Aktualitet Lajme

Berisha: George Soros autor i projektit për ndryshimin e kufijve –

Loading...

TIRANË

Para të rinjve europianë demokratë ish-kryeministri Sali Berisha ka folur me tone të ashpra kundër manjatit George Soros duke treguar edhe eksperiencën e tij personale në vitet e para të demokracisë. Ai tha se Sorosi ngriti organizata të shoqërisë civile de fakto leva të ish-partisë Komuniste.

Për kryeministrin Rama, Berisha tha se është njeriu më i investuar i Soros. Sa i përket manjatit, tha se është kryekorruptues dhe kryespekulant.

“Unë fola për disa faktorë por dua t’ju garantoj se George Soros është një armik i egër i maskuar i vlerave që ne besojmë dhe që ndajmë. Do t’u jap eksperiencën time personale. Në vitet ‘90 kur fillova t’i kundërvihem diktaturës, në shkrimet e mia kërkoja që shoqëria civile të ishte e pavarur. Unë isha anëtar i shoqatës së kardiologjisë. Kishte disa shoqata në diktaturë por të varura nga ministritë. Kërkoja të bëhej një ligj sepse të gjitha ato ishin leva. U vendos sistemi pluralist. Një nga të parët që zbarkoi për të ndihmuar ishte George Soros dhe unë e mirëprita sepse ai po ndihmonte shoqërinë civile dhe isha shumë i gëzuar që po e ndihmonte.
Pas 4 vitesh rezultoi se 98% e organizatave që ai ngriti ishin de fakto leva të ish-partisë Komuniste. Ne miqtë e mi kaluam përsëri në një asimetri totale. Duhet të dini një gjë, që shoqëria civile është jetike. Ne jemi konservatorë dhe besojmë se shoqëria civile e pavarur është jetike për një shoqëri të lirë.
Diktaturat, gjëja e parë që kositin është shoqëria civile. Pas 4 vitesh unë shoh një shoqëri civile totalisht leva të Partisë Socialiste. Ky kryeministër që është sot është njeriu më i investuar i tij. Soros është ndër të tjera, korruptori numër një në botë. Pse është kryekorruptori i planetit? Ai blen politikanë. Bëni çdo gjë që paratë e tij të spekulimit të mos penetrojnë kurrë në forcat tuaja politike dhe organizatat tuaja. Një politikan i blerë nga Sorosi zbaton porositë e Sorosit”, deklaroi Berisha.

Sipas tij, axhenda e Sorosit është lufta pa kompromis kundër qendrës së djathtë dhe vlerave që ajo mbron. “Ky kryespekulant po të lexoni të gjithë titujt e gazetave në botë, ‘filantropist i madh’, ky është një kryespekulant. Çfarë ndodhi në Tajlandë? Me qindra tajlandezë vranë veten, të tjerë u shytën në depresion. E gjitha kjo nga spekulimi i tij me paratë. Soros ka axhendë. Keni dëgjuar reformën në drejtësi në Shqipëri, projektin, strategjinë e ka bërë Soros që favoriti i tij Rama të bëhet edhe mbret edhe satrap dhe të ketë të gjitha pushtetet. Ai është një njeri shumë i rrezikshëm. Keni dëgjuar të flitet për ndryshim kufijsh në Ballkan? Ju garantoj se s’ka investim më të rrezikshëm për luftë se sa kjo gjë. Projekti që ka 2 vite që përpiqet të shitet kudo është projekti i fondacionit të hapur të George Sorosit në Beograd”, deklaroi Berisha.

(BalkanWeb)

Marre nga Balkanweb

Loading...