Aktualitet Lajme

Berisha-Ramës: “I gatshëm të bësh testin e dr*g.ës? Kryeministri: “Të ikim nga politika nëse…”

Loading...

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pyetjes së Sali Berishës gjatë emisionit “Opinion” dje, kur ish kryeministri i ka thënë kreut të qeverisë nëse është i gatshëm të bëjë testin e dr*gës.

Rama ka thënë se përpos këtij testi, është i gatshëm të bëjë dhe Vetting-un e pasurisë së politikanëve, duke thënë se nëse nuk dalin të pastër, të ikin të gjithë nga politika.

Sali Berisha: Kandidati për president në Ukrainë bëri testin e drogës, është i gatshëm ta bëjë këtë test ai? Po nuk i doli pozitiv jam gati t’i pranoj të gjitha ato që ka thënë sot…

Edi Rama: Unë këtij njeriu nuk i jap përgjigje! Por jam i gatshëm të bëjë jo këtë, por edhe një gjë tjetër. Kam qenë dhe jam kundër vettingut të politikanëve, sepse mendoj se këtë e bën SPAK. Unë jam i gatshëm që nëse ky bashkë me familjen e tij, Lulzim Basha bashke me rrethin e tij familjar, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi jam gati t’i nënshtrohem vettingut të pasurisë përpara një trupe që të respektojë një për një, të gjitha normat që respektojnë për gjykatësit e prokurorët. Nëse dalim të papërshtatshëm të ikim nga politika. Nuk po i them se ca është ai, që më tregon testin e drogës, kush përsërit shumë një akuzë e bën vetë. Unë jam gati që të gjithë së bashku t’i nënshtrohemi vettingut të pasurisë.

The post Berisha-Ramës: “I gatshëm të bësh testin e dr*g.ës? Kryeministri: “Të ikim nga politika nëse…” appeared first on Zonë E Lirë.

Burimi

Loading...
SuperDyqani