Sport

Arrihet marrëveshja, Jovic në Real Madrid

Loading...

Tashmë nuk ekziston më asnjë dyshim. Luka Jovic sezonin e ardhshëm do të mbajë veshur fanellën e Realit të Madridit.

Sipas asaj që raporton Sky Sport, drejtuesit e klubit merengues kanë arritur akordin me Eintracht Frankfurt dhe 21-vjeçari serb do të jetë goditja e parë e Los Blancos në merkato.

Edhe pse ka në gjirin e tij një lojtar si Karim Benzema që në këtë sezon ka shënuar në vazhdimësi, Reali përforcohet kështu me një tjetër qëndërsulmues me Pogba që nuk e ka më të sigurtë vendin në formacionin e skuadrës madrilene.

Loading...

Jovic pritet të firmosë për 5 vite me Realin me një pagë prej 10 milionë eurosh në sezon, ndërkohë që kartoni i tij pritet t’i kushtojë plot 60 milionë euro presidentit Florentino Perez, 12 mln prej të cilave pritet të përfundojnë në arkën e Benficas që zotëron ende 20 përqind të kartonit të futbollistit.

Në këtë sezon serbi i talentuar ka shënuar 27 gola në 47 ndeshje në të gjitha kompeticionet.

Burimi

Loading...
SuperDyqani