By Pass-i i Vlorës, gati në 2021 –

Në fillim të 2021 By Passi i Vlorës do të jetë krejtësisht i aksesueshëm për automjetet. Ministrja e Infrastrukturës që ka inspektuar punimet që aktualisht janë realizuar në masën 10 % jep garanci se kontrata do të respektohet nga kontraktuesi dhe punimet do të mbyllen brenda afatit.

 “Bypassi i Vlorës është 29 km i gjatë. Punimet kanë nisur në të gjithë gjatësinë e rrugës, kryesisht me punimet e gërmimeve në disa seksione dhe me themelet e urave”.

Punimet në Vlorë, përveç faktit që duhen dorëzuar në kohë, duhen dorëzuar me cilësi. Ato kanë dhe një specifikë tjetër, që nuk duhet të impaktojnë negativisht ambientin pasi ky është qyteti ku ne kemi bazuar nisjen e strategjisë së turizmit.

Kjo duket nga Lungomarja apo të gjitha projektet të cilat janë dorëzuar. Kështu që projektet e tjera të infrastrukturës, më të fuqishme, që janë të vendosura në këtë qytet, kërkojnë edhe këtë specifikë, një kujdes nga ana juaj përsa i përket punimeve

Hapja e Bypass tjetër atij të Fierit para nisjes së sezonit, si dhe ndërhyrja  në portin e Vlorës sipas Ballikut janë investime të cilat ndikojnë ne rritjen e potenciale qe ofron bregdeti i Vlorës për turistët që këtë vit pikërisht për shkak të infrastrukturës do jenë më të shumtë sipas parashikimeve të qeverisë.

Tv Klan

Marre nga TvKlan