Aktualitet Lajme

“Bën si i vir.gjër me ligjin”, Paloka  ndaj Braçes: “Ta vendosim në qeli afër me Enverin dhe Aldon”

Loading...

Edi Paloka, i është kundërpërgjigjur zv. Kryeministri Erion Braçe, i cili u shpreh se dhu.nu.esve dhe vra.sësve do t’u kujtojë gjithmonë ligjin dhe sanksionet e tij.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Paloka shprehet se kur Braçe flet me pasion për ligjin, i kujton qëndrimin e tij duke heshtur për kolegët tra.fikantë.

Statusi i Edi Palokës:

“Kur degjoj Erion Braçen qe flet  me pasion per ligjin, kujtohem qe nuk hapi asnjehere gojen per koleget trafikante droge, vrases, perdhunues dhe me vjen te qesh.

Loading...

Kur Braçe ben si i virgjer me ligjin, kujtohem qe ishte altoparlanti i pare i Edi Rames, qe e beri mushkonje Myzeqeje avionin e droges ne Divjake.Kur Braçe ve doren ne zemer per ligjin, kujtohem qe ky ka miratuar koncesionet e klienteve te Edi Rames. Por me shume argetohem, kur sherbetori i Bandes se Lushnjes, na flet per burgun. Erionet dhe braçet e Edi Rames duhet ta kene te qarte se koha kur bandat e tyre vendosnin se kush i fiton zgjedhjet, ka marre fund!

Kushdo qe del kunder vullnetit plebishitar per zgjedhje te lira e te ndershme, pa lodrat e krimit ne qeveri, do te mbaje pergjegjesi personale! I vetmi lehtesim qe mund t’i bejme Braçes eshte qe ta vendosim ne qeline fqinje me Enver Dondollakun dhe Aldo Baren.

 

The post “Bën si i vir.gjër me ligjin”, Paloka  ndaj Braçes: “Ta vendosim në qeli afër me Enverin dhe Aldon” appeared first on Zonë E Lirë.

Burimi

Loading...
SuperDyqani