Lifestyle

Ardit Gjebrea i prekur për vdekjen e regjisorit Xhuvani: Iku pa kthim dhe më trishton. Paqe për ty!

Loading...

TIRANË– Kantautori dhe moderatori Ardit Gjebrea ka reaguar pas ndarjes nga jeta të regjisorit të njohur Gjergj Xhuvani.

Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, Gjebrea shkruan se e ka marrë vesh me trishtim lajmin për shokun e tij të Universitetit. 

“Trishtim! Gjergj Xhuvani, mik që tek Artet studentë bashkë, admirim i mëpasshëm për suksesin dhe talentin, mëndjen dhe unicitetin e tij – iku… Është ajo ikja pa kthim që të trishton! Paqe për ty, artist i papërsëritshëm si ty”,-shkruan moderatori.

Ditën e sotme regjisori Gjergj Xhuvani u nda nga jeta në moshën 56-vjeçari. Xhuvani ndërroi jetë në Itali, ku pas xhirimeve të filmit të tij të fundit kishte nisur kurën për një sëmundje të rëndë.

Djali i tij, Konstandin Xhuvani, i dënuar për vrasjen e katër personava ka kërkuar leje për të marrë pjesë në varrimin e të atit. Pritet përgjigjia nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. 

(k.m/dosja.al)

The post Ardit Gjebrea i prekur për vdekjen e regjisorit Xhuvani: Iku pa kthim dhe më trishton. Paqe për ty! appeared first on .

Marre nga

Loading...
SuperDyqani