Grabitja në Rinas, Balla: Sulmet ndaj policisë, të turpshme – Balkanweb.com

TIRANE

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla vlerëson luftën kundër krimit nga ana e strukturave të policisë. Përmes një postimi në “Facebook”, Balla duke iu referuar operacionit “Shënkoll”, ku  u bë e mundur shkatërrimi i një grupi të organizuar kriminal shkruan se lufta ndaj krimit po intensifikohet çdo ditë.

Ndër të tjera, Balla komenton edhe sulmet e opozitës ndaj Policisë së Shtetit pas grabitjes në Rinas, të cilat i cilëson si të turpshme.

“Lufta kundër krimit po intensifikohet çdo ditë, me goditje dhe arrestime, duke hyrë në një fazë tjetër kontrollesh dhe reagimesh parandaluese në mënyrë të dedikuar ndaj të gjithë ata që janë një bezdi për komunitetet, ata që kultivojnë apo shpërndajnë lëndë narkotike dhe që kanë plot precedentë të tjerë penalë. Këta soj duhet të jenë përditë nën presionin goditës të Policisë së Shtetit. Goditja e djeshme e një grupi kriminal me tentakula në disa qytete të Shqipërisë, duhet të vijojë me goditje dhe arrestime të tjera. Sulmet e përsëritura këto ditë për rastin e “Rinasit” ndaj Policisë së Shtetit janë gjëja më e turpshme. Si kurrë më parë, Policia e Shtetit iu përgjigj grabitjes në mënyrë të menjëhershme, duke u vënë në ndjekje të keqbërësve dhe duke eliminuar organizatorin e grabitjes.

Policia e Shtetit u përgjigj edhe pse përballë nuk kishte disa grabitës të zakonshëm, por një grup të strukturuar kriminal, i armatosur deri në dhëmbë, i përbërë nga individë tejet të rrezikshëm që kanë qenë në gjendje të arratisen edhe nga burgje të vendeve të Bashkimit Europian.”-shkruan Balla.

(BalkanWeb)

 

Burimi

“Grabitja e shekullit”/Berisha publikon artikujt e mediave të huaja: “Aeroporti i Shqipërisë e jo i Kinës”

Sali Berisha i është rikthyer grabitjes së miliona eurove në aeroportin e Rinasit disa ditë më parë, ku së fundmi ka publikuar në Facebook një artikull të gazetës “Le Courrier des Balkans” për këtë ngjarje që ndodhi në Shqipëri.

Berisha shkruan se redaksia e kësaj gazete e konsideron atë si grabitjen e shekullit, ndërsa shton se aeroporti është pjesë e territorit të Shqipërisë dhe jo të Kinës, ndaj edhe ligjërisht është nën mbrojtjen e Policisë së Shtetit.

Statusi i Berishës:

“Grabitja e shkeullit!
I kujt eshte faji?!

Ky eshte titulli klamoroz per grabitjen e 10 milione eurove ne pisten e aeroportit te Rinasit me dt 9 prill 2019, me te cilen hapet gazeta Le Courrier des Balkans:

Albanie : « braquage du siècle » à l’aéroport de Tirana, à qui la faute ?
Le Courrier des Balkan; Par la rédaction | vendredi 12 avril 2019

Ne kete artikull redaksia e gazetes informon per ate qe ajo ne titull e quan grabitja e shekullit, vjedhjen me daten 9 prill ne pisten e avioneve te 10 milion eurove. Redaksia e gazetes shtron pyetjen kush e ka fajin per kete grabitje te shekullit dhe shkruan se per autoritetet shteterore shqiptare nga Edvini dhe gjithe te tjeret faji eshte i koncesionarit kinez nderkohe qe koncesionari hedh poshte keto akuza dhe pergjigjet se pergjegjesia e sugurimit te kompleksit eshte e policise shqiptare. Aeroporti eshte pjese e territorit te Shqiperise dhe jo e Kines dhe ligjerisht eshte ne mbrojtjen e policise se shtetit”

Me poshte redaksia e gazetes rendit serine e kater vjedhjeve te tjera nga viti 2015 gjer sot.

Ketu me poshte keni ne frengjisht te plote artikullin e gazetes Korrieri i Ballkanit.

The post “Grabitja e shekullit”/Berisha publikon artikujt e mediave të huaja: “Aeroporti i Shqipërisë e jo i Kinës” appeared first on Zonë E Lirë.

Burimi

Sherr për motive banale, plagoset me armë zjarri 54-vjeçari

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Gribë të Gramshit. Burime nga policia raportojnë se shtetasi T.V., 54 vjeç është plagosur në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Raportohet se policia ka bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar , me inicialet S.V. Ky shtetas mbrëmjen e djeshme në fshatin Gribë, Gramsh, për motive të dobëta dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin T.V., 54 vjeç dhe është larguar. Policia punon për kapjen e tij, si dhe për gjetjen e sekuestrimin e armës së zjarrit.

Materialet i kaluan Prokurorisë Elbasan  dhe po punohet për kapjen e shtetasit S.V., për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.


Top Channel

Burimi

Protesta,1500 efektivë policie në terren, blindohet Kryeministria

TIRANE Të paktën 1500 efektivë të policisë pritet të jenë të angazhuar sot në terren për mbarëvajtjen e protestës së opozitës. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se përveç forcave të policisë godina e Kryeministrisë, nga ana tjetër është e rrethuar me gardh metalik, një masë e shtuar e policisë për të shuar çdo skenar […]

The post Protesta,1500 efektivë policie në terren, blindohet Kryeministria appeared first on Balkanweb.com – News24.

Burimi

Futet në ujërat e liqenit, vdes shqiptari në Itali (Emri) – Balkanweb.com

ITALI

Një shqiptar 38-vjeç, cili jetonte në Arona të Italisë ka humbur jetën në ujërat e Liqenit të Maggiore. Mediat fqinje shkruajnë  se viktima, Festim Brankollari u nxor nga ujërat e liqenit disa orë pas kërkimeve nga zhytësit e Brigadës së Zjarrit.

Trupi i pajetë i 38-vjeçarit u gjet në njëzet metra thellësi dhe njëqind metra larg bregut të liqenit, konkretisht larg skelës ku ankoroheshin anijet.

Zhytësit që nxorën trupin e pajetë erdhën nga Milano, ndonëse autoritetet e Aronës kishin shkuar aty menjëherë sapo u njoftuan  për ngjarjen.  Alarmi fillimisht u dha në orën 06:00 të mëngjesit të djeshëm kur një grup turistësh panë nga dritarja përpjekjet dëshpëruese të shqiptarit në ujërat e liqenit.

Shqiptari
Shqiptari

Shqiptari ishte futur në ujërat e liqenit për të nxjerrë një varkë me pedale, e cila ishte tërhequr nga uji për shkak të erës, por kjo përpjekje rezultoi fatale për 38-vjeçarin.

(n.m/BalkanWeb)

Burimi

“S’ka më sistem”, ish-ministri zbulon kauzën e protestë sot – Balkanweb.com

TIRANE

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti komenton protestën e paralajmëruar nga opozita sot, e cila sipas tij ka kauzë demokracinë. Në postimin e tij në “Facebook”, Panariti shkruan se kjo protestë organizohet në një kohë që sistemi në vend ka rënë.

Ish-ministri në postimin e tij fajëson Qeverisë shqiptare për situatën, ndërsa shton se situata e tensionuar mund të kalojë në anarki.

“Sistemi ka rene!  Ai duhet ringritur! Ky është thelbi dhe kauza e protestës!

Sot në studio televizive dhe zyra kombetare dhe nderkombetare, flitet thjesht në terma formale. Si ti gjykojme levizjet politike brenda dhe ato jashtë sistemit?! Çfarë qendrimi të mbajme?

Kjo mënyrë e të arsyetuarit, konsiderohet si etaloni apo “shablloni” i matjes së të ashtuquajturit legjitimitet kushtetues në vend. Madje, ky etalon, ka shërbyer edhe si kriter i pozicionimit dhe vleresimit nga nderkombetaret i krizes se rende kushtetuese dhe institucionale të vendit!

Por mjerisht, nuk shihet dhe fshihet ajo që realisht po ndodh.  Po ndodh që vendi nuk ka më sistem! Ai është jashtë binareve! Sepse nuk ka gjyqesor, nuk ka gjykata supreme, si ajo kushtetuese, ajo e larte e me radhe. Vendi nuk ka më parlament, tashmë të mbetur pa opozitë. Ai nuk ka më kontroll të lartë të shtetit, e keshtu me radhe. Prandaj Shqiperia i ka të permbysura, traret kushtetues të një demokracie funksionale. Per këtë aresye po rreshqasim në kaos dhe anarki, të cilat më pas ushqejne diktaturen, nxitin dhunen mbi qytetarin e pa mbrojtur nga një gjyqësor inekzistent!

Mjerisht perfunduam “shteti” i qytetarëve te sunduar nga ligje të cilat vetëm sa noterizohen ne kuvend. Sepse kalojne, ashtu sic  shkruhen dhe gatuhen nga qeveria, pa debat, pa alternative.

Qeveria e vrau parlamentarizmin!  Ajo neutralizoi te drejten e ankimimit të opozitës ndaj shkeljeve kushtetuese me ligje të miratuara arbitrarisht me forcen e kartonit. Sepse nuk ka më “kontroll dhe ekuiliber” sepse institucionet garante të ketij mekanizmi thelbesor dhe demokratik u nxorren jashtë loje. Sepse kemi krim elektoral, të zbuluar dhe të denoncuar, por të pa hetuar dhe ndeshkuar! Pra pushteti ka kapur shtetin dhe vetë sistemin!

Opozita kerkon nxjerrjen e vendit nga “State Capture” apo clirimin e tij nga modeli “Shteti jam unë”. Prandaj ringritja e sistemit me institucione garante dhe të balancuara, është thelbi i krizes që pret sot zgjidhje!      Sigurisht, zgjidhje me zgjedhje, por jo me ato ku “melcite” i varen në qafe  ujkut!

Kjo është sfida e demokracise, kjo është kauza e opozitës dhe e protestës sot.”-shkruan Panariti.

(BalkanWeb)

Burimi

Tragjedi në Itali, shqiptari gjendet i mbytur në liqen (Emri)

Tragjedi në Meina të Italisë. Një  shqiptar 38-vjeç, cili jetonte në Arona, humbi jetën dje në ujërat e liqenit Maggiore. Festim Brankollarit u nxor disa orë pas kërkimeve nga zhytësit e Brigadës së Zjarrit.

Trupi i pajetë i gjet  në njëzet metra thellësi dhe njëqind metra larg bregut në shtrirjen e liqenit pranë skelës ku ankorohen  anijet. Zhytësit erdhën nga Milano rreth orës 18.30, ndonëse kolegët e Aronës kishin shkuar aty menjëherë sapo u dha njoftimi.

Alarmi u lëshua në orën 6.00 të mëngjesit të së premtes  nga disa turistë, të cilët kishin parë nga dritaret e hotelit përpjekjet e dështuara të shqiptarit për të dalë nga uji.

Brankollari, ishte futur në ujë për të nxjerrë në breg një varkë me pedale, e cila ishte postuar nga era në mes të liqenit. Por gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç duhet dhe ai humbi jetën në vendin e punës.


Top Channel

Burimi

Viti i ndryshimeve të mëdha, çfarë po ndodh me sistemin bankar – Balkanweb.com

Viti 2018 ishte një nga vitet më të rëndësishme për sistemin bankar. Ndërsa bankat ishin të kujdesshme në drejtim të kredidhënies dhe u përqendruan më shumë në uljen e kredisë me probleme, ato ishin mjaft aktive në drejtim të shitjeve dhe blerjeve. Sistemi bankar pritet të mbetet me 12 banka, nga 16. Bankierët pohojnë se ky përqendrim do të jetë pozitiv për konkurrencën në sistem dhe konsumatorin

 Viti i ndryshimeve të mëdha, çfarë po ndodh me sistemin bankar

2018-a ishte e vakët për treguesit e sistemit bankar, për të dytin vit radhazi, kur sistemi duket se ka hyrë në stanjacion.  Rritja e aktiveve ishte minimale, kredia e plogësht, zgjerimi i depozitave ishte i dobët dhe i ndikuar vetëm nga kursimet në euro, ndërsa fitimet ranë.

Banka 2018 – Valë ndryshimesh të mëdha

2018-a ishte një nga vitet më të rëndësishme për sistemin bankar. Ndërsa bankat ishin të kujdesshme në drejtim të kredidhënies dhe u përqendruan…

Teksa bankierët janë të një mendjeje se ecuria e sistemit bankar është e lidhur ngushtë me atë të ekonomisë, performanca e dobët e sistemit dhe kredive “konfirmon” se rritja më e lartë ekonomike në një dekadë, prej 4% në 2018-n, erdhi më shumë nga shitja e energjisë, e nxitur nga moti me reshje, dhe projektet e mëdha të gazsjellësit TAP dhe hidrocentraleve mbi Devoll, që nuk kanë asnjë kreditim në sistemin bankar.

Zhvillimi më pozitiv ishte rënia e treguesit të kredive me probleme, i nxitur nga fshirja nga bilancet të kredive që kanë më shumë se 3 vjet që nuk kthehen dhe nga ristrukturimet e huave. Por, në kahun tjetër, sistemi ishte shumë aktiv në procesin e riformatimit, në drejtim të shitjeve dhe blerjeve, që kishte filluar prej disa vjetësh, por në 2018-n u arritën finalizime të rëndësishme.

ABI Bank bleu në shkurt Bankën Kombëtare të Greqisë (NBG) dhe Intesa Sanpaolo finalizoi përthithjen e Veneto Bank. Të dy transaksionet e fundit kanë përfunduar dhe Banka Kombëtare e Greqisë dhe Veneto janë çregjistruar tashmë. Në fund të 2018-s, numri i bankave u ul nga 16 në 14.

Në fillim të prillit të këtij viti hungarezët e OTP Bank Nyrt, finalizuan blerjen e 100% të aksioneve me të drejtë vote të kapitalit aksioner të bankës me kapital francez, Societe Generale Albania sh.a. (89% të aksioneve), nga dhe të një grupi sipërmarrësish shqiptarë (11% të aksioneve), teksa marrëveshja mes bankave u arrit në 2018-n. Banka e Shqipërisë në mars të këtij viti ka miratuar paraprakisht zotërimin e 100% të aksioneve me të drejtë vote të kapitalit aksioner të Bankës Ndërkombëtare Tregtare (me kapital malajzian) sh.a., nga Banka Union sh.a, një bankë me kapital shqiptar (edhe kjo marrëveshje ishte arritur në 2018-n). Pas përfundimit të këtij transaksioni, numri i bankave në sistem pritet në shkojë në 13.

Në fillim të muajit shkurt, Banka e Shqipërisë miratoi paraprakisht zotërimin e 88.95% të aksioneve me të drejtë vote të kapitalit aksioner të Bankës Tirana sh.a. nga Balfin sh.p.k. dhe 9.88% nga Komercijalna Banka AD Skopje (palët ranë dakord në 2018-n).

Një tjetër bankë e vogël, Banka e Kreditit të Shqipërisë, me një peshë prej vetëm 0.1% të totalit të aktiveve, ka kërkuar likuidim vullneral, që është pranuar nga Banka e Shqipërisë, sipas informacioneve nga kjo e fundit. Në këtë mënyrë, sistemi pritet që të ketë 12 banka.

Deri në vitin 2006, kur u hap dhe banka e fundit e re (Union Bank), sistemi bankar kishte 17 banka. Në vitin 2008, italianët e Intesa Sanpaolo blenë Bankën Italo-Shqiptare dhe më pas edhe Bankën Amerikane të Shqipërisë, duke e reduktuar numrin e bankave në 16. Që prej asaj kohe nuk kishte pasur më ndryshime, teksa interesi i bankave të huaja për sistemin shqiptar ra pas krizës financiare globale që nisi në 2008-n.

Bankierët janë optimistë për riformatimin e sistemit bankar. “Procesi i konsolidimit në këtë sektor duhet të konsiderohet si një progres i shëndetshëm për hir të një sistemi financiar të shëndoshë”, thotë z. Seyhan Pencablıgil, CEO & Anëtar Bordi i Bankës Kombëtare Tregtare (BKT), më e madhja në vend. Ai shton se, nga ana tjetër, numri i bankave në Shqipëri ishte shumë i madh duke marrë parasysh PBB-në dhe popullsinë e Shqipërisë, në fakt numri i bankave mund të ulet edhe më shumë në të ardhmen.

“Konsolidimi i bankave do të rrisë më shumë konkurrencën për një shërbim më cilësor dhe mund të shtyjë drejt specializimit të bankave në shërbime specifike për grupe të caktuar klientësh ose linja të caktuara produktesh”, thotë Maltin Korkuti, drejtor i Credins Bank.

Për Z. Silvio Pedrazzi, CEO i Intesa Sanpaolo Bank Albania, ky është një fenomen i mirë, si për sistemin bankar, gjithashtu edhe për vendin, sepse do të ketë një numër më të vogël bankash, por sistemi do të jetë më i fortë dhe në gjendje të konkurrojë.

Andi Ballta, drejtor i ABI Bank, pohon se interesi në shitje është sistemik dhe nuk ka mbaruar. Ai shton se rezultatet e transformimit janë gjë tjetër, pasi do të shihen rast pas rasti në 2-3 vitet e ardhshme.

Gazmend Kadriu, drejtori i Union Bank, pret që reduktimi i numrit të bankave ta bëjë sistemin më racional dhe rrjedhimisht më të fortë. Ai gjykon se reduktimi i projektuar i numrit të bankave nuk është ende aq i madh sa të influencojë nivelin e konkurrencës mes bankave.

Më pak optimist është Bozhidar Todorov, drejtor i përgjithshëm i Fibank. Ai pohon se nuk është gjë e mirë nëse emra të mëdhenj si NBG, Piraeus apo Societe Generale – një nga më të mëdhatë dhe më të mirat në rajon – largohen nga Shqipëria. Megjithatë, ai shton se mbeten për t’u parë strategjitë e lojtarëve të rinj.

Dr. Sándor Csányi, Kryetar dhe Drejtor i Përgjithshëm i OTP Bank, që sapo është prezantuar zyrtarisht në Shqipëri, është optimist për ecurinë që do të kenë në tregun bankar shqiptar. Ai pohon se planet e OTP-së janë për t’u bërë një nga bankat më të fuqishme në Shqipëri edhe përmes blerjeve të tjera, ndonëse shtoi se për momentin nuk ka ndonjë plan konkret.

Edhe Banka e Shqipërisë e vlerëson pozitivisht konsolidimin që po ndodh në sistemin bankar. “Ndryshimet që po ndodhin në strukturën e sektorit bankar, janë shoqëruar me rritjen e peshës së kapitalit vendas dhe uljen e numrit të bankave. Ky proces, pritet të kontribuojë pozitivisht në ecurinë e ndërmjetësimit financiar”, thotë Banka në deklaratën e fundit të stabilitetit financiar.

Një tjetër sfidë e rëndësishme e sistemit bankar është dixhitalizimi. “Tashmë, ky proces ka filluar dhe sistemi bankar kryeson”, thotë Christian Canacaris, CEO i Raiffeisen Bank Albania, duke shtuar se është e nevojshme të vazhdojmë të investojmë për t’u ofruar klientëve tanë një shërbim të mirë dixhital.

“Revolucioni dixhital është tashmë një realitet dhe ne do të na duhet të dimë të zbatojmë modelin e ri, atë të veprimtarisë bankare të hapur (open banking)”, pohon Georgios Papanastasiou, drejtori i përgjithshëm i Alpha Bank.

“Zhvillimet me ritme të shpejta në fushën e teknologjisë së informacionit do të paraqesin sfida të veçanta në drejtim të modernizimit të infrastrukturës, si dhe të standardit të shërbimeve apo të produkteve bankare, por edhe nevojën për të parandaluar risqet operacionale me natyrë teknologjike”, thotë Dritan Mustafa, CEO i Tirana Bank.

Agan Azemi, anëtar i Drejtorisë Ekzekutive, ProCredit Bank në Shqipëri, një prej bankave pioniere në dixhitalizim, thotë se “sfida të reja shtrohen në vijim për bankat, në kuadër të përmirësimit të eficencës së tyre, në mënyrë që të sigurojnë përmbushje të objektivave të biznesit, përputhshmëri me kuadrin rregullator, përfitueshmërinë e synuar dhe qëndrueshmëri në afatgjatë”. LEXO TE PLOTA INTERVISTAT E BANKIEREVE: Intervistat e bankierëve / Çfarë do të sjellë konsolidimi i sistemit, ja pse ra euro

Rritja më e ulët e aktiveve, të paktën që nga 1998-a

Totali i aktiveve të sistemit bankar arriti në 1.45 trilionë lekë (rreth 11.4 miliardë euro) në fund të vitit 2018, sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë. Në raport me një vit më parë, rritja vjetore ishte vetëm 0.5%, më e ulëta që nga viti 1998, kur Banka e Shqipërisë raporton të ardhurat. Ndikim ka dhënë dhe nënçmimi i euros, gjithsesi që prej vitit 2011, rritja e aktiveve të sistemit ka qenë minimale.

Bankat kanë preferuar që paratë e depozituesve t’i investojnë në letrat me vlerë të qeverisë. Ky zë ka shënuar rritje prej 8% me bazë vjetore. Ndryshe nga vitet e kaluara, bankat nuk kanë preferuar t’i vendosin paratë jashtë, pas kufizimeve të vendosura nga Banka e Shqipërisë, por edhe të shtyra nga interesat e ulëta që paguhen në investime në “tregun e parasë”, apo interesat negative që paguhen në llogari të bankave korrespondente . Zëri “Marrëdhënie me bankat, institucionet e kreditit dhe institucionet e tjera financiare” shënoi për herë të parë rënie vjetore me 5%, pas rritjes së vazhdueshme që kishte shënuar dekadën e fundit.

Bankat tregtare kanë rritur mbajtjen e likuiditeteve te Banka e Shqipërisë sidomos në valutë, edhe pse interesi i ofruar është negativ. Ekspertët e bankave shpjeguan se shkak për këtë rritje është bërë efekti i masave makroprudenciale që rrjedhin nga një rregullore e Bankës Qendrore që penalizonte bankat për mbajtjen e fondeve të tepërta jashtë vendit, pasi konsiderohen si 100% me risk.

Huaja dhënë sektorit privat dhe individëve ka ardhur në rënie, me gati 3.3% me bazë vjetore.

Kredia, në rënie historike

Stoku i huasë për ekonominë zbriti në 532.6 miliardë lekë në dhjetor të vitit 2018, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë. Në krahasim me një vit më parë, kredia e dhënë për bizneset, individët dhe institucionet shtetërore ka rënë me 3.2%, ose rreth 17 miliardë lekë më pak. Të dhënat historike të Bankës së Shqipërisë tregojnë se kjo është rënia më e madhe vjetore historike, të paktën që nga viti 1997.

Nga fillimi i viteve 2000 deri në 2011-n, huaja për ekonominë u rrit me ritme të shpejta, edhe me 50% në periudhën 2006-2007. Më pas, ritmet u ngadalësuan, sidomos pas 2008-s, kur jo vetëm vendi filloi të ndiente pasojat e kredisë globale, por edhe kredia e pakthyer në banka arriti në 25%.Pas kësaj periudhe, huadhënia për ekonominë hyri në ngërç, duke reflektuar kujdesin e shtuar të bankave dhe mungesën e projekteve fizibël nga biznesi.

Në vitin 2018, rënia ka ardhur si rrjedhojë e disa faktorëve, që lidhen me tkurrjen e kredisë për bizneset dhe korporatat publike, nga njëra anë, dhe me nënçmimin e euros dhe fshirjen e kredive nga ana tjetër. Më e qëndrueshme ka qenë huadhënia për individët. Sipas vlerësimeve të Bankës së Shqipërisë, nëse hiqet efekti i euros dhe fshirjes, huaja për ekonominë është rritur me rreth 5%.

Kredia për korporatat jofinanciare publike ra me 44% (-16.4 miliardë lekë), ku ndikimin kryesor e dha ristrukturimi i huasë së Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), nga një hua e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, çka solli që huaja t’u shlyhej bankave vendase.

Edhe kredia për bizneset, që zë peshën kryesore të huasë që bankat kanë dhënë në ekonomi (me gati 60% të totalit), u tkurr me rreth 3% (-11.6 miliardë lekë). Në rënie ishte si huaja në lekë, ashtu dhe ajo në valutë (kjo e fundit e ndikuar edhe nga zhvlerësimi i euros). Bankierët pohojnë se ka një mungesë kërkese dhe pak projekte të mira që mund t’u jepet hua. “Çdo vit, sfida kryesore është gjetja e biznesit të mirë për kredituar”, pohon z. Christian Canacaris, CEO i Raiffeisen Bank Albania.

Ndryshe nga bizneset, bankat kanë qenë më të prira të financojnë individët, të cilët kanë rezultuar kredimarrës më të mirë. Huaja për këtë segment u rrit me 3.7%, e udhëhequr nga monedha vendase, ndërsa në valutë u reduktua, teksa bankat preferojnë të kreditojnë individët në monedhën që kanë të ardhurat.

Në fund të 2018-s, kredia në lekë zinte 50.7% të totalit, me një rritje të lehtë nga 50.1% në fund të 2017-s. Që prej vitit 2011, kur zinte 60% të totalit, kredia në valutë është reduktuar në mënyrë të vazhdueshme, edhe si rezultat i politikës së “de-euroizimit” të Bankës së Shqipërisë gjatë viteve të fundit.

  Deeuroizimi nuk dha efekt te depozitat

Në fund të vitit 2018, bizneset, individët, institucionet shtetërore e të tjera kishin gjithsej në banka 989 miliardë lekë, ose gati 7.8 miliardë euro. Sipas të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, në krahasim me një vit më parë, depozitat në banka ranë me 13 miliardë lekë, ose 1.3%. Tkurrja e depozitave ka ardhur tërësisht nga reduktimi i kursimeve në lekë, të cilat ranë në total me 3.7%, ndërsa në valutë u rritën me rreth 1% (duke pasur parasysh efektin e zhvlerësimit të euros, rritja reale ka qenë më e lartë).

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë, që raportohen në monedhën përkatëse, bëjnë të ditur se depozitat në euro, në fund të vitit 2018, arritën në 4 miliardë euro, me një rritje prej 10% me bazë vjetore, ose rreth 370 milionë euro më shumë (kjo rritje është shumë më e lartë sesa vlera e raportimit në lekë të depozitave në valutë, ku zgjerimi ishte minimal prej 1% për shkak të efektit që ka pasur zhvlerësimi i euros, që ra nga 133 lekë në fillim të 2018-s në 123 lekë në fund të saj).

Ky është niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë i kursimeve në monedhën e përbashkët. Kjo sjellje, kur besimi i publikut mbetet i lartë tek euro, edhe pse monedha e përbashkët është zhvlerësuar ndaj lekut, ishte në të kundërt të asaj që shpresonte Banka e Shqipërisë, e cila në shkurt të 2018-s nisi një fushatë për deeuroizimin e ekonomisë, që synonte uljen e përdorimit të euros, si në kahun e kredisë ashtu dhe të depozitave.

Ndërsa në kahun e kredisë funksionoi dhe pesha e huasë në valutë u ul me 0.7 pikë përqindje, nuk ndodhi e njëjta gjë me kahun e kursimeve. Në fund të 2018-s, kursimet në monedhë të huaj arritën në 53.9% të totalit, duke shënuar nivelin më të lartë historik. Efektin kryesor në rritjen e valutës në banka e dhanë depozitat pa afat të bizneseve, që u rritën me rreth 120 milionë euro, ose 22.4%.

Në të kundërt, individët kanë vijuar të mos kenë interes për bankat, pas uljes së vazhdueshme të normave të interesit, që aktualisht janë nën 1% për kursimet 12-mujore në lekë dhe afër zeros për valutën. Në total, individët rezultojnë të kenë ulur depozitat me afat në lekë dhe valutë me 41 miliardë lekë (-22 mld në lekë dhe 19.2 mld në valutë), ose rreth 320 milionë euro.

Ndërsa një pjesë të kursimeve në valutë, individët i kanë kaluar në llogari pa afat, po në valutë, kjo nuk ka ndodhur për lekun. Në mungesë të alternativave të investimit, kursimtarët kanë preferuar depozitat më afatgjata, letrat me vlerë të qeverisë, ose kanë investuar në blerjen e pasurive të paluajtshme.

Bankierët pohojnë se është ende shpejt për të vlerësuar dhe për të parë rezultatet e masave de-euroizim të marra nga Banka e Shqipërisë. Gjithsesi, ata pohojnë se depozitat në valutë nxiten nga remitancat, ndërsa diferenca e ulët mes interesave të depozitave në euro dhe lekë nuk i ka nxitur individët që t’i konvertojnë kursimet nga euro në lekë.

Dritan Mustafa, CEO i Tirana Bank, pohon se monedha Euro mbetet shumë e pranishme në transaksionet tregtare, ka flukse vjetore të larta të dërgesave të parave nga emigrantët, ndërsa mbetemi të “rrethuar” nga ekonomi rajonale ku euro është monedhë ligjore. “Këta faktorë konstantë, dhe të tjerë që mund të kenë lidhje me impaktin që vjen nga ekonomia informale, e njohur edhe nga vlerësimet e institucioneve ndërkombëtare, përbëjnë një sfidë serioze në drejtim të uljes së euroizimit në ekonominë lokale”, thotë z. Mustafa.

Agan Azemi, anëtar i Drejtorisë Ekzekutive, ProCredit Bank në Shqipëri, propozon masa shtesë në një aspekt më të gjerë, të cilat duhet të synojnë rritjen e besimit të depozituesve ndaj monedhës LEK dhe stimulimin e kursimit në këtë monedhë dhe kufizimin e marrëdhënieve tregtare brenda vendit, për të cilat shlyerja bëhet në monedhën EUR.

Fitimi i bankave bie me 17% në 2018-n

Sistemi bankar e mbylli vitin 2018 me një fitim neto prej 18.4 miliardë lekësh, ose rreth 145 milionë euro, sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, që i raporton të dhënat sipas standardeve lokale. Në krahasim me vitin e mëparshëm, kur fitimi arriti në nivele rekord prej 22 miliardë lekësh, ky tregues ka rënë me 17%, që ka ardhur kryesisht si rrjedhojë e rënies së të ardhurave, ku zëri me ndikimin kryesor është ai i humbjeve nga instrumentet financiare.

Të ardhurat e bankave nga interesat, që është burimi kryesor, ranë me 1.8%, në 52.3 miliardë lekë, si rrjedhojë e rënies së normave të interesit, një tendencë kjo në linjë me politikën monetare lehtësuese të Bankës së Shqipërisë, për uljen e kostos së parasë, por edhe ngadalësimit të huasë, sidomos për bizneset.

Të ardhurat nga gjobat dhe komisionet u rritën lehtë me 0.6%, duke arritur në 11 miliardë lekë. Bankat kanë rritur edhe humbjet nga instrumentet financiare, çka ka bërë që totali i të ardhurave bruto të bjerë me 6%, në 43 miliardë lekë. Shpenzimet administrative shënuan rritje të lehtë, ndërsa provigjionet për huatë janë ulur, duke lehtësuar bilancet e bankave.

Rënia e fitimeve ka ndikuar dhe në përkeqësimin e treguesve të rentabilitetit. Kthimi nga aktivet (ROA) ishte mesatarisht 1.45% në 2017-n, ndërsa në vitin 2018, zbriti në 1.32%. Kthyeshmëria nga kapitali (ROE) arriti në 12.1%, nga 15.06% që ishte në 2017-n.

Me normat e depozitave që kanë arritur minimumin dhe interesat e kredive që vazhdojnë të ulen, bankierët parashikojnë ditë të vështira për sistemin, sa i përket përfitueshmërisë. “Marzhet e ulëta të interesit po krijojnë rrezik për rritjen e qëndrueshme dhe shëndetin e sektorit financiar”, pohon z. Seyhan Pencabligil, CEO i BKT. Për më tepër, shton ai, kufizimet e fundit rregullatore, si Basel, IFRS 9 etj., kërkojnë më shumë kapital, duke shtuar në këtë mënyrë, një tjetër faktor negativ për shkak të rritjes së kostove për bankat.

Silvio Pedrazzi, CEO i Intesa Sanpaolo Bank Albania pohon se sfida kryesore e këtij viti është niveli tepër i ulët i normave të interesit, që gjenerojnë potencialisht më pak të ardhura, në mungesë të një tregu më të zhvilluar financiar, krahasuar me shtetet e tjera të Europës, ku bankat janë mjaft aktive, si p.sh. fondet e menaxhimit të aktiveve.

Ulen kreditë me probleme

Një tregues pozitiv gjatë vitit 2018 ishte ulja e nivelit të kredive me probleme. Në dhjetor të vitit 2018, 11.08% e totalit të huave ishin në vonesë më shumë sesa 3 muaj, nga 13.28% që ishin në dhjetor 2017 dhe duke arritur në nivelin më të ulët nga 2010-a.

Në krahasim me shtatorin 2014, kur ky tregues arriti në nivelin më të lartë që nga vitet 2000, duke prekur 25%, huatë e pakthyera në afat kanë rënë ndjeshëm. Sipas Bankës së Shqipërisë, arsyet lidhen me fshirjen nga bilanci të kredive që nuk ktheheshin prej më shumë se tre vitesh si dhe ristrukturimin e kredive, çka ka çuar në fillimin e shlyerjes së huave problematike/Monitor

Burimi

Gramsh, atentat kryeplakut të fshatit Gribe pranë banesës së tij – Balkanweb.com

Një ngjarje e rëndë ka ndodhu pak pas mesnate në fshatin Gribe të Gramshit. Kryeplaku i fshtit me inicialet T.V. rreth 54 vjeç është qëlluar me kallashnikoll duke mbetur i plagosur rëndë. Shtetasi T.V. është qëlluar pranë shtëpisë së tij nga persona ende të paidentifikuar.

Burime për BalkanWeb bëjnë me dije se kryeplaku i fshatit Gribe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore e për pasojë është bërë transportimi i tij drejt spitalit rajonal të Grmashit.

BalkanWeb

Burimi

Drenas/ Elvisi viziton banesën që u shkrumbua dy herë – Balkanweb.com

Familjen Mehmeti në Drenas të Kosovës e ka vizituar Elvisi dhe Sidriti. Elvisi habitet kur futet brenda banesës së shkrumbuar.

Elvisi: Nuk arritët të shpëtonit gjë? Erina si u bë shtëpia kështu? Ju nuk keni asnjë lodër? Nuk shpëtuat asnjë send?

Ramadani: Asgjë nuk mundëm të shpëtonim!

Elvisi: Shyqyr që nuk kanë qenë fëmijët brenda!

Ndiqni klipin për të parë çfarë ndodhi…

(BalkanWeb)

Burimi