Lajme

Berat/ Përndiqte dhe e kërcënonte të miturën që të lidheshin bashkë, arrestohet 19-vjeçari (EMRI)

Loading...

BERAT– Një histori dashurie, por kësaj here jo e ndërsjellë, është bërë shkak për arrestimin e një të riu në qytetin e Beratit. Bëhet fjalë për Leridion Dajën dhe një vajzë të mitur, nxënës në shkollën profesionale “Stiliano Bandilli”.

Loading...

Daja i ka propozuar vajzës që të lidhen së bashku, por ajo e ka refuzuar. 19-vjeçari nuk ka hequr dorë dhe prej disa javësh e ka përndjekur në pritje për të marrë një “po” nga e mitura. Kjo e fundit e ka refuzuar sërish, gjë që e ka acaruar të riun, i cili më pas e ka ofenduar dhe kërcënuar me mesazhe në celular. Pas këtyre mesazhe, e mitura e ka denoncuar në polici, ku më pas është bërë e mundur arrestimi i 19-vjeçarit.

Mbi të riun rëndon akuza për veprën penale “Perndjekje”. Ky është rasti i dytë i raportuar ditën e sotme, pas ngjarjes së ndodhur në Kamëz, ku fatmirësisht është parandaluar në kohë një tragjedi e mundshme, si ajo në Berat para disa ditësh.

 

Marre nga Next TV

Loading...
SuperDyqani