Lifestyle

Britney Spears tërhiqet nga muzika –

Loading...

Kjo ndoshta është kënga e fundit që Britney Spears mundi të sjellë për publikun. Ndonëse i qetësoi fansat duke thënë se çdo gjë është në rregull dhe se do të kthehej shpejt, duket se gjendja shëndetësore e yllit të popit nuk është aspak mirë.

Menaxheri i këngëtares Larry Rudolph, cili ka punuar me artisten për më shumë se dy dekada, ka pohuar se këngëtarja nuk do të mund të performojë përsëri për shkak të shëndetit të saj mendor.

Sipas Daily Mail, ai ka theksuar se bazuar në informacionin që ai dhe gjithë profesionistët që punojnë me të kanë, Britney nuk do mund të kthehet në muzikë, jo vetëm së afërmi por ndoshta kurrë më.

37-vjeçarja kishte planifikuar të rifillonte koncertet më 13 Shkurt me 32 shfaqje të planifikuara deri më 17 Gusht të cilat u shtynë për shkak të problemeve të saj me shëndetin mendor.

Tv Klan

Marre nga TvKlan

Loading...
SuperDyqani