Sport

Atletico-Griezmann-Barcelona, telenovela merr fund! –

Loading...

Barcelona vijon të jetë një nga klubet që bën shumë bujë në merkaton e transferimeve, të paktën në vitet e fundit, ku mënyra se si ka afruar apo larguar lojtarët nuk i shkon shumë përshtat klasit që ka ky klub. Diçka e tillë ndodhi me Coutinhon dhe Neymar dy vite më parë, ndodhi sërish me Griezmann, ku Atletico Madrid i akuzoi në mënyrë të drejtë për drejtë për mënyrën se si negociuan me lojtarin. Pas akuzave dhe zhurmës, Antonie Griezmann mund të buzëqesh, Barcelona do të paguaj këtë të premte klauzolën e largimit:

As
As

“Barcelona ka paratë për Griezmann. Pas pagesës për klauzolën të hënën mund të punoj me Valverde”, shkruan e përditshmja spanjolle “AS”.

Marca
Marca

“Përfundon telenovela Griezmann. Ashtu siç parashikohej, klubi do të paguaj 120 milion euro në zyrat e Ligës”, shkruan “Marca”.

Loading...
Mundo Deportivo
Mundo Deportivo

Në të njëjtën linjë është e përditshmja tjetër “Mundo Deportivo”: “Barcelona do të paguaj këtë të premte klauzolën e largimit nëpërmjet një avokati të lojtarit. Francezi do të firmos një kontratë 5-vjeçare dhe javën e ardhshme do të vihet në dispozicion të trajnerit Valverde”.
(BalkanWeb)

Marre nga Balkanweb

Loading...
SuperDyqani