KOSOVA Lajme

Arusha e shumëkërkuar gjendet te Hidroregjioni në Prizren

Loading...

Të dielën do të zhvillohen zgjedhjet komunale në veri të Kosovës. Komisioni Qendror Zgjedhor ditë më parë ka bërë të ditur se votimi do të organizohet në 86 vendvotime dhe të drejtë vote kanë më shumë se 58 mijë votues, kurse 793 vota do të miratohen përmes postës.

Në takimin që mbajti KQZ-ja, 464 vëzhgues për zgjedhjet javore u akredituan 464 vëzhgues për katër komunat veriore.

Ndërsa sipas mediave serbe u tha se Policia e Kosovës në këtë rajon do të mbajë një takim sot për të shqyrtuar të gjitha masat që do të ndërmerren për të siguruar që zgjedhjet do të zhvillohen në mënyrë të sigurt.

Më shumë se 400 policë do të angazhohen ditën e zgjedhjeve në veri, sipas Zeljko Bojiq, pjesëtarë i Policisë së Kosovës në veri.

Loading...

Ndryshe Presidenti i vendit, Hashim Thaçi shpalli zgjedhjet për datën 19 maj pasi ish-kryetarët e komunave dhanë dorëheqje dhe komunat veriore për disa muaj me radhë vazhduan të jenë pa udhëheqje.

The post Kaq policë do të angazhohen për zgjedhjet në veri appeared first on GazetaBlic.

Marre nga GazetaBlic

Loading...
SuperDyqani