Lifestyle

Arbana Osmani ka rrëfyer dhimbjen më të madhe të përjetuar: E vuajta shumë gjendjen e nënës sime

Loading...

TIRANË– Moderatorja, Arbana Osmani si rrallëherë ka vendosur të ndajë një etapë të vështirë të jetës së saj, pasi i janë rikujtuar dhimbjet që ka kaluar në momentin që nënë e saj u diagnostikua me kancer.

Në emision ishte një rast i dhimbshëm, ku një vajzë surprizonte nënën e cila vuante nga një sëmundje e rëndë. Në këto çaste Arbana ka risjellë në vëmendje historinë e trishtë që ka kaluar ajo vetë, në një periudhë të errët të jetës së saj.

“Nëna ime u diagnostikua me kancer. Mbaj mend që isha shumë e vogël në atë kohë dhe e vuajta shumë atë gjendje të nënës sime. Unë doja të dëgjoja një fjalë prej saj, doja të më thoshte që do të ishte mirë dhe që do të luftonte për ne”.-ka rrëfyer e përlotur moderatorja.

Moderatorja është gjithmonë e rezervuar, përsa i përket jetës private, por zgjodhi të ndajë këtë episod të dhimbshëm me publikun!

(R.L/Dosja.al)

The post Arbana Osmani ka rrëfyer dhimbjen më të madhe të përjetuar: E vuajta shumë gjendjen e nënës sime appeared first on .

Marre nga

Loading...