Arrestohet në Serbi punëtori i ATK-së, Marjan Gjoka – Pacolli kërkon lirimin e tij –

22:25, 26 Maj 2019

Është arrestuar nga autoritetet serbe, punëtori  i Administratës Tatimore të Kosovës, Marjan Gjoka, njofton .

Lajmin e ka bërë të ditur në një postim të tij shefi i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli, i cili e ka dënuar këtë veprim dhe ka kërkuar lirimin e tij.

“Sapo jam informuar se autoritetet shteterore te Serbisë kanë arrestuar Marjan Gjokajn i cili punon për Administratën Tatimore të Kosovës, derisa po kthehej në Kosovë”.

“Unë e dënoj këtë veprim të vazhdueshëm të Serbisë kundër qytetarëve të Kosovës dhe kërkoj lirimin e menjëhershëm të tij. Frikësimi dhe provokimet ndaj zyrtarëve të Kosovës qe udhetojnë në Serbi nga aparati i sigurisë se Serbisë është një kujtim i mentalitetit të viteve ’90 në Beograd sot”, ka shkruar Pacolli.

 

Marre nga KlanKosova