Sport

Azpilicueta: Chelsea duhet të respektojë vendimin e Eden Hazard për t’u bashkuar me Real Madridin

Loading...

Cesar Azpilicueta ka pohuar se lojtarët e Chelsea duhet të “respektojnë” vendimin e Eden Hazard për t’u bashkuar me Real Madridin.

Raportet në Francë pohojnë se Madridi ka rënë dakord për një kontratë prej 100 milionë eurosh me Chelsea për Hazard, përcjell GazetaBlic.

28 vjeçari do të firmos me ‘Mbretërit’ pas përfundimit të Evropa Ligës në fund të këtij muaji.


Hazard ka synuar që përfundimisht të kalojë në Bernabeu qysh kur idhulli i tij i fëmijërisë, Zinedine Zidane, u kthye si menaxher në mars dhe belg njoftoi Chelsea për vendimin e tij.

Loading...

‘Natyrisht Edeni është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne’, tha zëvendës-kapiten i Chelsea Azpilicueta për ‘Sky Sports’.

“Ne arritëm këtu në të njëjtën kohë dhe natyrisht që duam që ai të qëndrojë me ne – por ne duhet ta respektojmë vendimin e tij.

“Ai është një lojtar i Chelsea dhe mendja e tij është vetëm tek kupa e Evropa Ligës në Baku – dhe pastaj do të shohim”.

Frank Lampard beson se largimi i Hazard do të vijë si një goditje e madhe ndaj Chelseat dhe ai i ka kërkuar Maurizio Sarri të shikojë të rinjtë e klubit për të mbushur boshllëkun.

“Ai është një nga lojtarët më të mëdhenj në botë. Mendoj që të gjithë e dimë këtë, “tha ish-mesfushori legjendar i Chelseas për talkSPORT.

/GazetaBlic/

Burimi

Loading...
SuperDyqani