Kuriozitete

Australi, gruaja mbijetoi 12 ditë në një vend të harruar duke pirë ujë nga pellgu –

Loading...

12:02, 2 Dhjetor 2019

Një grua ka shpëtuar pas 12 ditësh qëndrimi e bllokuar në një vend të largët e të harruar në Australi.

Ajo mbijetoi duke ngrënë biskota dhe duke pirë ujë nga një pellg me ujë.

Tamra McBeath-Riley ishte me dy persona të tjerë kur makina e tyre u bllokua në një shtrat lumi.

Duke folur para gazetarëve jashtë një spitali në Alice Springs,McBeath-Riley tha që grupi kishte qëndruar në makinë për rreth tre ditë në përpjekje për ta çliruar atë.

“Ne u përpoqëm shumë herë të dilnim, por thjesht nuk mund të dilnim, lumi ishte thjesht shumë i madh. Gjatë ditës ishte vërtet e nxehtë, kështu që ne qëndronim nën makinë. Natën flenim në makinë”.

Loading...

Ata përdorën të gjitha furnizimet e tyre me ujë, biskota dhe petë viçi që kishin në makinë. Në fund gjetën një pellg dhe e zienin ujin përpara se ta konsumonin.

Grupi u nda për të marrë ndihmë.

McBeath-Riley u gjet afër makinës së saj, por shokët e saj janë ende të humbur.

Policia tha se ata do të “dehidrohen rëndë” pasi janë të humbur në këtë vend për 13 ditë.

Marre nga KlanKosova

Loading...
SuperDyqani