Aksident në Laç, besimtarët bllokohen në trafik, ‘shpëtimi i vetëm’ rrugët dytësore

LAÇ– Një aksident ka ndodhur në qytetin e Laçit ku disa makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Aksidenti ka shkaktuar trafik në disa kilometra pasi mbrëmjen e sotme besimtarë të shumtë i drejtohen kishës së Shna Ndout. 

Për të lehtësuar trafikun nga të dyja anët, policia po përdor rrugët dytësore për kalimin e mjeteve. 

Nuk raportohet për viktima por për disa persona të plagosur dhe trafik që kap 6 km në secilën anë të rrugës.

(k.m/dosja.al)

The post Aksident në Laç, besimtarët bllokohen në trafik, ‘shpëtimi i vetëm’ rrugët dytësore appeared first on .

Marre nga

Kthehen maskat në Laç/ Shkuan për të grabitur banesën, goditën me sende të forta familjarin (Emri)

LAÇ- Një grabitje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Laçit, ku dy persona të maskuar kanë shkuar në një familje për të vjedhur dhe pasi janë pikasur nga familjarët kanë ushtruar dhunë ndaj tyre.

Një nga anëtarët e familjes ka përfunduar në spital si pasojë e dhunës së ushtruar nga autorët.

Sipas njoftimit të policisë mësohet se dy persona të paidentifikuar kanë shkuar në banesën e shtetasit Hajdar Lika, në lagjen nr.5 Sanxhak, Laç, Kurbin për të vjedhur.

Pasi janë konfliktuar me pjestarët e familjes, grabitësit kanë goditur me sende të forta në kokë shtetasin Sinan Lika, djali i kryefamiljarit, 29 vjeç, i cili është dërguar në spitalin e Traumës për të marrë ndihmën e nevojshme.

(a.m/dosja.al)

The post Kthehen maskat në Laç/ Shkuan për të grabitur banesën, goditën me sende të forta familjarin (Emri) appeared first on .

Marre nga

Tiranë/ Shoferi humb kontrollin mbi automjetin, plagoset këmbësori

Në një informacion paraprak të ardhur në redaksinë e Top Channel bëjnë me dije se në Tiranë, në rrugën “Ali Demi”, në afërsi të kryqëzimit mjeti me drejtues shtetasin I. S ka humbur kontrollin duke u përplasur me një nga shtyllat buzë rrugës.

Si pasojë është aksidentuar një këmbësor me inicialet R. E, rreth 69 vjeç, i cili u dërgua në spital dhe është nën kujdesin mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon punën, për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.


Top Channel

Marre nga Top Channel

Makina përplaset me shtyllën, merr para këmbësorin, plagoset 69 vjeçari në Tiranë

TIRANË– Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ‘Ali Demi” në kryeqytet.

Një automjet i drejtuar nga shtetasi me iniciale I.S është përplasur me një shtyllë, dhe më pas ka plagosur këmbësorin 69 vjeçar, i cili po kalonte aty pranë në momentin e përplasjes nga makina.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Tiranë/Informacion Paraprak

Në rrugën Ali Demi në afërsi të Kryqëzimit mjeti me drejtues shtetasin I. S ka humbur kontrollin duke u përplasur me një nga shtyllat buzë rrugës, si pasojë është aksidentuar një një këmbësor R. E rreth 69 vjeç,i cili u dërgua në spital nën kujdesin mjeksor.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

(a.m/dosja.al)

 

The post Makina përplaset me shtyllën, merr para këmbësorin, plagoset 69 vjeçari në Tiranë appeared first on .

Marre nga

Top Story/ Sigurimi i banesave, për 10 euro në vit mund të shpëtosh investimin

Sigurimi i detyrueshëm i banesave ka edhe një aspekt social. Sa do të jetë çmimi dhe a janë në gjendje familjet shqiptare të përballojnë këtë pagesë?

“Primi i sigurimit për këto lloj rreziqesh varon nga 10 euro në 50 euro, është një vlerë shumë e vogël por e rëndësishme në kësi rreziqesh”, tregon Avni Ponari

Pra, minimalisht me 10 euro në vit, shtëpitë e shqiptarëve do të ishin të siguruara. Sa herë përmbyten dhe sa herë bie tërmet nuk do kishin më nevojë për politikanët që as gjysmën e premtimeve nuk i mbajnë. Janë këta të fundit që pikërisht nuk e kalojnë një ligj të tillë. Ata i përdorin fatkeqësitë për fushatë elektorale dhe për ti bërë reklamë vetes.

“Këto fatkeqësi të gjithë zyrtarët e politikës i kanë përdorur për fushatë duke premtuar kompensime të dëmeve dhe në fakt nuk mbajnë asnjë premtim”, thotë Avni Ponari.


Top Channel

Marre nga Top Channel

Top Story/ Vidohovë, fshati i humbur i Korçës, tërmeti shtoi edhe më tej mjerimin

Top Story ka udhëtuar drejt fshatit Vidohovë për t’u gjendur pranë banorëve. Rruga është amortizuar, në këtë zonë të përhumbur të Shqipërisë.

Tërmeti ka shtuar mjerimin në këtë fshat. Një pjesë e mirë e banorëve, jetojnë me ndihmë sociale, ndërkohë që nuk plotësojnë as nevojat minimale të jetesës.

Orgest Xhinai është 12 vjeçari që na “rrëmbeu” nga dora dhe kërkonte me çdo kusht që të tregonte tmerrin që kishte përjetuar ai  dhe familja e tij. Ai ka sytë e përlotur, zëri dridhet dhe ndjen frikën se çdo të ndodh tani me të dhe familjen e tij…. fytyra e Orgestit flet më shumë se çdo gjë.

“Unë po flija me çupën e xhaxhait, e na ranë copat e murit në fytyrë ne dolëm direkt jashtë. Unë mbeta i ngrirë, dridhesha. Erdhën të tërë gjyshja, babai. Jemi 5 fëmijë, jetojmë të gjithë në çadër tani. Ishte tërmet i fortë”, tregon i tmerruar Orgest Xhihani, banor i Vidohovës.


Top Channel

Marre nga Top Channel

Top Story/ Tërmeti ka shkundur banesat në Qafëzezë të Korçës, banorët flenë në çadër

Qafëzezë është fshati tjetër, i cili ka pësuar dëme të konsiderueshme nga tërmeti.

Shtëpia e Manuel Rapushit është shkatërruar plotësisht, muret janë të çarë dhe dyshemeja mund të bjerë nga momenti në moment.

Një pjesë e familjes së Manuelit pas tërmetit jeton në këtë çadër që e kanë vendosur në oborr.

“Për zotin nuk di si ta shpjegojë, ishte një tmerr me dy foshnje të vogla në shtëpi dhe me një plakë, ishte katastrofë e madhe. Jemi ulur me fëmijët atje dhe kemi parë teksa shembet shtëpia”, tregon Manuel Rrapushi, banorë i Qafëzezës.

Shembja e shtëpisë dhe kushtet e vështira që po kalon familja e kanë detyruar Manuelin që të marr një vendim shumë të vështirë për dy vajzat e tij të mitura 2 dhe 3 vjeç, duke i lënë ato në jetimore.

“I kam çuar fëmijët në Korçë, në shtëpinë e fëmijëve, kërkojmë nga shteti të na ndërtojë shtëpinë”, thotë Manuel Rrapushi, banor i Qafëzezë.
Leze Roli në momentin e tërmetit mendoi se e humbi përgjithmonë djalin e saj 10 vjeçar. I mituri ishte në gjumë së bashku me babin e tij. Ata u bllokuan në dhomë pasi dyert nuk hapeshin nga tërmeti.

“Ishte një tmerr i paparë, sa u zgjova nga gjumi, dola jashtë dhe era tërmet, burri dhe djali ishin në gjumë Brenda, u çuan duke i rënë dyerve e dritareve se nuk hapeshin, ishte tmerr nga ajo që unë pash nga jashtë, asgjë nuk kërkojmë, vetëm të na ndërtohet shtëpia”, tregon Laze Roli, banore e Qafëzezë.


Top Channel

Marre nga Top Channel

Top Story/ Panik gjatë tërmetit: Si shpëtova vajzën nga rrënojat që binin në shtëpi!

Varfëria në fshatin Floq duket se është ulur këmbëkryq. Në shtëpinë me dy dhoma jetojnë 8 anëtarë, por me rënien e tërmetit nuk dihet se çdo të bëhet me ta. Fatosi rrëfen për ‘Top Story’, se si ai u mundua të mbrojë me trupin e tij vajzën e vogël disa muajshe.

“Ishte ora 06.30 e mëngjesit. Kam dhe çupën e vogël 6 muajshe dhe po lëvizte krevati i saj i vogël në atë kohë, të gjithë u mblodhem në një vend dhe spo gjenim dot derën për të dalur nga shpia, ishin dridhjet e tmerrshme. Dolem jasht, qëndruam jasht sepse herë dy minuta binte tërmet”, tregon Fatos Ramolli, banor i Floq.


Top Channel

Marre nga Top Channel

Top Story/ Rrëfimi prekës i Bajramit, iu shemb shtëpia që e kish ndërtuar me sakrificë

Një tjetër shtëpi e shkatërruar nga tërmeti është edhe ajo e Bajram Bekollit. Me zërin që i dridhet Bajrami tregon për ‘Top Story’ sakrificat e një jetë të tërë për ta ndërtuar këtë shtëpi, që për pak desh i mori edhe jetën e djalit të vet.

“Tërmeti kur ra, ne ishim në gjumë. Djali ishte në në dhomë tjetër, ngaqë ishim të lodhur nga puna, unë nuk e ndjeva, por djali erdhi dhe më zgjoj. Nuk dolem dot pa pushuar tërmeti, kur pushoj dolem në oborr. Pastaj kishte prap lëkundje tërmeti dhe ne shihnim nga jasht shembjen e shtëpisë, oxhakut të shtëpisë. Djali I xhajës u plagos dhe e çuam në spital. Çdo pasuri timen e kam derdhur në shtëpi dhe ja u shemb, punova tër jetën, perendia ma hoqi pasurinë menjëherë. Tashi nuk besoj as në zot, unë e kam sfiduar zotin gjithmonë por këtë herë më sfidoj ai mua, nuk kam mosh të ngrij prap shtëpi”, tregon Bajram Bekolli


Top Channel

Marre nga Top Channel