Aktualitet

Becchetti fiton gjyqin ndaj Ramës, Soko: Kryeministrit t’i sekuestrohet pasuria, të japë dorëheqjen

Loading...

Tiranë- Raportohet se biznesmeni italian, Francesco Becchetitt ka arritur të fitojë në gjykatën ndërkombëtare gjyqin e hapur kundër Shqipërisë dhe se shuma e fituar nga italiani arrin në 110 milionë euro.

Eksperti i ekonomisë, Pano Soko thekson se nëse ky lajm konfirmohet, kryeministri Edi Rama e ka kusht juridik që të japë dorëheqjen. Ai thekson më tej se Ramës duhet t’i sekuestrohet edhe pasuria, deri në masën sa të shlyejë gjithë detyrimin që i lind shtetit prej veprimit të paligjshëm të tij.

“Pra, nëse gjoba që ka marrë shteti shqiptar është 110 milionë € (sa pretendohet nga disa media) atëherë fajtorit të gjetur në vendimin e gjykatës (pra Kryeministrit) duhet t’i sekuestrohet shtëpia, pasuritë e tjera të vetat dhe të familjes dhe çdo gjë deri në masën sa të shlyejë gjithë detyrimin që i lind shtetit prej veprimit të paligjshëm të tij, të gjetur si të tillë nga një Gjykata.”, shprehet ai. 

Reagimi i plotë:

Po lexoj lajmin për çështjen e njërit prej gjyqeve në Gjykatën e Arbitrazhit që kompania e Becchetitt ka hapur ndaj shtetit shqiptar. E kërkova te faqja e ICSID, por vendimi nuk ishte zbardhur ende.

Fillimisht duhet pritur zbardhja e vendimit nga ana e Gjykatës së Arbitrazhit.

Nëse vërtet Gjykata e Arbitrazhit ka penalizuar Shqipërinë për çështjen e mbylljes së Agon Channel, siç po pretendojnë burime gazetash të ndryshme, atëherë ky është kusht juridik që Kryeministri jo vetëm duhet të japë dorëheqjen, jo vetëm që duhet hapur proçedim penal për shpërdorim detyre me kosto për buxhetin e shtetit, por duhet t’i sekuestrohet gjithë pasuria deri në likujdimin e plotë të shumës. Pra, nëse gjoba që ka marrë shteti shqiptar është 110 milionë € (sa pretendohet nga disa media) atëherë fajtorit të gjetur në vendimin e gjykatës (pra Kryeministrit) duhet t’i sekuestrohet shtëpia, pasuritë e tjera të vetat dhe të familjes dhe çdo gjë deri në masën sa të shlyejë gjithë detyrimin që i lind shtetit prej veprimit të paligjshëm të tij, të gjetur si të tillë nga një Gjykata.

Dhe ky do të ishte një rast e zeza mbi të bardhë për cilindo prokuror apo gjykatës.
Një gjykatë ndërkombëtare ka gjetur si të paligjshëm veprimet e qeverisë dhe Kryeministrit, kështu që asnjë prokuror dhe asnjë gjykatës as ka për t’u lodhur fare me çështjen, veç të hapi gjyqin, të shpallë dënimin dhe ta çojë në burg.

J.V/Dosja.al

The post Becchetti fiton gjyqin ndaj Ramës, Soko: Kryeministrit t’i sekuestrohet pasuria, të japë dorëheqjen appeared first on .

Marre nga

Loading...