Në Gjakovë nderohen 180 personalitete

Në vigjilje të Ditës së Çlirimit, Komuna e Gjakovës do të ndajë mirënjohje për për 180 personalitete me prejardhje nga ky qytet, kontributi i të cilëve është shtrirë në nivel vendi por edhe jashtë kufijve të Kosovës.

Kjo ngjarje është një nga aktivitetet për shënimin e 20-vjetorit të çlirimit të Gjakovës.

Gjatë ditës së sotme është paraparë edhe inaugurimi i fushës sintetike të futbollit në Shkugëz dhe themelimi i Akademisë së Futbollit “Naim Kryeziu”.


Në këtë ngjarje do të marrin pjesë edhe ministri i MKRS-së, Kujtim Gashi dhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Ndërsa, prej orës 18:30 do të mbahet koncert i Ansamblit Muzikor të Qytetit në shkollën e muzikës “Prenk Jakova”.

Marre nga GazetaBlic

200 mysafirë me rëndësi, në Berlin shënohet 20 vjetori i çlirimit të Kosovës –

7:16, 13 Qershor 2019

Nën organizimin e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Gjermani, në Berlin mbrëmë, në hapësirat e Commerzank, ndërtesë kjo e cila është pranë Portës së Brandenburgut është shënuar 20 Vjetori i Çlirimit të Kosovës.

Të pranishëm në këtë manifestim ishin më shumë se 200 mysafirë- Ambasadorë të vendeve mike të Kosovës të akredituar në kryeqytetin e Gjermanisë, përfaqësues të Qeverisë së Gjermanisë nga Zyra e Kancelares Merkel, Ministria e Jashtme, ajo e Mbrojtjes dhe të Ministrive tjera. Të ftuar të veçantë në këtë mbrëmje ishin edhe Ambasadori i SHBA-ve në Gjermani Richard Grenell dhe ambasadorë të shteteve mike të akredituar në Berlin si dhe përfaqësues nga Qeveria e Gjermanisë, njofton .

Ambasadori i Kosovës në Gjermani Beqë Cufaj në fjalën e rastit pasi ka falenderuar për angazhimin gjerman para, gjatë dhe pas luftës ka thënë që Kosova nuk ka vend më mik në Europë sesa Gjermaninë dhe se për këtë tregon edhe vet prania e shtetasve të Kosovës në këtë vend.

Fjalë rasti në emër të Qeverisë së Gjermanisë ka mbajtur edhe Ambasadorja Bettina Cadenbach, shefe e çështjeve të Sigurisë në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë si dhe ish- Shefi i KFOR-it në Kosovë dhe aktualisht Komandanti i forcave të NATO-s për Europën Veriore, Erhard Bueheler.

 

 

Marre nga KlanKosova

Pikëpyetjet e Parisit – GazetaBlic

Samiti i Parisit, i paraparë të mbahet në fillim të muajit të ardhshëm, ka gjasë të dështojë. Një mundësi të tillë ditë më parë e ka konfirmuar edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ndonëse sipas tij ky dështim mund të ndodhë pa fajin e Kosovës, shkruan gazeta “Zëri”.

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron kanë planifikuar organizimin e Samitit të Parisit më 1 dhe më 2 korrik 2019, duke synuar që t’i japin shtytje dialogut Kosovë – Serbi.

Por pala serbe po refuzon të ulet në tavolinën e bisedimeve pa heqjen e taksës 100 për qind nga pala kosovare. Edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq dy ditë më parë në një takim në Parlamentin e Serbisë ka thënë se është gati e sigurt se nuk do të ketë takim të Parisit. “Ky është mendimi im, do të shohim nëse kam të drejtë, shkruan tutje “Zëri”.


Ne gjithsesi do të shkojmë nëse jemi të ftuar. Druaj se vlerësimi im është i saktë, por shpresoj të gaboj. Mungesa e një zgjidhjeje nuk duhet të jetë kapsulë për të krijuar ndonjë lloj konflikti”, ka thënë ai. Më tej Vuçiq ka thënë se bisedimet nuk do të vazhdojnë derisa Kosova nuk e heq taksën. Edhe pse vazhdimisht është përmendur tarifa e vendosur ndaj produkteve serbe, nga Zyra e kryeministrit kanë thënë për “Zërin” se takimi i Parisit nuk ndërlidhet me taksën.

Marre nga GazetaBlic

Çka do të ndodhte nëse bomba më e fuqishme bërthamore do të shpërthente në hapësirë?

Të gjithë e dimë se shpërthimi bërthamor në tokë sjellë efekte katastrofike në gjithë zonën përreth. Por, çfarë nëse njerëzimi e shpërthen bombën bërthamore në hapësirë? Videoja e publikuar më poshtë shpjegon në detaje pasojat që do të mund të sillte një veprim i tillë, shkruan Business Insider.

Në fakt një gjë e tillë kishte ndodhur dhe konsiderohet si testi me rrezikshmërinë më të madhe në histori të njerëzimit. Ishte viti 1962, kur qeveria amerikane lansoi bombën 1.4 megaton nga ishulli Johnston të cilën e shpërtheu rreth 400 kilometra mbi Oqeanin Paqësor, që mund të krahasohet me lartësinë e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor që është sot.

Shpërthimi gjeneroi një top gjigant të zjarrtë që më pas shkaktoi sasinë e madhe të energjisë ndryshe e njohur si pulsi elektromagnetik apo EMP, që është shpërndarë në mbi njëmijë kilometra.


EMP shkakton shpërthimin e energjisë që shkatrron çdo pajisje elektronike. Edhe ky shpërthim nuk ishte ndryshe. Në gjithë territorin e Havait, semaforët dhe ndriçimi publik u shkatërrua, linjat telefonike dështuan, radarët dhe sistemi i navigimit doli nga përdorimi, duke mos përmendur gjashtë satelitët që nuk i përgjigjeshin kullave të kontrollit.

I gjithë ky dëm u shkaktua nga bomba 1.4 megaton. E bomba Tsar që ishte bomba më e madhe bërthamore e asaj kohe që asnjëherë nuk shpërtheu ishte prej 50 megaton. Por, çfarë do të ndodhte nëse një bombë e tillë do të shpërthente mbi SHBA-të?

Pasi që nuk ka atmosferë në hapësirë, nuk do të krijohet reja në formë të kërpudhës dhe nuk do të kishte shpërthim që do të shkaktonte shkatërrim në masë. Përkundrazi, do të ishim dëshmitarë të një topi të zjarrtë katër herë më të madh sesa ai i bombës së vitit 1962. Dhe nëse do ta shikonit drejt për vetëm 10 sekonda, sigurisht se do t’i dëmtonit përgjithmonë sytë.

Edhe satelitët nuk do të shpëtonin më lehtë. Rrezatimi nga shpërthimi do të “piqte” qindra instrumente të ndryshme, përfshirë satelitët për komunikim, ata ushtarakë për spiunim si dhe teleskopin Hubble. E astronautët që janë në bord në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor do të rrezikoheshin nga helmimi dhe rrezatimi.

Sa i përket njerëzve në tokë, do të ishin të sigurtë. Shpërthimi do të ishte aq larg tokës, sa që niveli i lartë i rrezatimit nuk do të prekte asnjë njeri në tokë. Por, kjo nuk na ofron komoditet që të mos brengosemi për asgjë. Pulset elektromagnetike do të mbulonin 1/3 e Shteteve të Bashkuara, duke shkatërruar plotësisht rrjetin e energjisë si dhe pajisjet elektronike ngjashëm me goditjen e rrufesë.

Sikur kjo të mos mjaftonte, rrezatimi gjithashtu do të kishte kontakt me oksigjenin dhe nitrogjenin në atmosferë, duke krijuar aurora në afërsi të vendit të shpërthimi që do të zgjasnin për ditë të tëra. Por, të jemi të qartë, një gjë e tillë sigurisht se kurrë nuk do të ndodhte, kjo pasi që pajisjet super-termobërthamore sikurse bomba Tsar nuk ekzistojnë.

Por, edhe nëse do të ndodhte, bomba Tsar peshonte rreth 27 mijë kilogramë, dhe pak raketa në botë do të mund ta dërgonin një peshë të tillë në hapësirë. Kështu që njerëzimi nuk ka nevojë të bëjë panik. Videoja është realizuar nga fizikanë të laboratorit kombëtar Los Alamos.

Marre nga GazetaBlic

Aksident i rëndë në Shkup, dy të vdekur – njëri nga ta 20 vjeçar –

7:32, 13 Qershor 2019

Në rrugën 1 maji në Shkup në drejtim të Draçevës ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku mes dy makinave.

Në aksident sipas dëshmitarëve kanë ndërruar jetë dy persona, njëri nga ta vetëm 20 vjeç, shkruajnë mediat maqedonase, njofton

Marre nga KlanKosova

Sot temperaturat do të shkojnë mbi 33 gradë celsius

​Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar një tjetër ditë me diell dhe me temperatura të larta në vendin tonë.

Sipas tyre, termometri sot do të kalojë mbi 30 gradë celsius.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-16 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-33 gradë celsius.


Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-9m/s.

Marre nga GazetaBlic

LDK dhe VV merren me mocionin anti-qeveritar (VIDEO)

Kryetari i LDK-së,Isa Mustafa dhe ai i VV-së,Albin Kurti, nuk u panë të mërkurën  në  manifestimin qendror për shëmimin e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Këta dy lider të partive opozitare të mërkurën hartuan plane për rrëzimin e qeverisë.

I par i Vetëvendosjes  Albin Kurti në shënimin e 14 vjetorit të themelimit të partisë në një konferencë për media, tha se qeverisë aktuale i ka ardhur fundi.

Kronikë e zgjeruar nga gazetari Rilind Matoshi.

Marre nga KlanKosova

Si reagoi UÇK-ja gjatë çlirimit? (VIDEO)

Nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, më 12 qershor të vitit 1999, ishin të përgatitur për pritjen e NATO-s.

Madje, dy javë para se trupat të zbarkonin nga pikat kufitare ishin vënë kontaktet me ta.

Disa detaje të pathëna deri tani i ka zbuluar ish-komandanti i UÇK-së Agim Çeku.

Kronikë e zgjeruar nga Enis Reçica.

 

 

Marre nga KlanKosova