Lajme

Bëj mijëra biseda –

Loading...


Kryeministri Edi Rama nuk e mohon se është ai pjesë e përgjimeve në dosjen 184, e cila flet për blerjen e votave gjatë zgjedhjeve të pjesshme vendore në Bashkinë e Dibrës. Kreu i qeverisë tha se ai ka zhvilluar biseda telefonike gjatë kohës kur po zhvilloheshin zgjedhjet, por jo në atë kontekst që janë publikuar në media.

Rama thotë se biseda e tij telefonike është nxjerë jashtë kontekstit. “Janë përgojuar disa njerëz. Shkëputja e disa fjalive këtu e disa atje dhe kthimi i tyre në argumente politikë… Nëse nga dhjetëra e mijëra biseda që unë bëj ju më kërkoni diçka që unë nuk e gjej dot. Ju më kërkoni të kujtoj fjali specifike, nuk mund ta kujtoj. Por kurrë nuk ka ndodhur që unë të merrem me këto pisllëqe të cilat kanë marrë përsipër t’i pastrojnë ata që janë shkaku kryesor i krijimit të këtij pisllëku. Unë nuk kam asnjë problem që të përballem me çdo lloj hetimi. Nuk mundet kurrë të shkëpusësh një fjali dhe të ngresh një kauzë”, u shpreh Rama.

Marre nga TPZ.al

Loading...
SuperDyqani