Aktualitet

Beccheti fiton gjyqin/ Romeo Kara sulmon gazetaren: Dëshmoi në favor të ish-padronit, doli kundra interesave të vendit

Loading...

BRUKSEL- Gazetarja e njohur Sonila Meço, e cila ka qenë ish-drejtuese e “TV Agon Channel”, ka reguar, pasi Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka dënuar Shqipërinë 110 milionë euro për konfliktin me biznesmenin italian, Francesco Becchetti.

Gazetarja Meço e ka komentuar këtë vendim, si një faturë të rëndë për shqiptarët, vlera e së cilës shkon më tepër se 140 milionë euro.

Ndërkohë, deklaratës së saj i është përgjigjur avokati Romeo Kara, ish-juristi i CEZ, i cili shprehet se gazetarja ka dëshmuar në procesin e arbitrazhit në favor të Beccheti-t, duke dalë kështu hapur kundër interesave të vendit.

REAGIMI I PLOTE I ROMEO KARA

Eshte minimumi paaftesi lidhja e kontratave te tilla si ajo me Becchetin dhe akoma me e denueshme prishja e ketyre kontratave pa parashikuar goditjen e prishjes se kontrates ne arbitrazh.

Ka qene patjeter servilizmi dhe mungesa e integritetit te atyre qe nuk kane ditur t’i thone jo Rames, dhe t’i jepnin alternativen zgjidhese.

Vuajme për profesioniste, por me teper vuajme për njerez me integritet, qe dine te thone te verteten dhe te kapercejne pragun e skepticizmit.

Pra, nje turp profesional dhe dinjiteti, prishja e kontratave në menyra të tilla me kaq pasoja per vendin.

Por, ka edhe nje turp për gazetaren “moraliste” Sonila Meço.

Sonila Meço rezulton deshmitare në procesin e arbitrazhit ne favor të Becchetit, duke dale hapur kunder interesave të vendit të saj.

Ka dale deshmitare se ia kerkonte interesi i saj, apo sepse e shtyhu urrejtja për Ramen, kjo nuk ka rendesi, pasi faturen do t’a paguaje ky popull.

Ne procese arbitrazhi, ku shqyrtohen me hollesi detaje nga negocimi për te lidhur nje kontrate, lidhja e saj, zbatimi i saj, nderprerja e saj, qendrimi i paleve etj, nuk ka shume vend për deshmi të dhena nga nje person qe nuk ka qene pjese e strukturave qe kane menaxhuar keto hapa te kontrates.

Kam qene vete në kushte të tilla, kur duhej të zgjidhja midis interesit tim apo të vendit, por nuk kam ngurruar t’i sherbej vendit, pavaresisht se cili e drejton ate.

Sonila duhet t’a dije mire se edhe pse nxitua prishja e asaj kontrate, padroni i saj ngelet nje person qe nuk zbaton kontratat dhe shkel ligjjn.

Mosveprimi i prokurorise, nuk zhben ate qe ka bere Beccheti.

Dëshmoi në favor të Becchetit, doli hapur kundra interesave të vendit.

Pas një kalvari të gjatë gjyqësor, gjykata i ka dhënë të drejtë Becchettit duke e gjetur kryeministrin dhe qeverinë shqiptare fajtore, dhe duke e dënuar Shqipërinë me faturën e çmendur prej 110 milionë eurosh. Fatura është sa ndihma ekonomike e tre viteve që qeveria jep për të gjithë të varfrit në Shqipëri ose sa 1 për qind e Prodhimit Kombëtar të Shqipërisë.

(a.m/dosja.al)

The post Beccheti fiton gjyqin/ Romeo Kara sulmon gazetaren: Dëshmoi në favor të ish-padronit, doli kundra interesave të vendit appeared first on .

Marre nga

Loading...