Lajme

Ata që ndaluan Sait Dollapin të kishin duruar pak sekonda –

Loading...


Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka dalë në një konferencë për media në lidhje me protestën e pozitës.

Lleshaj foli për një skenar destabilizues dhe i bëri thirrje qytetarëve që të distancohen nga aktet e dhunës ndaj policisë. Lleshaj kujtoi vrasjen e katër protestuesve para Kryeministrisë në kohën që qeveriste PD.

Ministri i Brendshëm tha se policët që ndaluan Sait Dollapin, duhet të kishin duruar dhe pak sekonda.

“Bomba molotov, kapsolla, gjatë përpjekjeve për të djegur institucionet, flakët dhe goditjet rrezikuan seriozisht punonjësit e policisë.

Dhe ata që u angazhuan në ndalim e Sahit Dollapit, të kishin bërë diçka ndryshe. Të kishin duruar dhe pak sekonda në ndalimin e personit në fjalë.

Ata që mbronin me qetësi kriminale vrasjen e 4 protestuesve dhe plagosjen e të tjerëve në 2011, i lejojnë sot të drejtën vetes të japin leksione demokracie”, – tha Sandër Lleshaj.

Marre nga TPZ.al

Loading...