Horoskopi javor 4- 10 mars 2019

Dashi

Nëse nuk doni që gjërat t’iu ecin keq gjatë kësaj jave duhet të tregoheni më të përgjegjshëm dhe të qetësoheni. Ju të dashuruarit duhet të bëni shumë kujdes nga ndikimi pervers i Neptunit. Papritur personi me të cilin ndani jetën mund të ndryshojë dhe do ju dalin plot keqkuptime. Veten me qetësi dhe dialog mund t’i zgjidhni problemet. Ju beqarët do influencoheni pozitivisht nga yjet dhe optimizmi do iu shoqërojë në çdo moment. Ka mundësi që nga mesi i javës të bini kokë e këmbë në dashuri me disa persona dhe mund të ndërmerrni hapa të mëdha. Financat do jenë të begata. Edhe gjendja shëndetësore ka mundësi të përmirësohet shumë dhe do ndieni energjikë. Në punë do jeni të përgjegjshëm dhe nuk do bëni gabime aspak.

Demi

Hëna do ju ndihmojë mjaft gjatë kësaj jave për t’u përqendruar më tepër dhe për të mbjellë farat e arritjeve të mëdha. Falë Venusit, për ju të dashuruarit ka mundësi që jeta të ecë më së miri. Do gjeni gjuhën e përbashkët me partnerin dhe do përjetoni të dy emocione të këndshme. Ju beqarët gjithashtu do mbështeteni nga yjet dhe do afroheni më tepër me personin që keni rënë kokë e këmbë në dashuri. Sipas Dritare.net, financat në përgjithësi do jenë të stabilizuara megjithatë nuk duhet të rrezikoni shumë duke shpenzuar shuma marramendëse. Shëndeti do ketë disa shqetësime të vogla, por asgjë për t’u shqetësuar. Një kur me vitamina dhe një gjumë më i mirë do ju rikthejnë shpejt në formë. Në punë do bëni më shumë përpjekje se më parë dhe situata do vijë duke u përmirësuar ndjeshëm.

Binjakët

Hëna do ju detyrojë këtë javë të qëndroni statikë dhe t’i bëni gjërat si zakonisht. Në bazë të sjelljes do vijnë edhe rezultatet. Nëse jeni në një lidhje ka mundësi që të kaloni ditë rutinë. Shpesh herë kjo do ju duket mbytëse, por kujdes mos bini pre e ndonjë provokimi nga dikush. Disa do mundohen vetëm t’iu lëndojnë. Ju beqarët do keni një javë të zakonshme dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Do ju duhet të prisni ende disa kohë për të bërë ndryshime. Financat ka mundësi të mos i menaxhoni si duhet dhe në fundjavë do ju dalin vështirësi. Shëndeti herë do jetë i mirë dhe herë mund të ketë disa shqetësime të vogla. Kujdesuni pak më tepër për të. Në punë do ju duhet më shumë durim, këmbëngulje dhe largpamësi për të arritur majat.

Gaforrja

Gjatë kësaj jave do jetoni në një atmosferë shumë të këndshme dhe do ndiheni më të sigurt në vetvete. Emocionet që do përjetoni do jenë të mëdha. Për ju të dashuruarit do jetë periudhë e mbushur me çaste të lumtura. Do ndiheni gjithë kohës mirë pranë atij që dashuroni. Ju beqarët do keni plot takime interesante të cilat do i shfrytëzoni në maksimum. Shumë gjëra do ndryshojnë që ditën e mërkurë. Në planin financiar nuk duhet të ndërmerrni rreziqe vetëm që ta ndryshoni situatën në të cilën ndodheni. Për shëndet më të mirë, merruni me aktivitet fizik dhe ushqehuni në mënyrën më të mirë të mundshme. Në punë do keni vështirësi për t’i konkretizuar të gjitha planet, por me pak sakrifica do mund t’ia dilni mbanë. Pranojeni edhe mbështetjen e kolegeve.

Luani

Gjatë kësaj jave do përjetoni ndjesi të çuditshme dhe në disa momente nuk do jeni shumë të ndërgjegjshëm për hapat që duhet të hidhni. Po nuk u treguat më të organizuar do keni vetëm humbje. Për ju të dashuruarit do jetë periudhë e vështirë do jete. Do jeni shumë kokëfortë dhe nuk do pranoni të bëni ato që do ju kërkojë partneri. Po nuk ndryshuat do pendoheni për gjithë jetën. Ju beqarët do i riktheheni një lidhjeje të vjetër, por kësaj here do mendoheni me kujdes para se të hidhni hapa. Në planin financiar do ju duhet akoma më tepër maturi dhe përkujdes. Hua nuk duhet të jepni për asnjë lloj arsyeje. Shëndeti do jetë i kënaqshëm. Nuk do i ndieni më as shqetësimet që kishit nga stomaku dhe nga shtylla kurrizore. Në punë do jeni pasivë dhe do i lini gjërat pas dore. Koleget do përfitojnë nga kjo sjellje e juaja dhe ju do humbni shumë.

Virgjëresha

Javë përgjithësisht e qetë do jetë kjo për ju. Tregohuni të butë dhe të matur në çdo moment. Për ju të dashuruarit do jetë periudhë pozitive. Do pajtoheni me partnerin dhe do i shihni gjërat me një sy krejtësisht tjetër. Edhe momentet intime do shtohen. Ju beqarët do keni plot mundësi si për aventura kalimtare ashtu edhe për lidhje serioze. Do jetë në dorën tuaj më pas nëse do përfitoni apo jo. Buxheti nuk do jetë në gjendjen më të mirë të mundshme, por kjo nuk do të thotë që ju nuk do kryeni dot shpenzimet e nevojshme. Turbullirat yjore do sjellin shqetësime shëndetësore. Do ndiheni të lodhur, pa fuqi dhe mund të keni dhimbje në disa pjesë të trupit. Në punë do i arrini një e nga një të gjitha objektivat që i kishit vënë vetes.

Peshorja

Do keni shumë fat gjatë kësaj jave dhe arritjet do ju inkurajojnë për të hedhur edhe hapa të tjera më vonë.  Venusi, perëndesha e dashurisë do iu vizitojë ju të dashuruarve. Gjërat mes jush dhe partnerit kanë për të ecur më mirë dhe pasioni ka gjase të shtohet. Ju beqarët gjithashtu do ndiheni të lumtur pasi që ditët e para do vendosni të filloni një lidhje me personin që e keni njohur para disa kohësh. Në planin financiar duhet të tregoheni të kujdesshëm edhe sikur gjendja të jetë e mirë. Po filluan problemet situata mund të marrë shpejt tatëpjetën. Gjendja shëndetësore ka për të qenë shumë herë më e mirë se një javë më parë. Do ndiheni energjikë. Sipas Dritare.net, në punë do jeni luftarakë dhe mjaft elokuentë. Çdo gjë që keni dashur do e arrini.

Akrepi

Gjatë kësaj jave do ketë zhvillime shumë të rëndësishme në jetën tuaj dhe mund të ndiheni herë pas here në presion të madh. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia juaj do jetë e privilegjuar. Do keni një komunikim të ngrohtë me partnerin dhe nuk do keni as mosmarrëveshjen më të vogël. Mund të merrni edhe vendime të mëdha. Ju beqarët do jeni mjaft entuziastë sepse më në fund do arrini ta bëni për vete personin për të cilin keni ëndërruar gjithë këto kohë. Në planin financiar do iu jepet mundësia ta përmirësoni mjaft situatën. Përfitoni nga kjo për të hequr edhe disa para mënjanë. Gjendja shëndetësore nuk do jetë e keqe, përveç ndonjë dhimbje koke apo shpine që mund të ndieni për pak momente. Në punë do ndryshoni tërësisht profil, por do keni më tepër arritje.

Shigjetari

Gjatë kësaj jave do jeni të bindur për rrugën që duhet të ndiqni dhe nuk do ndiheni më në ankth si më patë. Ju të dashuruarit duhet të përkujdeseni më tepër për partnerin tuaj dhe nuk duhet ta lini atë pas dore. Përgatisni surpriza për të dhe mos reshtni se ja shprehuri ndjenjat me mënyra nga më të ndryshmet. Ju beqarët do keni plot takime premtuese, por nuk do ndiheni ende gati të hidhni hapa. Shfrytëzojeni këtë periudhe për t’u njohur më mirë e më pas hidhni hapa. Sektori i financave do ketë përmirësime të jashtëzakonshme. Shpesh nuk do ju besohet se po ju ndodhin juve këto. Shëndeti do fillojë të përmirësohet pas të martës. Nuk do keni më asnjë lloj shqetësimi. Në punë do mbizotërojë gjatë gjithë kohës rutina.

Bricjapi

Gjatë kësaj jave do jeni shumë të ndërgjegjshëm për hapat që duhet të hidhni dhe do e dëgjoni zërin tuaj të brendshëm. Nëse keni një lidhje marrëdhënia juaj do ketë prioritet absolut. Mund të lini shumë gjëra të tjera pas dore vetëm e vetëm që të kaloni më tepër kohë me partnerin dhe të dashuroheni si ta ndieni. Ju beqarët do jeni flirtues në pafundësi dhe do e keni shumë më të thjeshtë ta bëni për vete këdo që do pëlqeni. Buxheti nuk do jetë i keq në fillim të javës, por për shkak të shpenzimeve të konsiderueshme që do kryeni, gjendja mund të përkeqësohet. Mundohuni vetëm mos arrini fundin sepse zor se do rimëkëmbeni më pas. Shëndeti do lërë për të dëshiruar. Do keni shqetësime të njëpasnjëshme. Në punë mos u tregoni të pamatur, por mendohuni para se të veproni.

Ujori

Urani do ju nxjerrë nga rutina ku keni rënë gjatë kësaj jave. Çdo ditë ka për të qenë më e veçantë. Nëse keni një lidhje kjo periudhë nuk do fillojë shumë mirë. Shpesh do ndiheni konfuzë dhe nuk do dini çfarë hapash të hidhni. Vetëm pas të premtes situata do normalizohet. Ju beqarët duhet të tregoheni sa më realistë dhe nuk duhet të kërkoni gjëra të pamundura. Saturni do ju ndihmojë të ruani ekuilibrin në planin financiar. Do ecni me llogari dhe kjo do i mbajë larg problemet. Shëndeti do jetë i mirë. Edhe nëse keni qenë me grip apo keni pasur shqetësime të ndryshme, do ndiheni disi më të qetë. Në punë do keni pengesa të njëpasnjëshme dhe me zor do i arrini objektivat që i kishit vënë vetes.

Peshqit

Nëse doni që gjërat t’iu ecin mirë gjatë kësaj dite duhet t’i tregoni synimet tuaja dhe të bëni përpjekje për të arritur atë që doni. Nëse keni një lidhje mos u tregoni të padrejtë me partnerin tuaj sepse ka rrezik që ta largoni atë nga vetja. Mundohuni nga ana tjetër të ruani qetësinë dhe të bëni pak më tepër lëshime. Ju beqarët do keni ditë pozitive dhe nga mesi i javës mund të takoni edhe persona interesantë. Në planin financiar do ketë veçse përmirësim të situatës dhe do arrini t’i kryeni disa shpenzime më tepër nga zakonisht. Shëndeti nuk do jetë në formën më të mirë, sidomos nëse kohët e fundit keni mbajtur dieta ekstreme. Në punë do merrni promocione për shkak të arritjeve që keni pasur. Shefat do ju shprehin se ndihen të privilegjuar që ju kanë në stafin e tyre.

The post Horoskopi javor 4- 10 mars 2019 appeared first on Gota News.

GotaNews

Horoskopi mujor, dashuria, puna, financat për mars 2019

Ky është horoskopi për muajin mars 2019. Njihuni me parashikimin për punën, dhe ndjenjat, si do ecë ky muaj për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Dashuria: Në këtë kohë të vitit ndjenjat kërkojnë qetësi. Ata që kanë përjetuar një ndarje mund të bëjnë takime interesante dhe dëshira për dashuri mund të jetë aq e fortë sa të fillojë një histori të re. Në fakt, mund të ketë emocione të mira për Dashin dhe shumë keqkuptime do të lënë hapësirë ??për një mirëkuptim të fortë dhe të papritur. Ata që mbajnë këmbët në dy këpucë duhet të shmangin kompromise dhe të flasin qartë. Parashikohet një takim i veçantë në dekadën e fundit të muajit.

Puna: Ka shumë inovacione në punë, më në fund aktivitetet e kryera do të rriten dhe dikush mund të bëjë propozime. Pas një periudhe të vështirë, shumë Dash do të jenë në gjendje të ndërtojnë diçka konkrete dhe madje edhe nëse është e vështirë të arrihet suksesi. Ata që kanë një aktivitet të pavarur mund të gëzojnë një qiell interesant dhe hyrja e Diellit në shenjë në fund të muajit do të përmirësojë gjërat. Mund të vijnë bashkëpunime të reja, të cilat do të jenë mjaft interesante dhe do të lejojnë që situata ekonomike të stabilizohet.

Demi

Dashuria: Në dashuri, të lindurit e Demit në këtë muaj do të ketë një moment reflektimi. Kush ka në mendje projektet e bashkëjetesës ose martesa mund të fillojnë të planifikojnë për të qenë në gjendje t’i realizojnë në muajt në vijim. Periudha pozitive do të vazhdojë deri në mes të muajit dhe do të sjellë harmoni në çifte, por gjithashtu edhe një diskutim mbi aspektet ekonomike apo çështjet familjare. Megjithatë, ato nuk do të jenë shumë të rëndësishme dhe do të ketë pajtim. Takime të mira për beqarët, edhe për ta horoskopi premton një periudhë mjaft pozitive, por dashuria nuk do të jetë emocionuese dhe do të duhet pak kohë për të gjetur shpirtin binjak.

Puna: Horoskopi i këtij muaji këshillon ata që mendojnë se janë të gatshëm të përfshihen për të dalë përpara. Në këtë periudhë një person me ndikim mund të vërejë aftësitë e atyre që lindin nën shenjën e demit dhe ofrojnë propozime të shkëlqyera. Mbi të gjitha ata që kanë ambicie artistike do të favorizohen, por edhe ata që punojnë vetë mund të kenë mundësi të mira për të shkëlqyer. Ardhja e Uranit në shenjën e pritur rreth mesit të muajit do të sigurojë një rimëkëmbje të mirë. Kalimi i këtyre bimëve mund të sjellë ndryshime të papritura.

Binjakët

Dashuria: Muaji do të fillojë me disa flirtime që rrjedhin nga ambienti i punës dhe që mund të prishin sferën emocionale. Distanca që disa çifte do të jenë në gjendje të jetojnë për shkak të transferimeve do të jetë një nga shkaqet kryesore të grindjeve dhe kjo do të sjellë përfundimin e shumë historive. Nëse nga njëra anë ekziston një partner i cili qëndron, nga ana tjetër dikush nuk do të jetë më i gatshëm ta bëjë këtë. Disa situata mund të zgjidhen vetëm përmes dialogut, mirëkuptimit dhe durimit. Dhe beqarët do të kenë nevojë për shumë durim, të cilët do të përpiqen të krijojnë marrëdhënie të reja të qëndrueshme, por do të jetojnë vetëm në aventura!

Puna: Nëse jeta sentimentale lë diçka për të dëshiruar, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për jetën profesionale. Ky muaj me të vërtetë do të jetë shumë i rëndësishëm në lidhje me marrëveshjet dhe negociatat për ata që janë lindur nën shenjën e binjakëve. Horoskopi njofton nisjen e projekteve të reja që gjithashtu do të mbështeten nga bashkëpunëtorët dhe anëtarët. Mundësi të mira për të zgjidhur edhe probleme financiare, hua për sipërmarrësit që duan të ri-nisin një kompani apo duan të marrin rrugë të reja. Ndryshimet dhe transferimet do të jenë në rendin e ditës dhe të gjitha me nota pozitive dhe promovime.

Gaforrja

Dashuria: Horoskopi i marsit sjell pakënaqësi në jetën sentimentale, që mund të konsistojë në ftohjen e disa marrëdhënieve edhe të qëndrueshme. Kush ka një marrëdhënie të rëndësishme mund të jetojë diskutime ose përkundrazi nuk mund të flasë aspak. Konfliktet do të krijohen nga problemet që kanë të bëjnë me punën dhe sferën familjare. Reflektimet dhe dyshimet do të jenë të pashmangshme dhe në disa raste do të ketë gjithashtu tradhëtira. Të qetë dhe të lumtur do të jenë beqarët të cilët do të qëndrojnë larg nga çështja e zemrës!

Puna: Ky muaj do të jetë në gjendje të japë perspektiva të ndryshme në lidhje me punën për njerëzit e lindur nën shenjën e Gaforres. Marsi do të jetë ndihmesë e konsiderueshme në kapërcimin e disa problemeve personale, por ne duhet të marrim parasysh dëshirën për të ndryshuar. Megjithatë, ata që vendosin të ndryshojnë grupin e punës, nuk do ta eliminojnë plotësisht agjitacionin dhe pakënaqësinë. Dikush në fakt mund të përmbushë përgjegjësitë e veta mbi ata që janë lindur nën këtë shenjë, duke shkaktuar zemërim, por gjithashtu mund të vijnë në kritikat e padrejta, të cilat do të tolerohet keq nga vendasit. Saturni në opozitë përkeqëson mjedisin e punës, kështu që në këtë periudhë më mirë shmangni investimet e rrezikshme.

Luani

Dashuria: Në fushën e dashurisë, yjet shpallin stabilitetin dhe forcimin e marrëdhënieve ekzistuese. E panevojshme të përpiqeni të shikoni larg kur duhet të punoni për të rikuperuar një marrëdhënie, kush do ta bëjë këtë do të hyjë në konfuzion dhe do të rrezikojë të humbasë atë që kishte fituar. Ata që kanë jetuar një ndarje kanë të bëjnë me vetëdijen, në vend të kësaj mund të ndjehen më mirë dhe plotësisht të jetojnë një periudhë çlirimi. Sidoqoftë, qëndrimet kritike duhet të shmangen dhe qartësia duhet të kërkohet menjëherë kur lindin dyshime. Takime për beqarët, sidomos rreth fundit të muajit.

Puna: Nga pikëpamja e punës, të lindurit nën shenjën e Luanit do të përjetojnë një ngadalësim të lehtë në këtë muaj, edhe nëse do të pengojë disa qëllime. Edhe në qoftë se energjia nuk është në nivelin më të lartë, prania e Jupiterit mbetet në ndihmë të shkëlqyer që të mos dorëzoheni ndaj vështirësive apo kurtheve të ziliqarëve. Në javën e dytë të muajit mund të ketë disa tensione në punë që do të sjellin kundërthënie. Yjet rekomandojnë të lini mënjanë krenarinë, shumë shpejt kënaqësitë do të vijnë.

Virgjëresha

Dashuria: Pak hapësirë ??për ndjenjat, të lindurit e Virgjëreshës janë shumë të zënë me punën e tyre dhe nuk kanë shumë kohë për t’i kushtuar dashurisë. Ky qëndrim gjithashtu do të çojë beqarët për të shpëtuar shumë mundësi të mira për të gjetur një shpirt binjak, ndërsa te çifte, do të ndihmojë në shmangien e grindjeve. Çiftet dominuese do të kenë probleme që kanë të bëjnë me shtëpinë dhe fëmijët, nëse ka, por edhe me kostot, shpesh argumenti i domosdoshëm për t’u shmangur!

Puna: Horoskopi i marsit përfshin momente jo shumë të qeta, që rrjedhin nga mosmarrëveshjet e pazgjidhura në të kaluarën dhe se tani përsëriten. Disa trazira në vendin e punës mund të çojnë në vendime drastike, të tilla si ndryshimi, por para se të lihen të sigurtë për të pasigurtët, ne duhet të konstatojmë kushtet e propozuara. Saturni dhe Marsi janë në çdo rast shumë pozitiv dhe prandaj muaji do të jetë interesant për përvoja të reja dhe testime në sektorë të rinj. Edhe Urani kthehet i favorshëm dhe jep energji dhe forcë.

Peshorja

Dashuria: Ndjenjat zgjohen këtë mars, ata që janë të martuar ose bashkëjetojnë do hedhin hapapër më tej, ndërsa beqarët mund të bëjnë njohje të mira, kështu që është koha për të takuar shpirtin binjak në qoftë se ata duan ta gjejnë atë. Nga ana tjetër, do të ketë probleme midis atyre në të cilët dialogu është ndërprerë për një kohë të gjatë dhe do të jetë e nevojshme të qartësohet për të gjetur një marrëveshje. Në të gjitha situatat, megjithatë, Peshorja do të ketë një qiell të mirë dhe të gjithë do të jenë në gjendje të jetojnë në emocione të bukura. Venusi në aspektin pozitiv na bën të parashikojmë disa aventura të bukura.

Puna: Ankthet dhe keqardhjet mund të shqetësojnë ata që kanë lindur në Peshore në këtë muaj të marsit. Të rinjtë që janë duke luftuar me një punë të redo të jetojnë momentet e dyshimit dhe pasigurisë, sepse ata do të ndihen nën hetim, ndërsa ata që janë promovuar dhe detyrat e reja do të vlerësohen. Disa madje mund të kenë keqardhje për zgjedhjet e bëra në të kaluarën. Yjet, megjithatë, gjithashtu ofrojnë transferta që premtojnë.

Akrepi

Dashuria: Dielli dhe Mërkuri pozitiv në shenjë do të ndihmojnë për të thjeshtuar jetën e dashurisë së Akrepit. Në fakt, një komunikim më i mirë do të na lejojë të rregullojmë disa keqkuptime që mund të kenë lindur në të kaluarën me partnerin/en. Gjërat do të përmirësohen sidomos nga fundi i muajit mars dhe harmonia e çiftit do të kthehet të jetë e lartë, por vetëm në mesin e njerëzve që jetojnë një krizë të lehtë. Për fat të keq, opozita e Marsit mund të shkaktojë nervozizëm dhe madje edhe beqarët do të preken nga këto ulje dhe ngritje që do të ndikojnë në zgjedhjet e tyre.

Puna: Edhe pse Jupiteri nuk është më në qiellin tuaj muaji mars njofton favorin e planeteve më të favorshme që do t’ju ndihmojë të keni mundësi të shkëlqyera për fitim. Do të ketë takime që do të ndihmojnë në rrugën profesionale dhe nëse shumë prej jush nuk kanë gjetur punë, pjesa përfundimtare e muajit do të sjellë lajme të mira. Në çdo rast, mos ndaloni, pastaj vazhdoni të intervistoni dhe dërgoni planprogramin, diçka do të vijë. Ata që tashmë kanë një punë mund të marrin gjithashtu një rritje pagash, por vetëm në disa raste.

Shigjetari

Dashuria: Muaji mars do të hapet në emër të ndjenjave dhe shumë histori mund të bëhen zyrtare, ndërsa të tjerët do të gjejnë harmoninë e dëshiruar. Është një muaj shumë i rëndësishëm dhe është mjaft pozitiv edhe për beqarët që duan të fillojnë një histori që ka një fund të lumtur. Ata me fat do të jenë në gjendje të gjejnë personin e duhur për të bërë projekte, madje edhe për ato të rëndësishme. Qëllimi për të gjithë është gjetja e qetësisë dhe me Venusin e favorshëm ju duhet të shfrytëzoni sa më shumë nga çdo mundësi.

Puna: Janë njoftuar momente të veçanta për ju në sferën e punës. Do të ketë shumë ngazëllim për t’i dhënë trupit intuitën dhe idetë, prandaj rekomandojmë ta drejtoni këtë energji në mënyrën e duhur për të marrë diçka. Dekada e parë e muajit do të shohë planetet në një aspekt shumë pozitiv dhe do të jetë një kohë e mirë për të filluar bashkëpunime të reja. Ata që tashmë kanë projekte në progres mund të marrin kënaqësi të mëdha, ndërsa ata që kanë zgjedhur një rrugë tjetër do të duhet të shikojnë përpara dhe të shmangin ndonjë keqardhje. Çdo iniciativë e ndërmarrë në këtë muaj do të gjejë ende tokë pjellore falë tranzitit të Marsit dhe Jupiterit.

Bricjapi

Dashuria: raste të shkëlqyera për Bricjapin në dashuri. Marsi do të jetë një muaj themelor për çiftet që kanë kaluar prej kohësh, duke jetuar së bashku, por ende nuk kanë vendosur të ndërmarrin hapin e madh. Ata që kanë konfirmuar ndjenjat e tyre do të dinë se çfarë të bëjnë dhe do të jenë në gjendje të shpejtojnë kohën për të organizuar edhe një martesë. Madje edhe beqarët do të bëjnë njohje të mira dhe pavarësisht mosbesimit tipik të kësaj shenje do të mbushet nga pasioni dhe emocionet.

Puna: muaj produktiv, Marsi do të japë nxitjen e duhur për t’u kushtuar veten atyre që u pëlqejnë. Edhe Venusi është në tranzit pozitiv dhe jep kreativitet dhe energji, por gjithashtu shumë raste që do t’i bëjnë gjërat të kthehen në rrugën e drejtë. Kush është përballur me shpenzimet ose që ka pasur probleme në të kaluarën në punë, do të gjejë zgjidhjet e duhura për t’i arritur fundet dhe për t’u kthyer në rrugën e duhur. Pasuria gjithashtu do të japë pak ndihmë në përmirësimin e të ardhurave dhe do të krijojë kushtet për të kryer edhe negociatat dhe bizneset më delikate.

Ujori

Dashuria: Dashuria do të jetë në plan të parë për Ujorët, Marsi do të jetë fatale për takimet. Horoskopi në fakt njofton për beqarët se do të ketë shumë raste që mund të sjellin takime interesante. Venusi do të jetë në shënjestër që nga fillimi i muajit dhe madje edhe ata që janë në çifte do të kenë një jetë më të thjeshtë. Shumë do të mendojnë gjithashtu për zgjerimin e familjes, ndërkohë që ata që vendosin të mbyllin një histori mund ta bëjnë këtë pa shumë vuajtje, madje duke provuar një ndjenjë të thellë çlirimi.

Puna: Nga pikëpamja e biznesit, Ujori do të investohet nga një forcë e pabesueshme që kjo shenjë ka sjellë me të për njëfarë kohe. Horoskopi ofron një periudhë plot mundësi të reja, me yjet në favor dhe të rregulluar mirë për të sjellë projekte të rëndësishme. Ata që duan një promovim ose një avancim në karrierë duhet të veprojnë në pjesën e parë të muajit, të konsideruar si më të fatit dhe më të mbrojtur nga yjet. Rreth fundit të muajit, shumë nga shenjat do të jenë në gjendje të ndërmarrin një karrierë të re.

Peshqit

Dashuria: Stabilitet më i madh nga pikëpamja e ndjenjave, veçanërisht nëse ato janë në çifte. Megjithatë, do të ketë pakënaqësi në shumë marrëdhënie dhe ata që nuk ndihen të dashur do të jenë në gjendje të tradhëtojnë. Ata që janë vetëm dhe do të duan të jenë të kënaqur me një person tjetër, nuk do të kenë probleme të mëdha, do përfitojnë vetëm nga mundësitë për takimet që do të dalin.

Puna: Koha e mirë për ata që vendosin të fillojnë biznesin e tyre ose të ndërmarrin një aktivitet që në njëfarë mënyre e bën atë autonome. Muaji mars për Peshqit është e favorshme për iniciativat e marra me guxim, edhe nëse është e nevojshme të jeni të kujdesshëm në investime. Nga mesi i muajit mund të shihen projekte të reja që do të zhvillohen më shumë në muajt e ardhshëm, falë edhe ardhjes së sezonit të bukur. Shkurtimisht, ata që mbjellin mirë do të korrin edhe më mirë.

GotaNews

Horoskopi i datës 28 shkurt 2019

Dashi

Gjatë kësaj dite mund të tregoheni të palogjikshëm dhe do bëni gabime që as vetë nuk do dinit t’i bënit kurrë. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë e paqëndrueshme. Herë pas here do keni aq shumë debate me partnerin saqë mund të mendoni edhe të ndaheni. Ju beqarët ka mundësi të takoni persona interesantë në mjedisin e punës ose në palestër. Në punë nuk do jeni shumë produktivë dhe kjo gjë do ju mërzitë. Më mirë bashkoni forcat me një koleg sot sepse do keni më shumë përfitime. Financat do vazhdojnë të mbeten të paqëndrueshme edhe për një kohë të gjatë. Kujdes me çdo lloj shpenzimi.

Demi

Pas një gjysmë ditë të qetë dhe pa risi, gjysma tjetër ka për të qenë disi më ndryshe. Do i arrini objektivat që i kishit vënë vetes dhe fati do ju buzëqeshë. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia juaj në çift nuk ka për të pasur ndryshime të mëdha. Mundohuni t’i shprehni sa më shumë ndjenjat sepse në të kundërt do e humbisni atë dalëngadalë. Ju beqarët nuk do ndiheni aspak mirë për të hedhur hapa dhe do i refuzoni të gjitha ftesat për takime. Në punë në disa momente do ju mungojë realizmi kështu që mblidhni veten dhe mos hidhni hapa që nuk do ju çojnë në rrugën e duhur. Sipas Dritare.net, financat do mbeten të kënaqshme në çdo moment. Do i kryeni pa frikë edhe disa shpenzime më tepër.

Binjakët

Hëna dhe Jupiteri do bëhen bashkë sot për t’iu krijuar nja ambient sa më të këndshëm ku do mbizotërojë ekuilibri dhe entuziazmi. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë e favorshme dhe pozitive. Keni për t’u ndier shumë më entuziastë. Do i zgjidhni që në mëngjes disa probleme të vogla që keni pasur dhe do jeni më të qetë që nga mesdita. Ju beqarët nuk do dini si të veproni për ta bërë për vete personin që doni. Në punë askush nuk do ju ndalë dot dhe do luftoni shumë fort për të arritur majat. Humori i mirë do ju ndihmojë pafundësisht. Në planin financiar do keni më shumë fat nga sa kishit menduar dhe mund të kryeni edhe ndonjë investim me tepër.

Gaforrja

Do jeni shumë kreativë gjatë kësaj dite dhe do bëni gjëra që as vetë nuk mendonit se do i arrinit një ditë. Shfrytëzojeni çdo çast deri në maksimum. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia me partnerin ka për të qenë e jashtëzakonshme. Do përjetoni kënaqësi të paimagjinueshme dhe do jeni gati të merrni vendime të rëndësishme. Ju beqarët nuk do realizoni takimet e ëndërruara dhe do mbylleni në vetvete. Në punë gjërat do jenë shumë më të lehta nga më parë, ko për shkak të durimit e guximit tuaj, por edhe falë bashkëpunëtorëve. Financat do favorizohen nga Dielli. Mund të hiqni edhe disa para mënjanë për të siguruar ditët në vijim. Kjo do jetë gjëja më e mirë.

Luani

Dita e sotme ka për të qenë disi e vështirë dhe në disa momente do ndiheni të mërzitur. Ju të dashuruarit edhe pse në një lidhje, do ndiheni më të vetmuar se kurrë. Partneri do jetë i angazhuar me disa çështje të rëndësishme dhe do ju lërë shumë pas dore. Ju beqarët nuk do arrini dot të fiksoheni pas një personi pasi do merrni shumë ftesa njëherësh. Në punë gjërat nuk do jenë të lehta. Do ju mungojë organizimi dhe nuk do jeni aspak praktikë, Në shumë momente nuk do dini çfarë hapash të hidhni. Në planin financiar ka rrezik të keni goxha vështirësi dhe do ju duhet ndihmë nga të afërmit për t’ia dalë mbanë.

Virgjëresha

Gjatë kësaj dite do keni tendencë ta lini entuziazmin t’iu drejtojë dhe nuk do tregoheni të matur me disa gjëra shumë të rëndësishme. Ju të dashuruarit nuk do keni më asnjë dyshim dhe do jeni gati për të hedhur hapa të mëdha. Gjithçka ka për t’iu ecur për mrekulli. Nëse jeni beqarë duhet të prisni edhe pak kohë para se të hidhni hapa sepse mundësi më të mira kanë për t’iu dalë. Në punë kontrollojeni mirë çdo gjë që do bëni sepse po gabuat ka për të qenë shumë vonë. Të ardhurat do fillojnë dalëngadalë të përmirësohen falë ndihmës së madhe që do iu japin familjarët. Falënderojini ata dhe kushtojini vëmendje.

Peshorja

Sot edhe pse do ju duhet të luftoni pak fort për të ruajtur ekuilibrin, keni për t’ia dalë mbanë me shumë sukses. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë ideale për të marrë vendime të rëndësishme. Do ja kaloni më së miri pranë njëri-tjetrit dhe do ndiheni tërësisht të plotësuar. Ju beqarët nuk do keni aspak druajtje dhe do joshni cilindo person që do pëlqeni. Mund të filloni edhe një lidhje në mbrëmje. Në punë, pavarësisht ndonjë momenti të tensionuar, do arrini t’i çoni deri në fund objektivat tuaja. Keni për t’u ndier edhe më krenarë për veten. Sipas Dritare.net, në planin financiar do arrini ta ruani gjithmonë ekuilibrin dhe gjendja ka për të qenë e qëndrueshme.

Akrepi

Gjatë gjithë kësaj dite do i keni mendimet e vagullta dhe do jeni shumë të pavendosur. Qartësohuni pastaj hidhni hapa sepse do bëni gabime të pafalshme. Ju të dashuruarit nuk do arrini dot të ruani një marrëdhënie të mirë me atë që keni në krah sepse dikush tjetër do flirtojë me ju dhe do ju propozojë gjëra të çmendura. Mos bëni gabime të mëdha sepse do e shkatërrojë përfundimisht lidhjen tua. Do jetë më mirë nëse për çdo pakënaqësi të flisni paraprakisht me partnerin. Ju beqarët nuk do keni fat. Në punë mund të keni vonesa, pengesa ose incidente të vogla që do ju pengojnë të ecni para. Sektori i financave do jetë përgjithësisht i qëndrueshëm.

Shigjetari

Gjatë gjithë kësaj dite do bëni çdo gjë që dëshironi dhe do ndiheni pafundësisht mirë. Askush dhe asgjë nuk do ua ndalë dot vrullin. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë mjaft premtuese. Do i kaloni vështirësitë që keni pasur kohët e fundit dhe do ndiheni më të qetë. Nëse jeni beqarë do ja kaloni mirë sepse do dilni nëpër takime dhe çdo çast do jetë plot ngjyra. Në punë do i kaloni pa problem të gjitha pengesat që do ju dalin rrugës dhe do ndiheni gati të pranoni edhe disa propozime të reja që shefat ju kanë bërë. Financat ka mundësi të përmirësohen edhe më shumë nga sa kishit menduar. Do ndiheni më të lire për të kryer shpenzime.

Bricjapi

Gjatë kësaj dite keni për të qenë shumë me fat sidomos në planin financiar. Gjithsesi në çdo sektor gjërat do ju ecin si duhet. Për ju që keni një lidhje shumë planetë do ndikojnë sot dhe do e bëjnë atë prioritet për ju. Do i përkushtoheni me gjithë qenien tuaj partnerit dhe marrëdhënia me të do jetë e shkëlqyer. Ju beqarët duhet të njiheni paraprakisht me personat që do takojnë, para se të hidhni hapa. Në punë keni për të pasur më shumë arritje sidomos nëse punoni financiarë apo ekonomistë. Nëse jo do keni një ditë të zakonshme e pa probleme. Për financat perspektivat janë të mira, por kjo nuk do të thotë qe ju të mbyllni sytë kur të shpenzoni. Shfrytëzoni momentin për të bërë investime.

Ujori

Urani do ju bëjë shumë të pavarur gjatë kësaj dite dhe në disa momente do bëni disa gabime. Të jesh i lirë nuk do të thotë të shkelësh mbi të tjerët. Ju të dashuruarit do keni mosmarrëveshje me partnerin tuaj dhe në disa momente do ndiheni keq. Më mirë qëndroni pak larg njëri-tjetrit dhe reflektoni qetësisht. Ju beqarët do bëni mirë t’i merrni gjërat si t’iu vijnë. Në këtë mënyrë do dilni më të fituar. Në punë duhet të jeni paksa më të përgjegjshëm dhe të mos dëgjoni çfarë thonë të tjerët lart e poshtë. Në planin financiar tregohuni realistë dhe mos bëni shpenzime të çmendura sepse do futeni në probleme serioze.

Peshqit

Edhe pse në shumë momente nuk do jeni realistë gjatë kësaj dite, sërish gjërat do ecin përgjithësisht mirë. Për ju të dashuruarit do jetë ditë përgjithësisht pozitive. Do flisni dhe do dashuroheni qetësisht me atë që keni në krah. Ju beqarët do ndiheni mirë edhe me statusin që keni, prandaj nuk do kërkoni asgjë tjetër me ngulm. Në punë nuk do i keni idetë të qarta, por pas sqarimit të shefave do ndiheni të sigurt se do ja dilni mbanë me sukses. Strukturimi i gjërave dhe maturia do jenë pika të forta. Perspektivat financiare do jenë të mira. Përfitoni nga kjo për të shlyer disa borxhe që keni marrë më herët.

The post Horoskopi i datës 28 shkurt 2019 appeared first on Gota News.

GotaNews

Horoskopi i datës 27 shkurt 2019

Dashi

Me planetët në krah sot nuk do ju mungojë as vendosmëria dhe as këmbëngulja për t’ia dalë mbanë.  Do jeni të zotët e vetes. Për ju që keni një lidhje, duke qenë se planetët nuk do kenë asnjë ndikim tek jeta sentimentale, do ju mbetet vetë në dorë ta menaxhoni atë. Silluni mirë me partnerin dhe mos mendoni vetëm për të mirën e vetes. Ju beqarët duhet të përfitoni sa të mundni nga liria që keni sepse mundësitë që do iu jepen do jenë fantastike. Në punë do jeni të gatshëm të ndërmerrni iniciativa të reja, por pa penguar dhe pa dalë kundër kolegëve. Duke i mbajtur marrëdhëniet të mira me ta do keni më shumë mbështetje. Në planin financiar duhet të vazhdoni të tregoheni sa më të kujdesshëm.

Demi

Lërini më shumë emocionet t’iu drejtojnë gjatë kësaj dite dhe mos u ndieni në siklet për të shprehur ndjenjat. Nëse jeni në një lidhje, mundohuni të largoheni nga rutina e përditshme dhe po mundët largohuni edhe nga qyteti juaj për pak ditë. Keni për t’u ndier më mirë dhe do i harroni problemet që keni pasur. Ju beqarët do i merrni gjërat si t’iu vijnë dhe nuk do tentoni të joshni aspak. Në punë do ju shoqërojë gjithë kohës entuziazmi dhe do përparoni goxha. Bëni vetëm pak kujdes nga disa ziliqarë që mund të mundohen t’iu prishin planet. Sipas Dritare.net, në planin financiar do keni një dite me shumë fat dhe gjendja do përmirësohet tej mase.

Binjakët

Jupiteri do ju bëjë më të shkathët gjatë kësaj dite dhe do dini si të përfitoni nga çdo mundësi që do iu jepet. Për ju që keni një lidhje priten çaste interesante dhe aspak të mërzitshme. Do njihni një tjetër anë të karakterit të partnerit tuaj, e cila do ju pëlqejë tej mase. Ju beqarët ka mundësi të jeni të turpshëm dhe nuk do përfitoni nga ftesat që do iu bëhen sepse ndiheni mirë edhe ashtu si jeni. Në planin financiar do dini t’i analizoni gjërat me shumë kujdes para se të hidhni hapat përfundimtare. Do i bëni gjërat si duhet dhe askush nuk do ju kundërshtojë dot. Në planin financiar do keni probleme akoma më serioze nëse nuk ndiqni këshillat që do iu japin familjarët dhe miqtë e ngushtë.

Gaforrja

Shumicën e kohës do jeni të shpërqendruar gjatë kësaj dite dhe nuk do i kuptoni as veprimet që do bëni. Për ju që keni një lidhje do jetë vërtet e vështirë t’i qëndroni besnikë atij që keni në krah sepse disa persona simpatikë dhe të qeshur do iu joshin në çdo moment me çdo mënyrë. Ju beqarët duhet të mendoheni disa herë para se të hidhni hapa në mënyrë që të mos lëndoheni. Në punë do jetë më mirë të mendoheni gjatë nëse keni për të filluar një projekt të madh sepse më pas nuk do riktheheni dot pas. Në disa momente do ju mungojë realizmi dhe përqendrimi. Gjendja e financave ka për të qenë shumë herë më e mirë. Do arrini të bëni edhe disa investime më tepër se zakonisht.

Luani

Nën ndikimin e madh të Diellit dhe Neptunit, gjatë kësaj dite do jeni më të ndjeshëm dhe do i përmirësoni marrëdhëniet me të tjerët. Për ju të dashuruarit do ndodhin gjëra vërtet interesante. Do qeshni dhe do lumturoheni në çdo çast, pak rëndësi ka sesi do rrjedhin ngjarjet. Nëse jeni beqarë do keni një ditë të bukur dhe plot takime me vlerë. Mundet të gjeni edhe personin me të cilin do filloni një lidhje afatgjatë. Në punë nuk do dini të thoni jo dhe do pranoni çdo lloj propozimi që do iu bëhet. Do ua vini veshin edhe kolegëve dhe nuk keni për të bërë gabime. Financat nuk do i lini asnjë moment pas dore, përkundrazi do i menaxhoni me përpikëri.

Virgjëresha

Ka rrezik të besoni lehtësisht tek të tjerët gjatë kësaj dite dhe mundet të zhgënjeheni. Më mirë mos u nxitini dhe mbajini larg personat dashakeqë. Nëse keni një lidhje mundohuni ta joshni, ta dashuroni dhe ta surprizoni sa të mundni partnerin tuaj. Vetëm kështu lidhja juaj do bëhet fantastike e plot hare. Ju beqarët ka mundësi të ndihmoheni nga Mërkuri dhe do e gjeni shpirtin tuaj binjak. Shumë gjëra do jenë ndryshe për ju. Në punë do keni shumë ambicie për të ardhmen, por duhet të filloni seriozisht të ndërtoni terrenin. Mos prisni që nesër çdo gjë të ndryshojë si me magji. Në planin financiar duhet ta dyfishoni vigjilencën nëse nuk doni të keni probleme serioze.

Peshorja

Mëngjesi mund të jetë paksa i tensionuar gjatë kësaj dite, por që nga mesdita gjërat do fillojnë të normalizohen goxha. Ja që me komunikim mund të kalohet çdo sfidë. Nëse keni një lidhje, jeta juaj sentimentale do adhurohet nga të gjithë. Do jeni shumë më tolerantë dhe më bashkëpunues se më parë. Ju beqarët mire është t’i bëni me kujdes llogaritë nëse nuk doni që më vonë të vuani. Më mirë prisni edhe pak kohë para se të hidhni hapa. Sipas Dritare.net, në punë nuk do dini t’iu thoni jo ftesave që do ju bëhen dhe mund të filloni projekte të reja. Vërtet mund të lodheni pak, por arritjet do ju kënaqin. Financat nuk do jenë ashtu si ju i keni dëshiruar, megjithatë nuk do jenë as shume delikate.

Akrepi

Gjatë kësaj dite do jeni më të gatshëm për të diskutuar e për ta ulur kokën. Do i pranoni gabimet dhe do mendoni si t’i ndreqni ato. Nëse jeni në një lidhje dhe kohët e fundit marrëdhënia juaj ka qenë e vështirë, sot gjërat do fillojnë të ndryshojnë për mirë. Do ndiheni më të qetë dhe më në harmoni me njëri-tjetrin. Ju beqarët më në fund do e gjeni princin tuaj të kaltër me të cilin do filloni një histori dashurie të jashtëzakonshme. Në punë, jo vetëm do dini të analizoni çdo gjë me kujdes, por do arrini edhe t’i bindni të tjerët për ato që do mendoni. Në planin financiar jo çdo gjë do jetë e thjeshtë, prandaj duhet të tregoheni sa më të matur me shpenzimet.

Shigjetari

Gjatë kësaj dite dëgjojini këshillat e të tjerëve, por në fund veproni vetë ashtu si do mendoni. Për ju të dashuruarit zemra do flasë dhe mendja do heshtë. Do përjetoni emocione shumë të forta në çdo moment. Nëse jeni beqarë duhet t’i dëgjoni këshillat e miqve tuaj nëse nuk doni të bëni gabime. Ata do duan vetëm të mirën tuaj. Në punë situata ka për të qenë e ndërlikuar në disa momente kështu që merrni masa dhe mos u nxitoni të hidhni hapa për të cilat mund të pendoheni rëndë. Të ardhurat do vijnë dalëngadalë duke u stabilizuar, por ju duhet të tregoheni ende të kujdesshëm me çdo lloj shpenzimi.

Bricjapi

Jeta juaj nuk ka për të qenë aspak e ndërlikuar gjatë kësaj dite përkundrazi do merrni frymë më lirisht dhe do ndiheni më të qetë. Ju të dashuruarit duhet t’i shtoni dozat e fantazisë nëse doni të përjetoni emocione. Dijeni që rutina është përherë shkatërruese. Nëse ju beqarët jeni të disponueshëm dhe të lirë në mendime, sot keni për të pasur takime vendimtare që do ua ndryshojnë të ardhmen rrënjësisht. Në punë do jenë miqtë ata që do ju qëndrojnë pranë për t’iu vënë në pah pikat e forta dhe të dobëta. Po ditët ta menaxhoni situatën do keni përfitime të mëdha. Buxheti do jetë shumë i mirë pasi do merrni shpërblime për disa punë të kryera së fundmi.

Ujori

Gjatë kësaj dite do jeni më guximtarë dhe më të sigurt për të hedhur hapat që keni menduar. Ju të dashuruarit do jeni edhe më të logjikshëm dhe marrëdhënia me partnerin ka për të qenë e jashtëzakonshme. Problemet e së shkuarës do i lini pas krahëve njëherë e përgjithmonë. Ju beqarët do dashuroheni pas disa personave të thjeshte dhe mjaft interesantë me të cilët do filloni lidhje të qëndrueshme. Në punë do mbështeteni fort nga Dielli dhe do ecni para me çdo projekt që keni nisur. Do dini t’i argumentoni zgjidhjet dhe do ndiheni më të bindur për gjithçka. Në planin financiar bëjini me kujdes llogaritë para se të kryeni shpenzime.

Peshqit

Merrini gjërat sa më shtruar gjatë kësaj dite, por mos hezitoni të hidhni hapat që mendoni. Idetë shprehini dhe më pas shihni si do reagojnë të tjerët. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë e zakonshme. Çdo gjë mes jush ka për të mbetur e njëjtë dhe emocionet nuk do jenë shumë të forta. Nëse jeni beqarë nuk duhet të nxitoheni, por duhet t’i njihni më mirë disa persona para se të hidhni hapa. Në punë duhet të ndryshoni pak orientim sepse në rrugën që keni ndjekur deri më tani gjërat nuk do ju ecin si duhet. Gjithsesi rreziqe të mëdha mos merrni. Buxheti nuk do jetë shumë i mirë. Çdo shpenzim i pamenduar mund t’iu çojë në rrënim të plotë.

The post Horoskopi i datës 27 shkurt 2019 appeared first on Gota News.

GotaNews