Aktualitet

Breshëri plumbash ndaj makinës në Vlorë, kush është 33-vjeçari që iu bë atentat (EMRI+FOTO)

Loading...

VLORË- Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë pasdite në Vlorë. Sipas informacioneve mësohet se në drejtim të një makine që ishte në ecje në afërsi të Urës së Mifolit, është qëlluar me breshëri plumbash.

Mësohet se disa nga plumbat kanë prekur makinën, e cila ka marrë dëmtime të shumta. Po ashtu i plagosur ka mbetur dhe drejtuesi i mjetit, i cili është një 33-vjeçar.

Vendi ku ndodhi ngjarja

Dosja.al mëson se personi që iu bë atentat, është Romario Aliraj nga Vlora. Pas breshërisë së plumbave kundër makinës, drejtuesi ka humbur kontrollin duke përfunduar në kanal.

Ndërkohë për ngjarjen ka reaguar dhe Policia, e cila shprehet se nuk ka asnjë të lënduar me armë zjarri, por 33-vjeçari ka marrë dëmtime sepse makina e tij ra në kanal

“Në vendin e quajtur “Ura e Mifolit” Novoselë, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi R.A., 33 vjeç, banues në Vlorë, i cili ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga duke pësuar lëndime të lehta.

Nuk ka të lënduar me armë zjarri. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet në lidhje me zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave. Po punohet nëpërmjet kontrollit të territorit dhe veprimeve të tjera hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, shkruan Policia në njoftimin për mediat.

Kujtojmë se vetëm dy ditë më parë një tjetër atentat ndodhi në Vlorë, ku disa perosna që lëviznin me një makinë kanë qëlluar në drejtim të një lokali në Lungomare. Aty mbeti i plagosur një kalimtar i rastit, ndërsa objektivi i sulmit Inez Hajrulla shpëtoi. Këto ngjarje kanë rikthyer dhe njëherë frikën në Vlorë, pasi qyteti bregdetar njihet për kriminalitetin e tij të lartë.

(A.B. Dosja.al)

The post Breshëri plumbash ndaj makinës në Vlorë, kush është 33-vjeçari që iu bë atentat (EMRI+FOTO) appeared first on .

Marre nga

Loading...