Sport

Bashkëshortja e Iker Casillas diagnostikohet me kancer –

Loading...

Duket se shqetësimet nuk kanë përfunduar ende për familjen e portierit të njohur, Iker Casillas, i cili pësoi atak në zemër disa javë më parë dhe u shtrua me urgjencë në spital.

Tani më, bashkëshortja e tij po përballet me një sëmundje të rëndë, kancer në vezore.

Vetë Sara Carbonero, bashkëshortja e Casillas, përmes një postimi në rrjetet sociale, u shpreh se “ende nuk e kemi marrë veten nga një goditje dhe jeta na surprizon sërish”.

Sara ndau me ndjekësit e saj lajmin, duke shpjeguar se gjatë një kontrolli rutinë disa ditë më parë, mjekët e diagnostikuan një tumor malinj.

Loading...

“Fatmirësisht mundëm ta kapnim në kohë por më presin disa muaj luftë, duke marrë mjekimin përkatës. Unë jam e qetë dhe e sigurtë se gjithçka do të shkojë mirë. E di që do të jetë një rrugë e vështirë por gjithashtu do të ketë një fund të lumtur”.

Tashmë është radha e Casiallas ti qëndrojë pranë bashkëshortes në këtë përiudhë të vështirë.

Marre nga Balkanweb

Loading...
SuperDyqani