Lajme

Arsyeja përse në Shqipëri nuk vijnë investitorë të huaj –

Loading...

Në emisionin “”, është diskutuar lajmi se Francesco Becchetti, ka fituar në arbitrazh ndaj Shqipërisë, një dëmshpërblim prej 110 milionë euro, për shkak se televizioni i tij u mbyll në mënyrë arbitrare prej qeverisë. Analistët Lubonja dhe Bushati, kanë komentuar këtë vendim.

Fatos Lubonja: “Rama e ka bërë në interes të pushtetit të tij. Vepron në mënyrë arbitrare, për interesa të caktuara.

Prekeshin interesa të olugarkisë. Ishte një kazan që disinformonte, sipas tij dhe këto bashkë e cuan në një shkelje të ligji.

Pa u shprehur gjykata, Rama deklaronte fajësinë maksimale të Becchetti. Kjo është një sjellje që e bën gjithandej, kjo duhet të mbarojë.

Është e njëjta gjë me teatrin, ja jap Fushës dhe shkel ligjin”

Loading...

Andi Bushati : “Ky rast, ka një gjë që duhet të na bëjë të reflektojë. Kemi gjithë këto kohë që dëgjojmë që protesta e opozitës i bën keq vendit dhe turizmit. Një investitor të huaj, e largojnë dy molotov apo rasti i Francesco Bechetit? Del kryeministri dhe shpall fermanin, ky bën pastrim parash.

Njëkohësisht, prokuroria e Llallës, fillon hetimet me urdhër të kryeministrit.

Të gjitha televizionet e mëdha fillojnë fushatë denigrimi ndaj bizneseve të Bechetit.

Trekëndëshi, pushtet politik, gjyqësor dhe mediatik, godasin një biznes të huaj.

Ju mendoni se mund të vijë biznes i huaj këto pasi ka parë këtë lincim të këtij biznesi? Prandaj, molotovët janë të shëndetshëm për të shkallmuar këtë skemë”.

Marre nga TPZ.al

Loading...
SuperDyqani