KOSOVA Lajme

Beqaj për Isa Mustafën: Më mirë të pensionohet ndershëm sesa të shkaktojë përçarje në mënyrë të pandershme

Loading...

Profesori i shkencave politike, Behlul Beqaj, ka thënë se kryetari aktual i LDK-së, Isa Mustafa, do të duhej të pensionohej në mënyrë të ndershme e jo të shkaktojë përçarje në mënyrë të pandershme.

Ai thotë se betejat që po zhvillohen brenda kësaj partie, nuk kanë të bëjnë më vullneti e anëtarëve, por me ultimatumin e lidershipit që rrethi i tij të vazhdojë pozicionimin aktual.

“Qarja më e madhe brenda LDK-së ka ndodhë. Kryetari aktual është më mirë të pensionohet në mënyrë të ndershme sesa të shkaktojë përçarje në mënyrë të pandershme”, ka thënë ai.


Sipas Beqajt, pushteti në Kosovë keqkuptohet. Ai thotë se partitë nuk shikojnë që të ju dalin krah qytetarëve, por që përmes pushtetit dëshirojnë t’i arrijnë qëllimet e tyre politike.

“Për shkak të ndryshimit të rrethanave të tjerët dëshirojnë të përfitojnë, sepse LDK-ja në anketa po del si parti e fuqishme. LDK njihet si parti rugoviste, por a nuk është ky lider i LDK-së që ia mundësoi Thaçit pozitën e presidentit”, ka thënë ai.

Ai thotë se çështja e rregullimit të brendshëm duhet të jetë në bazë të meritokracisë.

Sipas tij, sot më të suksesshëm janë ata që servilosen karshi liderit, se sa ata që mundohen që pozicionet t’i marrin në bazë të meritokracisë.

“Unë kam pasur një optimizëm për LDK-në me hyrjen e disa të rinjve, por e kam pasur edhe dronë se të rinjtë do të adaptohen si të vjetrit dhe kam frikë që kjo ka ndodhur”, ka shtuar ai.

Beqaj tutje ka shtuar se situata të tilla janë shqetësuese për popullin të cilët nuk mund të shpresojnë që ka parti të shëndosha.

Duke folur për prurjet e reja në LDK, ai thotë se ndryshimi mund të ndodhë por duhet të jetë pozitiv.

“Nëse nuk ndodhin ndryshimet e pritura me ardhjet e reja, atëherë është mesazh shumë i keq”, ka thënë ai.

Beqaj thotë se jo vetëm në LDK, por në asnjë parti nuk ka pasur unitet.

“Nuk do të thotë se partitë duhet të jenë unike. Ne zakonisht i kemi marr partitë politike si të tilla që luftojnë për pushtet. Çka kanë bërë këto parti në kuadër të socializmit, socializmi nuk do të thotë se duhet të përdorën grushtet”, ka thënë ai.

Sipas tij, ndryshimet nuk fillojnë ku ka unanimitet të rrejshëm, duke shtuar se skenat që janë ofruar nga partitë nuk janë skena demokratike.

“Nuk mund të menaxhohet me Facebook një parti serioze. Nuk po rrezikohet vetëm LDK-ja por edhe mënyra se si do të qeveriset Kosova në të ardhmen”, tha ai.

Ai thotë se edhe rasti i PDK-së nuk është më i mirë se ai i LDK-së.

Duke folur për mundësinë e vazhdimit të Isa Mustafës si i pari i LDK-së, ai ka thënë se i njëjti mund t’i shkelë përsëri premtimet, siç i pati shkelur në fushatën e kaluar për koalicionin me PDK-në

“Premtimi i tij më i rëndësishëm ka qenë se kurrë nuk do të bëhet me PDK-në dhe ai e ka shkelur, dhe nëse e ka shkelur njëherë këtë premtim ai do ta bëjë prapë. LDK duhet të bëhet promotor i ndryshimeve”, ka shtuar ai.

Ai thotë se Vetëvendosje ka arsye të forta të rishikojë programin e saj për të qenë pjesë e partive udhëheqëse.

“Kur të gjithë mendonim që Vetëvendosja të ishte unanime ata u ndanë. Unë mendoj që Vetëvendosja është e lënduar. VV ka shans vetëm për faktin që nuk ka qenë në pushtet”, ka thënë ai.

ZGJEDHJET E BRENDSHME NË LDK Pacifistët tregohen të dhunshëm me njëri-tjetrin

Publiée par Express-KTV sur Vendredi 28 juin 2019

Marre nga GazetaBlic

Loading...
SuperDyqani