Sport

Casillas var dorezat? –

Loading...

Iker Casillas do të varë dorezat në gozhdë. Ky është lajmi i publikuar nga sportivja portugeze “O Jogo” të premten, por menjëherë erdhi reagimi i portierit në Twitter.

“Do të vijë një ditë që do të tërhiqem, ma lejoni ta lajmëroj vetë kur të vijë momenti. Qetësi për tani”.

Loading...

Gjendja e tij aktuale është e mirë, siç e konfirmon edhe vetë, pas frikës që shkaktoi infarkti gjatë seancës stërvitore të datës 1 Maj. Për gazetën “O Jogo”, 38-vjeçari është gati për një pozicion te klubi Porto ku është ende nën kontratë.

Iker Casillas ka një karrierë më shumë se 20-vjeçare si futbollist profesionist ku ka fituar gjithçka me Real Madrid dhe Spanjën. Prej 2015 u transferua te Porto.

Tv Klan

Marre nga TvKlan

Loading...
SuperDyqani