Aktualitet Lajme

“Babalja”, Salianji: Do kallëzoj drejtuesit e Policisë së Shtetit –

Loading...

TIRANE

Ish-deputeti Ervin Salianji  në një prononcim për gazetarët në Gjykatën Penale para seancës gjyqësore të çështjes “Babalja”, tha se do të kallëzojë penalisht drejtuesit e Policisë së Shtetit.

“Atëhere sot siç e dini është seanca e parë gjyqësoore për cështjen Xhafa siç quhet Babalja. Jam sot këtu në respekt të juve. Qytetarët janë lodhur nga një drejtësi që nuk bën drejtësi por bën padrejtësi dhe është varrmirrëse e çështjeve më të rënda. Padiskutim, ashtu siç Rama ka disa njerëz që i paguajnë për çështje. Do bëj kallëzim për drejtuesit e policisë, të gjitha atyreve që janë të përfshirë në këtë çështje. Qytetarët kërkojnë punësim dhe përballen me agresion. Sot në orën 6 e gjysmë i bëj thirrje qytetarëve që të bashkohen me ne dhe të ndryshojnë sistemin. Do të denoncoj drejtuesit e policisë, duan ta zhvendosin vëmendjen nga situata aktuale.Është thjesht propagandë, se ka precedent që gjyqtarja të jetë tërhequr në një çështje tjetër ku jam unë i kallëzuar. “-tha ai.

Loading...

Ish-deputeti demokrat tha se nuk ka frikë nga kryeministri Edi Rama dhe nga askush tjetër. Sipas tij, shefi i qeverisë është një dordolec politik, që nuk trembë dot as sorrat dhe aq më pak qytetarët.

“Situata është se nuk ka asnjë të arrestuar nga përgjimet, por ka një akuzë qesharake për mua dhe Jetmir Olldashin. Unë nuk kam frikë nga Rama. Edi Rama është një dordolec politik, që nuk trembë sot më as sorrat dhe jo më qytetarët. Frika nuk hyn tek ndjesitë e mia. Frika më e madhe e ime është që të kem frikë. Nuk kam frikë dhe nuk ka asnjë provë, që të më implikoj, sepse kjo është një çështje  e lehtë nuk është krim, por thjesht denoncim. Sot protestojmë së bashku me qytetarët në orën 18:30”-shtoi ai.

Marre nga Balkanweb

Loading...
SuperDyqani