Aktualitet

Arrestimi i Sait Dollapit, zbulohet video kur sekretari oganizativ i PD qëllon policët

Loading...

TIRANË- Sekretari Organizativ i Partisë Demokratike, Sait Dollapi, u arrestua në mbrëmje nga policia, teksa ndodhej tek parlamenti ku kishte shpërthyer dhuna me bombat molotov dhe fishekzjarrëve dhe hedhura ndaj policisë.

U duk i dyshimtë arrestimi i tij pasi ai pati një debat me një efektiv të policisë, i cili u duk se thjesht i kërkoi të hiqte nga fytyra maskën kundër gazit lotsjellës. Por në fakt efektivi ka dashur të mësojë identitetin e tij dhe të sigurohej se ishte Sait Dollapi për ta shoqëruar më tej në polici. Sapo polici e identifikoi, Sait Dollapi ka vrapuar dhe më tej është rrëzuar vetë në tokë, aty ku policia e ndaloi dhe e shoqëroi në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Por përse ky ndalim?

Loading...

Report Tv siguron video gjatë zhvillimit të protestës në nisje të saj tek Kryeministria, aty ku u hodhën për herë të parë bomba molotov ndaj godinës së kryeministrisë dhe kryesisë së Kuvendit. Kryeministria ishte në flakë që u shunuan nga ndërhyrja e policisë me zjarrfikëse. Por Sait Dollapi është filmuar teksa në një moment që mban në dorë një maskë kundra gaz, ulet në tokë merr një send të fortë nga toka (që mund të jetë edhe një shishe uji), dhe godet me forcë efektivët e policisë që ndodheshin në kordonin e parë para kryeministri.

(Marrë nga Shqiptarja.com)

The post Arrestimi i Sait Dollapit, zbulohet video kur sekretari oganizativ i PD qëllon policët appeared first on .

Marre nga

Loading...
SuperDyqani