

15:14, 11 Qershor 2019

Shoferët e makinave BMW ka më shumë mundësi të marrin dënime për shkeljen e rregullave të trafikut.

Sipas një studimi të realizuar nga Money Super Market, ka analizuar mbi gjashtë milionë dënime gjatë pesë viteve të kaluara.

Këto dënime përfshinin vozitjen e shpejtë, vozitjen në gjende të dehur, kalimi kur është semafori i kuq, aksidentet e të tjera.

Vozitësit e serive 730d kanë qenë në krye të listës, pastaj janë ata të 225d dhe Maserat GranTurismo.

Ndërsa më së paku dënime kanë vozitësit e veturës Rover, Ford KA, Hyundai dhe Nissan.

Burrat kanë probalitet të dënohen më shumë se gratë me 9 përqind.

Marre nga KlanKosova

Premiera në Shkodër, Kujto.al sjell jetën e Hafiz Ali Krajës


Një film dokumentar për klerikun e shquar shkodran Hafiz Ali Kraja, “Kryet nalt” u shfaq mbrëmë premierë në kinemanë e qytetit të Shkodrës, në praninë e qindra pjesëmarrësve.

Ky dokumentar, i realizuar nga gazetarja Luljeta Progni me Fondacionin Kujto.al, tregon kalvarin e gjatë të persekutimit të një prej klerikëve shqiptarë më të ditur, diplomuar në tre universitete dhe zotërues i gjashtë gjuhëve të huaja.

Kalvari i gjatë i persekutimeve që nga internimi prej fashistëve italianë, përndjekja ndaj tij dhe familjes prej komunistëve dhe vuajtjet për 18 vjet në kampet e punës e burgun e Burrelit, ishin pjesë e dokumentarit.

Themeluesi i Fondacioni Kujto, Agron Shehaj, u shpreh se fatkeqësisht një pjesë e madhe e shoqërisë kërkon të mos shohë, ose më keq, të mohojë krimet e komunizmit.

“Në fakt, mohuesi kryesor i krimeve të komunizmit është pikërisht shteti, dhe për të kuptuar këtë, mjafton të shohësh librat shkollorë që nuk kanë asnjë fjali për krimet e komunizmit.

Në këto kushte i takon shoqërisë civile, njerëzve të thjeshtë të bëjnë sa më shumë që viktimat e regjimit komunist mos të harrohen, dhe fondacioni kujto dhe cikli i dokumentarëve ka pikërisht këtë qëllim”, tha Shehaj.

Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu vlerësoi dokumentarin duke shprehu falënderime për kontributin e fondacionit Kujto, dhe u ndal në trashëgiminë shpirtërore dhe intelektuale të Hafiz Ali Krajës.

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi tha se Hafuz Ali Kraja është pjesë e trashëgimisë së madhe të Shkodrës dhe ende sot mes banorëve të saj kujtohet kleriku i ditur.

“Kryet nalt” është i 6-ti dokumentar që vjen i prodhuar nga Fondacioni Kujto.al, i themeluar nga Agron Shehaj.

Ky cikël dokumentarësh, së bashku me punën kërkimore të evidentimit të krimeve dhe viktimave të komunizmit të publikuara në internet, synojnë rritjen e kulturës së kujtesës në shoqërinë shqiptare, për të dënuar krimet e komunizmit.

Marre nga TPZ.al

Nxirret nga oqeani krijesa e çuditshme, shkencëtarët habiten kur e shikojnë

Së fundmi, një kalimtar ka parë një krijesë të çuditshme teksa ishte duke bërë një shëtitje në bregdetin e Karolinës së Veriut.

Ai u habit nga pamja e saj dhe e nxorri në foto në Facebook, ku kërkonte nga publiku nëse mund ta identifikonin krijesën.

Mirëpo, ekspertët e shërbimit të Parkut Kombëtar e kanë parë krijesën dhe akoma nuk munden t’i japin një përgjigje se çfarë është kjo gjallesë. Disa mendojnë se ajo është një peshk i dekompozuar puf.

The post Nxirret nga oqeani krijesa e çuditshme, shkencëtarët habiten kur e shikojnë appeared first on Zonë E Lirë.

Burimi

Menduan se ishte një kafshë e lënduar, gjejnë foshnjën e braktisur në qese –

8:20, 11 Qershor 2019

Tri motra të shqetësuara nxituan në pyll pasi dëgjuan disa klithma për të cilat fillimisht menduan se ishin të një kafshe por gjetën një fëmijë të porsalindur.

Kayla Ragatz dhe motrat e saj kontrolluan pemët pranë shtëpisë së tyre në Georgia, të enjten e kaluar pasi dëgjuan britma të çuditshme, transmeton .

Motrat e dëgjuan sërish zërin dhe i treguan babait të tyre Alan Ragatz.

Alan dhe vajzat e tij shkuan në pyll dhe u habitën kur zbuluan se tingulli po vinte nga një vajzë e porsalindur.

“Ne shkuam dhe e morëm. Ishte një fëmijë i mbështjellë në një qese plastike dhe ne thirrëm 911. Ajo ishte gjallë. Po qante prandaj menduam se ishte një shenjë e mirë. Falënderoj vajzat e mia sepse ato më lajmëruan. Vajza kishte vetëm një orë që kishte lindur sepse kishte akoma kordonin e saj kërthizor”, tha Alan.

Pasi Alan dhe vajzat e tij thirrën policinë, foshnja u dërgua në spital ku edhe iu dha ndihma e parë. Gjendja e saj tani është e qëndrueshme.

Marre nga KlanKosova

Moti sot, temperatura deri 37°C


Gadishulli i Ballkanit është në ndikimin e periferisë së presionit të ulët atmosferik e cila do të influencojë mot pjesërisht të stabilizuar në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë .

Fillimi i javës datë 10 Qershor 2019: Moti do të jetë me kthjellime dhe prani të vranësirave të cilat në orët e mesditës do të pasohen nga reshje të izoluara në Juglindje dhe Verilindje të vendit.

Era do të jetë me drejtim Verilindje me shpejtësi 10-12 m/sek në bregdet.

Valëzimi i forcës 4 me lartësi vale 1,0–1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat min dhe max:

Zonat malore 17/31°C

Zonat e ulëta 19/c

Zonat bregdetare 20/35°C

Marre nga TPZ.al

ADN-ja tregon historinë e verës, vreshta e kultivuar 900 vjet –

23:20, 10 Qershor 2019

Francezët sot ndoshta konsumojnë verë të prodhuar nga një rrush identik me atë të përdorur në kohët mesjetare.

ADN-ja nga fara e lashtë e rrushit tregon vreshta pas një lokali të lashtë është kultivuar vazhdimisht për 900 vjet.

Rrushi i lashtë i gjetur në vendet arkeologjike zbulon gjithashtu atë që romakët e kultivuan në vreshtat e tyre 2,000 vjet më parë.

Ata mund të kenë bërë verëra shumë të përafërta me Pinot Noir dhe Syrah, sipas shkencëtarëve.

Ka dyshime se disa varietete të rrushit që përdoren në verën moderne janë identike me bimët e rritura qindra vjet më parë.

Studiuesit kanë krahasuar ADN-në nga 28 fara rrushi nga Epoka e Hekurit, vendet arkeologjike romake dhe mesjetare në të gjithë Francën në një bazë të dhënash gjenetike të vreshtave moderne.

“Ne gjetëm një farë rrushi mesjetar nga Franca qendrore që lidhet drejtpërsëdrejti me Savignin blanc”, tha Dr Nathan Uells, nga Universiteti i Jorkut.

“Është një lloj rrushi që është rritur sot në Francë dhe ne shohim se ka një lidhje të drejtpërdrejtë për 900 vjet, që do të thotë se njerëzit kanë marrë këtë hardhi dhe e kanë futur atë me prerje për më shumë se 900 vjet”.

Marre nga KlanKosova

Ngatërroi daljen emergjente me tualetin, pasagjeri shkakton vonesën prej 7 orësh në aeroportin e Manchesterit

MANCHESTER- Një pasagjer gjatë një fluturimi nga Mbretëria e Bashkuar për në Pakistan, e më pas në aeroportin e Manchesterit, shkaktoi vonesa të mëdha, pas hapjes së derës së daljes emergjente, në përpjekje për të arritur në tualet, teksa avioni ishte ende në tokë.

Paketa e fluturimit 702 të Pakistanit Ndërkombëtar (PIA) duhej të fluturonte nga Manchesteri, në Britani të Madhe, në Islamabad, Pakistan, ditën e premte, por pësoi një vonesë prej shtatë orësh, sipas linjës ajrore.

Një zëdhënës i linjës ajrore tha për CNN se pasagjeri kishte hapur derën, duke menduar se ishte banjo, por fatmirësisht të gjithë pasagjerët ishin të sigurtë.

Aeroporti i Manchesterit refuzoi të komentojë incidentin e së premtes.

Marrë dhe përshtatur nga: CNN

(a.m/dosja.al)

The post Ngatërroi daljen emergjente me tualetin, pasagjeri shkakton vonesën prej 7 orësh në aeroportin e Manchesterit appeared first on .

Marre nga

“Nesër KQZ shqyrton kërkesën e gruas së Kujtim Gjuzit për divorc”

I njohur si “njeriu i memeve”, Genc Sejko godet sërish. Ai ka ironizuar vendimin e sotëm të KQZ-së, e cila nuk pranoi vendimin e Presidentit Ilir Meta për çdekretimin e datës së zgjedhjeve.

Duke u nisur nga zhvillimet në KQZ, Sejko me ironi shkruan se nesër ky institucion do të ketë në rend dite kërkesën e gruas së Kujtim Gjuzit për divorc.

Kujtojmë që KQZ vendosi të zhbëjë dekretin e Presidentit të Republikës për anulimin e zgjedhjeve. Kryetari i KQZ-së, Klement Zguri u largua në mënyrë demonstrative nga mbledhja duke thënë se asnjëherë më parë dekreti i Presidentit nuk është vënë në diskutim. Mbledhja u drejtua nga nënkryetari Denar Biba, përfaqësues i PS që ka drejtuar mbledhjen.

Biba e quajti dekretin e Presidentit të Republikës Ilir Meta një akt administrativ absolutisht të pavlefshëm dhe akuzoi Kreun e Shtetit se refuzon të zbatojë urdhërimin kushtetues për caktimin e një date zgjedhjeje.

Marre nga TPZ.al

Një grua hapi aksidentalisht derën e daljes emergjente në vend të derës së tualetit (FOTO+VIDEO) –

17:34, 10 Qershor 2019

Një grua aksidentalisht ka hapur derën e emërgjencës në vend të atij të toaletit.

Kjo fluturimit të kompanisë “Pakistan Airlines”, i cili do të nisej nga Manchester-i, është shtyrë për gati tetë orë.

Sipas Indenpendent, fluturimi ishte gati të realizohej për në Islamabad, dhe udhëtarët ishin paralajmëruar ishin paralajmëruar për vendosjen e rripave të sigurisë, ndërkohë një grua kishte vendosur të shkonte në tualet.

Ajo e hapi gabimisht derën L5, e cila ndodhet në pjesën e pasme të aeroplanit, pranë derës së tualetit.

Zakonisht, anëtarët e ekuipazhit të aeroplanit ulen te dalja emergjente, por nuk është e qartë pse ata dështuan ta parandalojnë këtë incident.

Përmes një deklarate, kompania “Pakistan International Airlines” tha: “Një udhëtare e hapi gabimisht derën për dalje emergjente”, gjatë ditës së premte.

Pas këtij rasti, nisja e fluturimit u ndërpre menjëherë dhe të gjithë udhëtarët u larguan nga aeroplani.

Aeroplani u nis më në fund nga Mançesteri në orën pes% të mëngjesit të së shtunës me një numër më të vogël udhëtarësh.

Marre nga KlanKosova

Mendoni se ai po iu tradhëton? Me këto shenja e merrni vesh direkt!

Si mund ta kuptoni nëse partneri juaj po iu tradhton me të vërtetë dhe se nuk është thjesht një dyshim i juaji?

Të gjitha këto ua tregon gjuha e trupit e partnerit tuaj. Më poshtë po ju rendisim veprimet që e tregojnë këtë gjë.

Shenja e parë ai merret me veten shumë herë më tepër se më parë.

Shenja e dytë, nuk ju përkëdhel më, pasi keni krye marrëdhënie intime.

Shenja e tretë, ai fsheh gjithmonë pëllëmbët e duarve.

Shenja e katërt, përpiqet gjithmonë të ndërrojë temë sa herë diskutohet për tradhtinë në çifte.

Shenja e pestë dhe më e rëndësishmja, ai kurrë nuk do e lërë telefonin vend e pa vend nëse ju tradhton.

Dhe as nuk do t’ua lërë ta prekni telefonin e tij me dorë, pa qenë ai i pranishëm.

The post Mendoni se ai po iu tradhëton? Me këto shenja e merrni vesh direkt! appeared first on Zonë E Lirë.

Burimi