Aktualitet

Banorët kundërshtojnë ndërtimin e inceneratorit në Fier: Po na shpopullojnë, në atë tokë hamë bukë

Loading...

FIER– Banorët e fshatit Vërri në Fier kundërshtojnë ndërtimin e inceneratorit prej disa kohësh. Ata janë paraqitur ditën e sotme në Gjykatë me avokate Dorina Ndreka dhe ambjentalistin Lavdosh Ferruni.

Në një deklaratë për Fax News, Ferruni është shprehur se studimi ëshrë bërë për një vend tjetër dhe jo për aty ku kanë nisur ndërtimin e inceneratorit në Fier.

Ndërsa avokatja Ndreka shprehet se vetë projekti në parim është i gabuar.

“Ky ndërtim ka një kosto të madhe për Shqipërinë. Argumentet tona janë të forta dhe kemi besim se do të marrim një përgjigje positive përpara fillimit të muajit gusht të këtij viti.

Po ndërtohet në një tokë bujqësore, gjë që është krejtëissht e paligjshme. Shkeljet në ndërtim janë flagrante,”– u shpreh avokatja Ndreka.

Ndërsa banorët e zonës thanë se janë dakort për ndërtimin e një inceneratori por jo në një tokë bujqësore. Sipas tyre në këtë mënyrë po arrihet largimi i njerëzve nga fshati.

Ju ftojmë të gjithë si media të vini dhe të shikoni se sa njerëz kanë mbetur në këtë fshat që merren edhe me punë bujqësore. Po arrijnë atë që duan, po shpopullojnë zonën.

Ne në parim jemi dakort sepse ndërtimi i një inceneratori është diçka që duhet bërë, por jo në një tokë bujqësore. Ne aty në atë 500 metër vend hamë, ajo është tokë buke.

Ata që kamë firmosur për atë incenerator duhet të përgjigjen para ligjit,”- shprehen banorët.

(f.m/dosja.al)

The post Banorët kundërshtojnë ndërtimin e inceneratorit në Fier: Po na shpopullojnë, në atë tokë hamë bukë appeared first on .

Marre nga

Loading...