Lifestyle

Bëri gabimin e pafalshëm dhe humbi 2 milion ndjekës brënda natës, ylli i YouTube kërkon falje

Loading...

19-vjeçari James Charles ka humbur rreth 2 milion ndjekës në kanalin e tij në YouTube dhe duket se do të humbë edhe më shumë. Ylli i bukurisë, para kësaj ngjarjeje, numëronte plot 16 milion ndjekës, por debati që ka pasur me Tati WestBrook nuk ka qenë një ogur i mirë për të.

Tashmë me 14 milion ndjekës, James Charles mund të ndihet i penduar për grindjen me mentoren e tij, Tati Westbrook.

Drama filloi në prill kur Charles postoi një reklamë për shtesat e flokëve të “Sugar Bear” në historikun e tij në Instagram. Duket se kjo markë është një konkurrent i madh për markën e Westbrook, “Halo Beauty”.

Westbrook ka thyer heshtjen e saj duke postuar një video 43 minutëshe në YouTube, në të cilën ka shpjeguar grindjen dhe vendimin e saj, për të prerë miqësinë e saj me Charles. Ky i fundit ka kërkuar falje, por pa sukses.

Në video, ajo akuzoi Charles për përhapjen e gënjeshtrave , ku promovon gjëra të dëmshme për njerëzit e tjerë në komunitetin e bukurisë.

Interneti duket se është bashkuar me Westbrook tani për tani. Ajo duket se po fiton ndjekës me të njëjtën shpejtësi që po i humb Charles, duke shkuar në 14 milion brenda një nate nga 16 milion që kishte.

Burimi: CNN

(R.L/Dosja.al)

The post Bëri gabimin e pafalshëm dhe humbi 2 milion ndjekës brënda natës, ylli i YouTube kërkon falje appeared first on .

Marre nga

Loading...