Top Story në familjet ku u prekën nga tërmeti në Korçë

Nga verifikimi i bërë në 3 fshatrat Floq, Qafëzezë dhe Vidohovë, rezultojnë mbi 300 banesa të dëmtuara, prej të cilave 95 të dëmtuara rëndë.

Top Story ka udhëtuar drejt fshatit Floq për të parë nga afër dëmet që ka shkaktuar tërmeti.

Në shtëpinë e Rahmi Ramollit jetojnë 5 anëtarë të familjes. Rahmiu 59 vjeçar me sytë e përlotur tregon tmerrin që ka përjetuar ai dhe familja e tij në orët e para të mëngjesit të të shtunës.

“Kjo është gjendja e shtëpisë sime, e përbërë prej 5 banorësh, me kryefamiljarë babain tim, që është në moshën 88 vjeç. Urdhëroni brenda të shikoni gjendjen. Në shtëpi ndodhesha unë babai dhe nusja me djalin. Babain e nxori djali në krah. Ne shpëtuam por gjendja e shtëpisë është kjo që shihni. Flejmë në çadrat kun a ka strehuar Bashkia e Korçës”, tregon Rahmi Ramolli, banor i Floq.


Top Channel

Marre nga Top Channel

Zhduket prej 4 ditësh i riu nga Këlcyra, dyshohet se është mbytur në Vjosë, shoku s’tregon asnjë

KËLCYRË– Një 18-vjeçar ka katër ditë që rezulton i zhdukur në qytetin e Këlcyrës.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ai quhet Matias Rizallari dhe se familjarët e tij  dyshojnë se mund të jetë mbytur në lumin Vjosë.

I riu ishte larguar që të dielën me shokët e tij për t’u larë dhe nuk ishte kthyer më. As shoku, i cili ishte atë ditë me të nuk tregon asgjë lidhur me fatin e 18-vjeçarit.

Kërkimet janë përqëndruar në rrjedhën e lumit, ndërsa sot në ndihmë kanë mbërritur edhe polumbarët e Reneas, të cilët kanë kërkuar nga hyrja e Këlcyrës deri tek ura e Dragotit por ende pa rezultat.

(k.m/dosja.al)

The post Zhduket prej 4 ditësh i riu nga Këlcyra, dyshohet se është mbytur në Vjosë, shoku s’tregon asnjë appeared first on .

Marre nga

Fillon burgu brenda burgut. Ligji 41 Bis do aplikohet te 313 dhe burgu i Peqinit

Disa nga qelitë e paraburgimit 313 këtu në Tiranë por edhe ambjente të burgut të sigurisë së lartë në Peqin do të përdoren si vendet e izolimit për të dënuarit që do ti nënshtrohen aplikimit të rregjimit të ashpër 41 bis. Palët që ngarkohen nga ligji për zbatimin e tij kanë nisur diskutimet dhe vrojtimin për përpilimin e listës paraprake, të të dënuarve dhe paraburgosurve të cilët akuzohen për vepra që nga trafiku i drogës, organizata kriminale apo edhe terrorizëm.

Kemi filluar punën për të dedektuar raste , persona kategori , për tu plotësuar dosjen dhe për ti kaluar në 41 bis”, është shprehur Agim Ismaili, drejtor i përgjithshmëri burgjeve.

I pyetur nëse do të pres Spakun, ai është përgjigjur: : Jo nuk do ta presim Spak. Kemi filluar”.
Në mënyrë të prerë dhe duke ruajtur identitetin e atyre që do ti nënshtrohen super burgosjes , drejtori i përgjithshëm i burgjeve, Agim Ismaili tregon për Top Channel se derisa të ngrihet Spak , në grupin që vendosëm, për 41 bis janë përfshirë prokurorët e krimeve të rënda . E gjitha kjo po ndodh jo vetëm për shkak të kopetencave kalimtare që ka kjo prokurori , por edhe për të frenuar influencën nga burgu të njerëzve të botës së krimit apo urdhrat e tyre. Për të dënuarit për vepra të rënda 41 bisi ka vetëm një tolerim.

“Një njeri që është dënuar për këto vepra, zbaton rregulloren, është në paqe me veten, zotin dhe familjen dhe punën e vet, ai do vuajë atë dënim për të cilin është dënuar sipas ligjit normal. Të tjerë për të cilët ka indicie, ka të dhëna ata do vazhdojnë , do kalojnë nën 41 biss.

I pyetur nga gazetarja e Top Channel, se sa është shifra, sa do të jenë ai shprehet: “nuk është çështje shifrash, por sa kemi ne mundësi dhe kapacitete për të akomoduar”.
Me hyrjen në fuqi të 41 bisit që në Itali vendosi nën regjim të rreptë monitorimi personazhe si Toto Rina, edhe në Shqipëri të dënuarve që vijnë nga krimi i organizuar do t’u kufizohen jo vetëm takimet, por edhe do t’u regjistrohen bisedat , telefonatat si edhe do kenë një regjim ndryshe në qeli që nga minimizimi i sendeve personale deri tek dalja rrallë në ajrim. Parashikimet zyrtare ishin që 41 bisit t’i nënshtrohen 270 të dënuar, por Agim Ismaili sqaron:
“Jo nuk do ketë listë, do jetë rast pas rasti, pra do jetë një rast që do të çohet në gjykatë.”

Po autoritetet e sistemit penitenciar në vend nuk po ndjekin vetëm gjurmët e 41 bisit i kopjuar nga e drejta Italiane, një gjykatë ajo e Korçës ka dhënë një vendim për ” burgim” brenda burgut për gjashtë të dënuarve në DRENOVË, të cilët kanë organizuar një revolte pasi kërkonin që në regjimin e tyre të brendshëm të vinte një i dënuar që i përkiste Camorres.

Mes të dënuarve për të cilët gjykata ka vendosur mbikëqyrje të veçantë janë Aleksander Llanaj, Aleksander Sinanaj dhe Klodian Premci. siç argumentuan autoritetet e burgjeve të dënuarit refuzuan praninë e një të dënuari në sektorin e sigurisë së lartë dhe më pas kërkuan që aty të sillej Salvadore Lettizia, një i dënuar për vrasje të trefishtë në Shqipëri. Të dënuarit dogjën dyshekët në formë revolte dhe gjatë përplasjes me forcat e sigurisë jo zyrtarisht thuhet se u kërcënua edhe kreu i këtij burgu.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha i drejtohet Agron Ismailit duke i thënë se ka indicie se drejtori i burgut të Drenovës është kërcënuar nga një i dënuar i dosjes Lazarati.

“Jo nuk është kërcënuar, nuk kemi asnjë shqetësim nga të burgosurit, të burgosurit po e kuptojnë për ditë e më shumë se nuk shtyhet problemi për të ashpërsuar masat, por për të zbatuar rregulloren”, iu përgjigj ai.


Top Channel

Marre nga Top Channel

Muzikë për bamirësi/ Këngëtarë të njohur në eventin, “Të gjithë për Korçën”

Pasi më shumë se 180 banesa u dëmtuan në Korçë dhe Kolonjë pas tërmeteve të disa ditëve më parë, artistët kontribuojnë në mënyrë të pavarur me një koncert bamirësie. Vëllezërit korçarë ishin të parët që patën idenë e rikthimit të filantropisë, një traditë e vjetër kjo e Korçës.

Ata mblodhën rreth 20 artistë të ndryshëm që do të mbajnë një koncert maratonë ne sheshin e katedrales së këtij qyteti, të enjten mbrëma .

“I ftojmë të gjithë njërzit, të gjithë qytetarët korcarë në këtë koncert maratonë, me shpresën që do të mblidhen disa fonde. Të gjithë njerëzit nga mbarë shqiptaria dhe diaspora shqiptare duhet të sensibilizohet dhe të bëjnë të njëjtin veprim, si inicatorët, që janë artistët në këtë rast. Jashtë çdo konteksti politik, në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti”, tha Stefi Prifti.

Top Channel është media partner dhe spotin e kemi parë, por cilët do të jenë disa nga këngëtarët pjesëmarrës?

“I janë përgjigjur ftesës shumë artistë VIP të këtij vendi si Aleksandër Gjoka, Eneida Tarifa, Devis Xherahu, Anxhela Peristeri, Eli Fara etj. Për të gjithë pjesmarrësit aty do të jenë disa kuti transparente , që secili të hedhë sipas mundësive të vet”, tha Endri Prifti.

Ka ndonjë mënyrë tjetër që duam tja bëjmë të dukshme publikut tani sa i përket llogarisë bankare?

“Është një detaj. Në momentin që njerëzit do ti drejtohen njërës nga këtyre tre bankave duhet të pyesin për sloganin “Të gjithë për Korcën”, tha Stefi.

“Në orën 19 do fillojnë këngëtarët me emër. Do zgjasë rreth katër pesë orë koncerti maratonë. Më lëjoni t’ju falënderoj për këtë nismë. Falemindërit për kronikën Top Channel dhe për mbështetjen mediatike. Uroj që të gjithë të bëjmë më të mirën tonë, sipas mundësisë”, tha Endri Prifti.


Top Channel

Marre nga Top Channel

Humbën jetën nga shpërthimi i minës, qeveria u jep 10 mln lekë familjeve ushtarakëve të vrarë në Letoni

Këshilli i Ministrave ka vendosur sot të kompensojë me një fond të posaçëm familjet e ushtarakëve të vrarë gjatë misionit të NATO-s në Letoni, efektivëve të FA Zarife Hasanaj dhe Klodian Tanushi.

Në vendimin e qeverisë thuhet se do të kompensohen me 10 mln lekë familjet e tyre.

VENDIM

PËR

NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2019, MIRATUAR PËR MINISTRINË E MBROJTJES, PËR KOMPENSIMIN E VEÇANTË TË FAMILJEVE TË USHTARAKËVE TË RËNË NË KRYE TË DETYRËS, GJATË PËRMBUSHJES SË MISIONIT USHTARAK, JASHTË VENDIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të pikës 2, të nenit 28, të ligjit nr.9210, datë 23.3.2004, “Për statusin e ushtarakut të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 13, të ligjit nr.99/2018 “Për buxhetin e vitit 2019”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Ministrisë së Mbrojtjes, në buxhetin e miratuar për vitin 2019, i shtohet fondi prej 10 000 000 (dhjetë milionë) lekësh, për kompensimin e veçantë të familjeve të ushtarakëve nëntetar Zarife Muharrem Hasanaj dhe major Klodian Nikolla Tanushi, të cilët humbën jetën gjatë kryerjes së detyrës, në mision ushtarak, jashtë vendit.

2. Fondi i përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, për vitin 2019.

3. Ngarkohen Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

(k.m/dosja.al)

The post Humbën jetën nga shpërthimi i minës, qeveria u jep 10 mln lekë familjeve ushtarakëve të vrarë në Letoni appeared first on .

Marre nga

Greqia nuk ekstradon urdhëruesin e vrasjes së Artan Cukos, Prençi: Tronditëse! U vra për herë të tretë

TIRANË– Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi ka reguar lidhur me lirimin e Bledar Jambellit nga Greqia. (Lexo këtu)

Me anë të një statusi në Facebook, Prençi shkruan se me këtë vendim Artan Çuku është vrarë për herë të tretë, duke e konsideruar një skandal. 

“Drejtuesi i policisë i hedhur në rrugë, vritet sepse kurrë nuk u njoftua e as u mbrojt prej rrezikut dhe braktiset; edhe i vdekur! Tronditëse, alarmante!!!,“-shkruan Prençi. 

Postimi i plotë:

Gjykata greke ka vendosur të mos ekstradojë Bledar Jambellin. Autoritetet shqiptare janë njoftuar me anë të një njoftimi zyrtar nga Gjykata Greke. Bledar Jambelli 38 vjeç, u arrestua nga homologët grekë, pas një operacioni të gjatë në dhjetor të vitit 2018, por ata nuk kanë pranuar ta eksradojnë drejt Shqipërisë edhe pse akuzohet për vrasjen e Artan Çukos.

(k.m/dosja.al)

The post Greqia nuk ekstradon urdhëruesin e vrasjes së Artan Cukos, Prençi: Tronditëse! U vra për herë të tretë appeared first on .

Marre nga

Të rënët në Letoni/ Qeveria miraton fond kompensimi për familjarët e ushtarakëve

Qeveria ka miratuar një fond shtesë për kompensimin e familjeve të ushtarakëve të rënë në Letoni.

Qeveria miratoi fondin prej 10 000 000 (dhjetë milionë) lekësh, për kompensimin e veçantë të familjeve të ushtarakëve nëntetar Zarife Muharrem Hasanaj dhe major Klodian Nikolla Tanushi, të cilët humbën jetën gjatë kryerjes së detyrës, në mision ushtarak, jashtë vendit.

Vendimi

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M

PËR

NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2019, MIRATUAR PËR MINISTRINË E MBROJTJES, PËR KOMPENSIMIN E VEÇANTË TË FAMILJEVE TË USHTARAKËVE TË RËNË NË KRYE TË DETYRËS, GJATË PËRMBUSHJES SË MISIONIT USHTARAK, JASHTË VENDIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të pikës 2, të nenit 28, të ligjit nr.9210, datë 23.3.2004, “Për statusin e ushtarakut të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 13, të ligjit nr.99/2018 “Për buxhetin e vitit 2019”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Ministrisë së Mbrojtjes, në buxhetin e miratuar për vitin 2019, i shtohet fondi prej 10 000 000 (dhjetë milionë) lekësh, për kompensimin e veçantë të familjeve të ushtarakëve nëntetar Zarife Muharrem Hasanaj dhe major Klodian Nikolla Tanushi, të cilët humbën jetën gjatë kryerjes së detyrës, në mision ushtarak, jashtë vendit.

2. Fondi i përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, për vitin 2019.

3. Ngarkohen Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.


Top Channel

Marre nga Top Channel

Simpatizantët e PD “i zënë pritë” Ramës në Lushnjë

Kryeministri Edi Rama po pritet me protesta nga simpatizantët e PD në Lushnjë.

Megjithëse ai ende nuk ka mbërritur në Lushnjë, dhjetëra simpatizantë të PD në Lushnjë janë vendosur pak metra më tej vendit ku do zhvillohet takimi.

Ndërkohë forca të shumta policie po mbajnë larg protestuesit e PD.


Top Channel

Marre nga Top Channel

Elbasan/ 24-vjeçari përplas me makinë 35-vjeçarin

Një 24 vjeçar nga Elbasani ka aksidentuar me makinë një 35-vjeçar në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.

35-vjeçari i aksidentuar me iniciale V.B është banues në Ukrainë dhe sipas informacioneve të policisë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Elbasan / Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, shtetasi A.O., 24 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin V.B., rreth 35 vjeç, banues në Ukrainë i cili është transportuar në Spitalin e Elbasanit, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ponon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.


Top Channel

Marre nga Top Channel

Kthehen me avion në Rinas 50 persona –

Mesditën e sotme, në aeroportin “Nënë Tereza” Rinas, janë riatdhesuar 50 shqiptarë me avion të posaçëm, të nisur nga aeroporti i Metz, Francë. Nga Policia shqiptare dhe ajo franceze u morën të gjitha masat që ky operacion të zhvillohej sa më mirë.

Sipas një njoftimi nga Policia e Shtetit, operacioni i sotëm i riatdhesimit, i cili u zhvillua në bashkëpunim me Policinë franceze, kishte një veçanti pasi kthehen familjarë me të mitur dhe të gjithë të riatdhesuarit janë azilkërkues në Francë, të cilëve iu është refuzuar kërkesa për qëndrim.

Zv/ministria e Brendshme Rovena Voda ka theksuar se çdo përpjekje për kërkim azili është e kotë, sepse Shqipëria është në listën e vendeve të sigurta, ndaj ajo ka bërë thirrje për të mos ndërmarrë asnjë hap në këtë drejtim, por të kërkojnë rrugë ligjore për t’u punësuar në vendet e BE-së

Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit, Eduart Merkaj ka theksuar se gjatë këtij 5-mujori, fluturimet e riatdhesimit janë rritur jo vetëm me Francën, por edhe me shumë vende të tjera të BE-së, duke forcuar më tej bashkëpunimin, në drejtim të shkëmbimit të informacionit më të detajuar dhe në kohë reale.

Gjithashtu Polica Kufitare ka forcuar masat për parandalimin e kalimit të kufirit, me qëllim kërkimin e azilit në vendet e BE-së./tvklan.al

Marre nga TvKlan