Sport

Casillas nuk mund të vazhdojë – ‘Gardiani’ i portës po e lë futbollin

Loading...

Portieri i Portos, Iker Casillas, thuhet se po planifikon të tërhiqet nga futbolli pas sulmit në zemër.

37-vjeçari i cili është fitues i Kupës së Botës nuk dëshiron të rrezikojë shëndetin e tij.

Casillas, i cili bëri 725 paraqitje për gjigantët spanjoll të Real Madrid, u shtrua në spital pas një infarkt akut në fillim të këtij muaji.


Ai doli nga spitali pas pesë ditësh dhe nga aty tha se nuk e di të ardhmen dhe se do të pushojë disa javë që të marrë plotësisht veten.

Megjithatë, mediat portugeze raportuan se Casillas do të njoftojë tërheqjen nga futbolli pas 25 majit, datë kur ekipi i tij Porto luan ndeshjen e fundit për këtë sezon.

Burimi

Loading...
SuperDyqani