Lifestyle

Aurela Gaçe fjalë zemre për këngëtaren e njohur: “Gjithmonë fansja jote”

Këngëtarja e njohur shqiptare, Aurela Gaçe, ka bërë një super urim për Irma Libohovën, e cila ka festuar ditëlindjen e saj të 60-të.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Aurela ka treguar se Irma ka shërbyer si një burim frymëzimi për të në fëmijëri dhe se do të mbetet gjithmonë fansja e saj.

“Sapo ka mbushur 20 vjec. Ne pasaporte sapo i beri 60 vertete, por ne energjine e pashtershme qe ka ,eshte frymezim .

Edhe 100 Diva e vertete e muzikes Shqiptare
Je pasuri.

Kam qene ,jam ,e do te mbetem fansja jote .
Postime ditelindjesh bej rralle ketu ne faqe, por une nuk mund te mohoj kurre se figura e saj ne skene, zeri i saj, mua me ka rritur.
Po, isha mbase 13 vjec kur e pashe ne skenen e festivaleve , e si femije, nuk isha e afte te zgjidhja per famen ,a per emrin , as mbase te kuptoja vokalin e saj , por zemra e zgjodhi vete.
Sepse zemra ndjen. Ndjesi reale , e sinqerte.
Ashtu sic e ka femija. Kendoja vetem kenget e saj, ne cdo shfaqje, konkurrim shkollash. Kur dilte ne skene, duhet te pushonin te gjithe sepse une mezi e prisja. Te nesermen e dija kengen permendesh, sepse e incizoja ne koke, e per mua ishte gjithmone fituesja,edhe kur nuk merrte te parin.

Krenare qe zemra ime prej femije zgjodhi kete figure, qe edhe sot, akoma me emocionon
Prandaj nuk mund te mos e uroja publikisht ,
Edhe 100 IRMA LIBOHOVA.
Emrin e ke te gdhendur me shkronja te arta ne muziken Shqiptare, e ne brezat qe rriti muzika jote”, ka shkruar Aurela.

The post Aurela Gaçe fjalë zemre për këngëtaren e njohur: “Gjithmonë fansja jote” appeared first on Zonë E Lirë.

Burimi

About the author

publialb

Add Comment

Click here to post a comment