Kuriozitete

Arkeologët gjejnë 20 arkivole të lashta në Egjipt , ku disa i përkasin dinastisë së 18-të

Loading...

EGJIPT – Rreth 20 arkivole shumë të lashta janë zbuluar nga arkeologët ditën e sotme në Egjipt.

Arkivolet, të cilat kanë ende të dukshme dekorimet me ngjyra të ndezura mbi to, u zbuluan në nekropolin e lashtë  Theban të Asasif, në bregun perëndimor të lumit Nil.

Ato ishin të vendosura në dy shtresa, ku disa arkivole qëndronin në krye, përmbi arkivolet e mbetura.

Arkivolet e gjetura

Ministria e përshkroi zbulimin si “një nga më të mëdhatë dhe më të rëndësishmet”  të viteve të fundit.

Më shumë detaje do të publikohen në një konferencë shtypi të shtunën.

Shumë prej arkivoleve datojnë në vitet 664-332 përpara lindjes së krishtit.

Loading...
Arkivolet e gjetura

Por gjithësesi disa prej arkivoleve të gjetura, i përkasin gjithashtu Dinastisë së 18-të, e cila i përket viteve 1550 – 1292 përpara lindjes së krishtit, peridhë në të cilën është ndërtuar dhe mbretëria e re ku bënin pjesë faraonët Ahmose, Hatshepsut, Thutmose III, Amenhotep III, Akhenaton adhe Tutankhamun.

Burimi:BBC

E.C/Dosja.al

The post Arkeologët gjejnë 20 arkivole të lashta në Egjipt , ku disa i përkasin dinastisë së 18-të appeared first on .

Marre nga

Loading...
SuperDyqani