Lifestyle

Bëmë mama të të ngjajë, video ku JLo këndon me të bijën po pushton rrjetin

Loading...

Javën e kaluar JLo ka postuar një video në Youtube, ku shfaq prapaskenat gjatë përgatitjes për performancën live të këngës së saj të re “Medicine” dhe koncertet që priten të nisin shumë shpejt.

Gjatë kohës që këngëtarja praktikonte vokalin e saj nën tingujt e pianos, vazja e saj Emme iu bashkua. Këngëtarja i sugjeroi të këndonte këngën “If I Ain’t Got You”, të Alicia Keys dhe ajo nuk ngurroi.

Një performacë e jashtëzakonshme dhe një vokal shumë i fuqishëm ai i Emme! Videoja në Youtube ka arritur rreth 2 milionë klikime dhe të gjithë kanë mbetur të surprizuar nga talenti i pazbuluar i Emme, e cila është në hapat e nënës së saj.

Jennifer pritet të nisë turin e saj më 7 qershor dhe mesa duket surpriza e tij do të jetë edhe Emme.

L.K/Dosja.al

The post Bëmë mama të të ngjajë, video ku JLo këndon me të bijën po pushton rrjetin appeared first on .

Marre nga

Loading...