Biseduan për situatën në Shqipëri –


Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, dhe ish-deputeti i LSI, Vangjel Tavo, kanë zhvilluar sot një takim kryeministrin e Greqisë, Aleksis Tsipras.

Sipas mediave greke, ata janë ftuar në një aktivitet në Janinë si përfaqësues së minoritetit në Shqipëri, por siç shihet dhe nga foto e publikuar nga po këto media në takim ka qenë dhe historiani Kostandin Braka.

Kryeministri grek u foli për zhvillimet në Shqipëri, sfidat me të cilat ballafaqohet pakica, reformat në vendin fqinj dhe perspektiva e saj për anëtarësim, shtojnë më tej mediat helene.

Po ashtu mësohet se takimi u zhvillua gjatë vizitës së Tsipras në Epir, pasi dy përfaqësuesit e minoritetit grek morën pjesë në fjalimin e kryeministrit në Janinë.

Kujtojmë se incidenti i fundit mes dy vendeve ka qenë vendosja dhe heqja e tabelave dygjuheshe në disa fshatra në Finiq. Për këtë pati reagime nga përfaqësuesit e minoritetit grek në Shqipëri, por dhe nga ministria e Jashtme Greke e cila kërcënoi dhe me mos mbështejte për hapjen e negociatave.

Marre nga TPZ.al