Aktualitet

Arsenali i armëve në Elbasan që ‘pezulloi’ dy efektivët tradhtarë, Leshaj: Operacionet janë të fshehta

Loading...

SHKODËR– Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dha ditën e sotme një prononcim për mediat pasi inaguroi pikën e kalimit kufitar në Hanin e Hotit. Ndër të tjera Leshaj komentoi edhe gjetjen e arsenalit të armëve në Elbasan.

I pyetur në lidhje me pezullimin e dy efektivëve policorë që nxorën sekretin hetimor, Lleshaj tha se ccdo operacion policor duhet të mbetet i fshehtë.

Sa i përket operacionit të gjetjes së armëve në Elbasan,  çdo operacion i policisë duhet të jetë i fshehtë në fakt. Ato që publikohen janë vetëm rezultatet dhe jo operacionet,”- tha Lleshaj ndër të tjera.

RENEA zbarkoi në Elbasan më datë 1 korrik, një ditë pas vrasjes së 22-vjeçarit Klevi Baho dhe gjeti një arsenal me armë të softistikuara. Lajmi u bë publik më datë 9 korrik dhe kjo gjë ershi pasi Specialist i Krimeve Edvin Gjyli dhe Inspektori i Krimeve të Rënda Eduart Hasani nxorrën informacion në lidhje me operacionin e zhvilluar.

Dy efektivët janë pezulluar nga detura ndërsa në lidhje me arsenalin e armëve të gjetura është shpallur në kërkim pronari i karburantit ku u gjet magazine me armë, Ilir Beko.

(f.m/dosja.al)

The post Arsenali i armëve në Elbasan që ‘pezulloi’ dy efektivët tradhtarë, Leshaj: Operacionet janë të fshehta appeared first on .

Marre nga

Loading...
SuperDyqani