Aktualitet

Banorët e Astirit në këmbë drejt Kryeministrisë, bllokohet qarkullimi

Loading...

Protestës së opozitës i janë bashkuar edhe sot banorët e Astirit, të cilët po marshojnë në këmbë nga “Unaza e Re” tek Kryeministria duke shkaktuar bllokim të qarkullimit rrugor.

Me thirrjet “Rama ik” dhe jelekët portokalli karakteristik të protestës së tyre, ata po marshojnë në bulevard.

Banorët e Astirit protestojnë prej muajsh kundër shembjes së banesave dhe bizneseve të tyre të cilat preken nga projekti i Unazës së Madhe. Ata e kanë quajtur projektin si korruptiv dhe kërkojnë anulimin e plotë të tij.

The post Banorët e Astirit në këmbë drejt Kryeministrisë, bllokohet qarkullimi appeared first on .

Marre nga

Loading...