Aktualitet Lajme

Basha tërheq turmën tek Policia e Tiranës: Lironi Sait Dollapin –

Loading...

TIRANË

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar ashpër pas dhunimit dhe ndalimit të sekretarit organizativ të PD-së Sait Dollapi. Ai tha se është dhunuar me urdhër të kryeministrit Edi Rama dhe ministrit Sandër Lleshaj, ndërsa gjatë gjithë protestës ka mbrojtur policinë.

Basha i bëri thirrje turmës ta ndjekin për në Drejtorinë e Policisë.

“Me urdhër personal të Edi Ramës është dhunuar në mënyrë të pashembullt Sait Dollapi. I cili gjatë gjithë protestës ka bërë gjithçka për të mbrojtur efektivët e policisë. Ka dalë para turmës, para fishekzjarrëve por me urdhër të Ramës e Lleshajt është dhunuar dhe është shoqëruar në drejtorinë e policisë së Tiranës. Në emër të opozitës i bëj thirrje ta lirojnë një orë e më parë, ju bëj thirrje të më ndiqni”, deklaroi Basha.

(BalkanWeb)

Marre nga Balkanweb

Loading...